Lidhu me ne

Sport

Pse rasti Ndue Tarazhi i dhunës së fëmijëve në futboll nuk është i izoluar

Nga Erblin Vukaj – Exit.al

Pse rasti Ndue Tarazhi i dhunës së fëmijëve në futboll nuk është i izoluarIsh-trajneri Ndue Tarazhi dhe rasti ku ai dhunon fëmijët në vitin 2016.

Profili i nderuar i një profesori në Laç u shkërmoq në mesjavë nga një video që qarkulloi në rrjet. Videoja tregonte dhunën që ushtronte profesori ndaj fëmijëve të skuadrës U-17 të Laçit. Për rrjedhojë Ndue Tarazhi, 77-vjeç, u procedua penalisht.

Në rastin e filmuar, Tarazhi shfaqej duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të paktën 5 fëmijë të skuadrës. Videoja ishte regjistruar në vitin 2016. Tarazhi aktualisht nuk punon më për Klubin e Futbollit Laçi.

Djemtë shfaqeshin të traumatizuar. Pësonin shuplaka dhe ofendime nga profesori vetëm pse kishin humbur 2-0. Në dhunë e sipër Tarazhi thoshte:

“Pisa! Palaço! Zagarë! A ju thashë të hyni (në fushë) me mentalitet fitues?! […] Si ore jua bënë golat […] S’keni fjetur gjithë natës ju pisa, rrini nëpër televizora […] S’ju vjen turp, s’ju vjen! T’ju rrahin ata, ai ekip las#@ash!”

Rasti konfirmoi perceptimin e kahershëm se dhuna në futbollin profesionist shqiptar vjen si pasojë e edukimit të gabuar në skuadrat e moshave. Për këtë përgjegjësia kryesore është e trajnerëve që aplikojnë metodat e Ndue Tarazhit.

Në një dalje për mediat, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit tha se “këto janë forma të vjetra spartane” dhe “nuk është kjo mënyra e duhur për të drejtuar fëmijët”. Thënë këtë, çështja për FSHF u mbyll ku në të vërtetë duhej ngritur shqetësimi.

Askush nuk u ngriti pyetje pse rasti po kapej vetëm 3 vite më vonë. A është dhuna fenomen në skuadrat e moshave, a kanë mekanizma parandaluese klubet, Federata.

Klubi i Laçit nuk e dënoi dhe as u distancua nga veprimet e ish-trajnerit të saj. Në rrjetet sociale profile jo-zyrtare të klubit, i dolën në mbrojtje profesorit duke i  konsideruar “shuplaka edukuese” goditjet që ai u jepte fëmijëve. 77-vjeçari theksohej se ishte i nderuar në qytet për kontributin në sport.

Në fakt Tarazhi, me karrierë 50 vjeçare si trajner, konsiderohet ndër rastet e rralla që ka mundur të nxjerrë tre ekipe të ndryshme në kategoritë e para, në futboll, volejboll dhe basketboll. Por asgjë nuk e justifikon dhunën, aq më shumë karriera e tij.

“Nëse do ta kisha bërë unë një gjë të tillë këtu në Nashville do të më kishin dënuar me burgim të përjetshëm” thotë për Exit.al duke qeshur Mirgen Bushati, 30-vjeç, ish-futbollist, aktualisht trajner i moshave U-10 dhe U-15 në Nashville United Soccer Academy të Shteteve të Bashkuara. Sipas Bushatit rasti ishte tronditës, por prej faktit se shoqëria shqiptare nuk është emancipuar mjaftueshëm, nuk e percepton njësoj dhunën si shoqëritë perëndimore.

Bushati tregoi se në Shqipëri kishte parë raste të tjera të ngjashme të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve. Ai tha se situata të tilla janë parë shpesh edhe në kompleksin sportiv në Kamëz ku luhen ndeshjet e skuadrave të moshave.

“(Tarazhi) Dukej i fiksuar pas rezultatit, që është koncept i gabuar i edukatës sportive për fëmijët. Me skuadrat e moshave punohet më shumë për edukimin e përgjithshëm tekniko-taktik se sa për rezultatin. Jo të gjithë (fëmijët) bëhen profesionistë prandaj i vihet fokus kulturës që përcillet me synim edhe formimin me vlera qytetare” – thotë për Exit.al Endri Ohri, 29-vjeç, ish-futbollist, trajner i skuadrave U-13 dhe U-17 në Football Republic në Tiranë.

“Problemi i klubeve në Shqipëri është mungesa e stafeve të plota. Nuk ka psikologë apo punonjës socialë në organika” – thotë për Exit.al Albion Miraka, 29-vjeç, trajner moshave U-11 në Elbasan.

Edhe Bushati në SHBA e thekson një gjë të tillë. Ai thotë se në perëndim i kushtohet vëmendje e veçantë luftës kundër bullizmit, dhunës apo dhe ngacmimeve seksuale. Një punonjës social apo psikolog ndihmon në pikasjen dhe parandalimin e këtyre fenomeneve.

Kjo shpjegon se përse në rastin e Ndue Tarazhit procedimi ndaj tij ndodhi 3 vite më vonë. Pasi e kishte mbyllur karrierën si trajner. Nuk ka staf të plotë dhe të përgjegjshëm për edukimin e fëmijëve. Për t’u theksuar është se dhuna e Tarazhit ndodh në sytë e asistentit të tij, i cili nuk e ndalon.

Duke parë se nga FSHF nuk ka ndërgjegjësim. Se klubet nuk kanë stafe të plota, nuk dënojnë dhunën ndaj fëmijëve dhe nuk promovojnë sa duhet vlera edukative, zor se mund të themi se rasti i Tarazhit ishte i izoluar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske20 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar20 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore20 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix20 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix20 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar20 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix20 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix20 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix20 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook