Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria është gjithmonë e më e ngjashme me një thertore – Artur Zheji

Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Nga Artur ZHEJI

Në të vërtetë, të flasësh e të stërflasësh sot kritika për Ramën, është gjithmonë e më e lehtë, sepse gjërat në qeverisje dhe në shtetzhbërje, janë në një dekadencë të dukshme edhe për besimtarin e fundit komunist, këtu në tokën shqiptare.
Mirëpo dukshëm kjo nuk mjafton, sepse kryeministri duke marrë mbi vete vëmëndjen dhe shigjetat e pashmangshme, shpëton nga vëmendja shumë nga qentë rreth e rrotull.
Po, e kuptuat qartë.
Kopera me qenë rrugësh apo qenë stanesh, me dhëmbët e qenit, të mprehta dhe të gjata dhe gjithmonë të përgjakura apo me copa mishi të ndukura nga kockat dhe që varen, sëbashku me jargët e shumta, nga nofullat e poshtme dhe gjuha e jashtënxjerrur…
Sepse Shqipëria është gjithmonë e më e ngjashme me një therrtore, ku ajo, Shqipëria, është superLopa, që therret e filetohet ditë pas dite, me një passion dhe neps të paparë.
Thertorja Shqipëri, apo Republika e Shqipërisë, popullohet gjatë javës (sepse fundjavat janë përtej Rinasit), nga profesionistë të përzgjedhur të akuzuar si oligarkët e oborrit, nga amatorë që ulin gjithmonë çmimin e shërbimeve në treg, dhe nga “Kçk- ista” (shkurtimi i shprehjes “kap, çtë kapësh”, lexohet këçëkëista) të panumërt, aventurierë të kudondodhur.
Tani sëfundmi, këta “këçëkëistat”, janë vendosur në trysninë e përndjekjes së zhurmshme, kryeministrore, sepse ata janë fajtorët modernë të rrumpallës Ramiste, janë ata pra sot armiku, se Opozita, u kalb në opozitë dhe nuk ka më pupla të shumta mediatike, për t’i shkulur e për t’u ankuar. Dhe ish oligarkët e ishpushtetit, sot pa pushtet, janë sot yzmeqarë lluksi, në oborrin e kryeministrit, pavarësisht pordhës që shprehin në publik…
Kështu pra, këta këçëkëistat, këta qenë të tërbuar, janë sot problem për tu zgjidhur! Dhe kur e thotë Rama këtë, e mban fjalën, ay!
Sepse në të vërtetë, këçëkëistat, nuk raportojnë askund, nuk kanë një teser të qëndrueshme partie e nuk mbledhin vota, demek bëjnë edhe si të pavarur dhe u shkelin syrin edhe opozitës, në raste të caktuara…
Nuk paguajnë pra gjoba këta, nuk paguajnë taksa dhe heshturazi e pa bujë të madhe, po bëjnë kërdinë në xhungël, sipas ankesave të oligarkëve të oborrit, e pra duhen sulmuar, duhen shpuar në vesh e numëruar, sterilizuar, e në raste të mosbindjeje, mund të hiqen qafe në çdo kohë…
Pavarësisht ku ndodhen e çfarë pune demek bëjnë këta këçëkëistat, janë sot e deri në vitin 2021, armiku numër Një i pushtetit dhe një punë e kokëçarje e madhe për mjekrroshin e ri!
Që askush të mos guxojë, të shkulë apo të ndukë mish lopeshqiptare apo mish lopekolumbiane, pa lejen apo autorizimin e veçantë të drejtorit të thertores sonë të madhe.
Oh, më falni, të Republikës së Shqipërisë, të rilindur thertore moderne e me filetim total, special dhe natyrisht, me paketim me vakum, sipas teknikës më të fundit…


360grade.al

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar8 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore8 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix8 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix8 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar8 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix8 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix8 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix8 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook