Lidhu me ne

Kryesore

 Junker: Brexit ishte i pritshëm, britanikët nuk janë ndjerë asnjëherë pjesë e Evropës

Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, presidenti në largim i Komisionit Evropian, Zhan Klod-Junker, thotë se ndihet i keqardhur për Brexit-in, por thekson se kjo që po ndodh ishte e pritshme, pasi britanikët nuk janë ndjerë asnjëherë pjesë e BE-së. Ai tregon edhe “sekretin” e raportit special, që pati me presidentin amerikan Donald Trump.

Fjalimi i lamtumirës që mbajtët në Parlamentin Evropian disa ditë më parë, përfundoi me thirrjen:”Rroftë Evropa!”. S’ka dyshime mbi entuziazmin tuaj mbi Evropën. Por njëherazi, në disa shtete anëtare po rritet një kundërvënie ndaj BE-së, si për shembull në Poloni dhe Hungari, për të mos përmendur Britaninë e Madhes. Pse nuk ia dolët, ta përhapni entuziazmin tuaj në këto vende?

Pyetja e vërtetë është:Pse nuk arritën të tjerët të ndajnë entuziazmin tim? Gjithsesi unë nuk jam i trishtuar, pasi mbështetja për Evropën po rritet, siç e pamë edhe në zgjedhjet e fundit evropiane. Brexit, ka bërë që njerëzit të kthejnë më shumë kokën nga Evropa. Shumë qytetarë, mendojnë që nëse nga unioni do të largoheshin vende të tjera dhe Evropa do të copëtohej, ky do të ishte një ogur i keq për të ardhmen.

Britanikët e morën vendimin për t’u larguar nga BE gjatë mandatit tuaj, dhe unioni po humbet sot një anëtare të rëndësishme. A janë ndjerë realisht britanikët pjesë e BE-së?

Unë jam përfshirë në politikën evropiane që nga dhjetori i vitit 1982, dhe kam parë herë pas here që britanikët kanë vepruar mbi premisën:Ne jemi në BE, vetëm për arsye ekonomike. Kur bëhet fjalë për një bashkim politik, për t’u afruar më pranë njëri-tjetrit, ata nuk e donin këtë.

Gjithsesi, para referendumit të qershorit 2016, shumica e analistëve prisnin që britanikët të votonin në favor të qëndrimit në BE. Po ju?

Jo, unë isha një nga ata që isha i bindur, që ky referendum do të shkonte keq. Kur kryeministri i atëhershëm Kameron më tha në samitin e G-20 në Brisbejn në vitin 2014, se donte të mbante një referendum mbi Brexit, unë i thashë:”Do ta humbni atë!’.

“Nacionalizmi idiot”, që paralajmëruat në fjalimin tuaj të lamtumirës, duket se është përhapur shumë në Britaninë e Madhe. A druheni që e njëjta gjë mund të ndodhë në vendet e tjera?

Në fakt kam dashur të them “nacionalizëm i vërbër” dhe jo “budalla”. Populistët, nuk e menaxhuan si duhet epërsinë që patën para zgjedhjeve evropiane. Edhe pse kjo më gëzon, sfida e tyre nuk ka mbaruar ende. Vërej me shqetësim, se shumë parti politike tradicionale, po ecin në gjurmët e populistëve. Dhe ata që rendin pas populistëve, në fund do të bëhen vetë populistë. Por njerëzit do të votojnë për “origjinalin”.

LEXO EDHE:  Referendumi britanik/ Bushati: Ditë e trishtuar për BE dhe Britaninë

Nacionalistët po përpiqen të krijojnë imazhin e një BE-së si një “përbindësh” burokratik, që po e shkatërron identitetin kombëtar. A mendoni se i keni dhënë shkas akuzave të tilla?

Unë nuk kam folur kurrë për themelimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës. Por kjo nuk i ka penguar mbështetësit e Brexit që të më sulmojnë. Ne nuk duhet t’u japim evropianëve përshtypjen e rreme, se Bashkimi Evropian është duke u bërë një shtet i vetëm.

SHBA-të janë tërhequr nga marrëveshja mbi klimën, dhe nga marrëveshjet e tjera ndërkombëtare. Sidoqoftë, ju arritët të krijonit një raport special me presidentin amerikan Donald Trump, dhe të parandaloni një përshkallëzim të luftës së afërt tregtare midis Uashingtonit dhe Brukselit. Si ia dolët?

Një nga truket e mia të vogla, ishte se përdorja vetëm statistikat e SHBA-së, kur bisedoja me presidentin Trump. Dhe kur Trump më thoshte “Nuk iu besoj shifrave tuaja”, unë i përgjigjesha:”Janë të dhënat tuaja…”.

Marrëdhëniet trans-atlantike do të ishin shumë më të mira, nëse gjërat do të ishin kaq të thjeshta…

Në politikë, duhet ta prezantosh veten në një mënyrë të caktuar. Në Uashington, Trump më foli për të gjithë evropianët që kishin qenë në Zyrën Ovale para meje – kancelaren Merkel, presidentët, kryeministrat. Dhe unë i thashë:Ata janë të gjithë të rëndësishëm, por ju biseduat me njerëzit e gabuar.

Përgjegjës për politikën tregtare është Komisioni Evropian, dhe jo vendet anëtare. Kjo i bëri përshtypje. Trump më pas më tha:Unë nuk dua marrëveshje me Bashkimin Evropian, dua të arrij një marrëveshje me ju. Dhe unë iu përgjigja:Komisioni Evropian, ka përgjegjësi vetëm për çështjet e tregtisë. Një marrëveshje me mua, është një marrëveshje me BE-në.

Si një politikan aktiv, keni bashkëpunuar me 3 kancelarë gjermanë:Helmut Kol, Gerhard Shrëder dhe Angela Merkel. Kush ishte më europiani prej tyre?

Kol, pasi ishte historian. Ai mendonte në kontekste historike, dhe u shpjegonte të tjerëve domethënien e ngjarjeve. Përveç kësaj, ai ishte i vëmendshëm edhe në marrëdhëniet që mbante me shtetet anëtare më të vogla. Për shembull, mund të recitonte përmendësh emrat e luftëtarëve të rezistencës në Luksemburg, që u vranë në kampe naziste të përqendrimit gjatë ditëve të fundit të luftës./ “Der Spiegel”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske17 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar17 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore17 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix17 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix18 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar18 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix18 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix18 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix18 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook