Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria u konvertua në “Republikën e Oligarkëve”

Jorida Tabaku

Kuvendi i Shqipërisë u kthye në noter, vulosi përfundimisht ligjin më të rëndësishëm të kësaj qeverie. Pas gjashtë vjetësh luftë të përditshme, qeveria e drejtuar nga Edi Rama mundi të konvertojë Shqipërinë në Republikën e Rilindur Socialiste të Oligarkëve të Shqipërisë (RRSOSH).

Votimi ligjit të Korporatës së Investimeve është de fakto shtetëzimi dhe më pas dorëzimi në kadastrën personale të oligarkëve të çdo prone private apo publike. Në 30-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga komunizmi (një tjetër lloj oligarkie) vendi përfundon në të njëjtën tragjedi.

Në bashkëpunim me ta, kryeministri do të menaxhojë gjithçka përmes superstrukturës së KISH. Tanimë ai ka legjitimuar çdo dashakeqësi të tijën personale ndaj njerëzve apo pasurisë së tyre. De facto pronari i vetëm i Shqipërisë do të ndajë për të gjithë apo për atë që do pronat e bregut në jug, veri apo Durrës. Ai është njeriu që do të vendosë për të shpërndarë lejet për “rezortet” oligarkike në pyjet, gërxhet, kodrat dhe malet e Shqipërisë.

Njësoj siç po konverton Tiranën në fillim si kryebashkiak dhe tani përmes marionetës që buzëqesh, do betonizojë Shqipërinë. Pronarët do jenë fundi i kavallit, ligji investimeve strategjike dhe ligji aktual i Kompensimit të Pronave bashkë me KISH do t’ua zhvlerësojnë pushtetin.

Në mungesë të një Gjykate Kushtetuese që e shkatërroi me vetëdije, në mungesë të zgjedhjeve të lira, nën bekimin e të inkriminuarve (që do t’i pasurojë edhe më) Rama do të shndërrohet në kryeministrin absolut.

Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë skllevërit e tij dhe të oligarkëve. Ata do të punojnë për të paguar PPP-të, do të taksohen për të betonizuar Shqipërinë.

Vendi do kthehet në një kantier të personalizuar oligarkësh, ku do vlejë vetëm dëshira dhe ëndrrat e tyre.

Qeveria do kthehet në një nënkontraktor pronash. Parlamenti do të mbushet nga noterë që do të vulosin për llogari të oligarkëve dhe jo t’u japin llogari votuesve.

Shqipëria ka nevojë të reagojë dhe shqiptarët duhet të luftojnë me të gjitha mënyrat për të mbrojtur të drejtën legjitime, për të gëzuar pronën.

Republika e Rilindur Socialiste e Oligarkëve të Shqipërisë duhet të reshtë përpara se të gllabërojë lirinë që mezi fituam.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook