Lidhu me ne

Radar

Si kurohen kallot?

Kallot në këmbë, “ilaçet” natyrale për t’i eliminuar

Këshilla – Kallot në këmbë kthehen në një problem shumë shqetësues gjatë stinës së verës. Nëse vuani nga to, ju rekomandohet që të mos “vraponi” direkt drejt ilaçeve, por të aplikoni përbërësit natyralë të mëposhtëm…

Kallot në këmbë janë një shqetësim i shpeshtë. Por të shumta janë edhe ilaçet për to. Ky shqetësim i cili prek si meshkujt, ashtu dhe femrat, përveçse shkakton dhimbje, rezulton të jetë i bezdisshëm sidomos në verë, kur ekspozimi i këmbëve është i pashmangshëm.

Duhet thënë gjithsesi se pa shkuar tek ilaçet natyrale, kallot në këmbë, ashtu si dhe myku në to, mund të parandalohen. Në këtë kuptim, është e rëndësishme që të gjeni një regjim ushqyerje me bazë frutash e perimesh (për t’i dhënë lëkurës sasinë e duhur të vitaminave), por edhe që të përdorni këpucë të rehatshme.

Femrave kryesisht u drejtohet një paralajmërim: nëse dëshironi të vishni një palë këpucë me taka të bukura, duhet t’i zgjidhni të rehatshme, në mënyrë që anët e këmbëve të mos ju shtrëngohen.

Nëse do të ndaleshim tek “ilaçet” natyrore për të eliminuar kallot dhe mykun në këmbë, nuk do të dinit se cilin të zgjidhnit më parë! Janë me të vërtetë të shumta “ilaçet e gjyshes”, të cilat mund të përdoren në këtë rast.

-Së pari, një ilaç natyral kundër kallove në këmbë është limoni, për t’u aplikuar të paktën, gjatë gjithë natës (një fetë ose pak lëng nga kjo frutë).

-Edhe xheli me bazë Aloe vera është një zgjidhje e mirë për problemet që shfaqen te këmbët. Ju mund të përgatisni një përzierje me xhelin e 3-4 gjetheve të Aloe veras me disa pika vaj susami, dhe atë ta vendosni në pjesët me kallo, duke i vënë një garzë, për disa orë.

-Një ilaç tjetër i vlefshëm natyral kundër kallove është papaja. Lëngu i kësaj frute vepron si një medikament i vërtetë për këtë problem. Ai duhet aplikuar te kallot me doza të vogla, maksimumi një gjysmë lugë gjelle.

-Një tjetër ilaç natyral kundër kallove në këmbë, është tërshëra. Në këtë rast, një dush i këmbëve me ujë të ngrohtë dhe lyerja e tyre me tërshërë (ose miell tërshëre), do t’i japë lehtësi këmbëve të prekura nga kallot.

-Në rast se ju ndodhet në shtëpi, ju mund të përdorni edhe një përbërës tjetër natyral të vlefshëm kundër kallove: bimën e ashtuquajtur edera (bimë zbukuruese në formë dredhke). Gjethet e ederës duhen lënë 12 orë në uthull, më pas duhen vënë mbi kallo të cilat duhet t’i lidhni me një fasho të shtrënguar mirë për disa orë.

– Një ndër mënyrat më të thjeshta për të trajtuar kallot është trajtimi i tyre me kripë. Ju duhet të merrni një enë me ujë të ngrohtë (legen) dhe në të hidhni një grusht kripë. Rekomandohet që për efekt sa më të mirë, të përdorni kripën “epsom”. Fusni këmbët në legenin me ujë të ngrohtë për 10 minuta, më pas merrni një limë për këmbët dhe me të fërkoni pjesën e kallos, duke formuar lëvizje rrethore për disa minuta.

Lajini këmbët me ujë të pastër për të hequr qelizat e vdekura dhe sigurohuni që t’i thani mirë me peshqir. Në fund mund të përdorni një krem të trashë në pjesën e thembrave për të ruajtur butësinë e këmbës.

– Soda e gatimit vepron si një eksfoliator natyral, kristalet që gjenden te soda ndihmojnë në pastrimin e lëkurës së ashpër. Njësoj si në rastin e kripës, ju duhet të merrni një legen me ujë të ngrohtë dhe në të të hidhni tre lugë gjelle sodë. Vendosni këmbët në të dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Me ndihmën e një skrabi mund të fërkoni këmbët dhe pjesën e kallos që zbutet duhet ta fërkoni me ndihmën e një guri smeril. Pas këtij procesi, fshijini këmbët mirë me një peshqir të thatë dhe vendosni në to një krem zbutës.

Pra, kundër të kallove ka vërtet shumë zgjidhje natyrale. Nëse nuk preferoni këto që ju këshilluam, mund t’i drejtoheni medikamenteve dhe produkteve të kozmetikës, të cilat për hir të së vërtetës janë shumë të kushtueshme.

 

Burimi: Nano Press

MË TEPËR

Mix47 minuta më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix49 minuta më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix52 minuta më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix54 minuta më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore60 minuta më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix1 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix1 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook