Lidhu me ne

Kryesore

Një përgënjeshtrim fjalë për fjalë i Erion Veliajt

Nga Rezearta Caushaj

Një përgënjeshtrim fjalë për fjalë i Erion Veliajt

Disa ditë para se INUK të fillonte mësymjen ndaj banorëve të zonës së Astirit, Bashkia Tiranë filloi një fushatë propagandistike të organizuar për t’i mbushur mendjen opinionit publik se pronarët e objekteve që u shembën janë kompensuar dhe protesta është e organizuar nga militantë të Partisë Demokratike për qëllime politike.

Kryebashkiaku Veliaj e ka përsëritur vazhdimisht këtë pretendim, së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë. Ata kanë dhënë një shpjegim tejet të thjeshtëzuar të situatës së shpronësimeve të objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re. Por, në asnjë rast, bashkia nuk ka treguar dokumente zyrtare apo t’i referohet konkretisht bazës ligjore që përligj komentet e saj dhe tregon se kompensimet janë bërë vërtet. 

Të hënën, zoti Veliaj shkoi në rrjetin Instagram:

“Astiri? Një pjesë e familjeve kanë marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim. Bullizmi politik i partive që bllokojnë punët publike nuk ka vend në Tiranë.

Tashmë 8 familjet dhe bizneset e para që preken nga Loti 1 i projektit dhe që kanë dorëzuar në kohe dokumentacionin kanë përfituar në llogaritë bankare shumat e konsiderueshme të dëmshpërblimit, ndërsa iu bëhet thirrje edhe banorëve të tjerë të dorëzojnë dokumentet e kërkuara që të tërheqin vlerën e caktuar për kompensim.

E vërteta është se 8 familjet në fjalë nuk janë kompensuar sepse kanë qënë “bashkëpunuese” me bashkinë, duke dorëzuar dokumentacionin në kohë, por sepse ato ishin në zotërim të titullit të pronësisë. Pra, bëjnë pjesë në kategorinë më të thjeshtë, për të cilët ligji parashikon shpronësimin.

E drejta për përfitimin e certifikatës së pronësisë i është mohuar 138 familjeve që preken nga projekti i Unazës. Zbatimi selektiv i ligjit “Mbi legalizimet” është edhe një nga arsyet përse banorët e Astirit protestojnë.

Kryebashkiaku e shoqëroi postimin e tij me fotografi të një pallati ku banorët kanë marrë  2-3 apartamente. Por ky ndërtim ndodhet në zonën e sheshit Shqiponja të Lotit të 2, jo në zonën e Astirit ku u prishën objektet, që është pjesë e Lotit të 1.

Po ashtu, kryebashkiaku e keqpërdor me qëllim shprehjen “…ndërtimet pa leje në mes të rrugës…”, duke nënkuptuar se këto janë automatikisht ndërtime të paligjshme, të cilat nuk mund të shpronësohen, me para, me banesë sociale ose qira.

Por, në të vërtetë, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Pronësisë, konfirmuar edhe nga dy vendime të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, ndëtimet pa leje nuk janë të paligjshme për sa kohë që:

  • toka ku është ndërtuar pa leje nuk ka pronar;

  • në tokën ku është ndërtuar pa leje nuk ka patur një plan urban rregullues.

Zoti Veliaj vazhdon të këmbëngulë se banorët protestues po sabotojnë projektin, ndonëse ata janë kompensuar tashmë. Në rrjetin Twitter, ai shkroi:

“Nese ke marrë paratë apo përqindje ne pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës! Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiatë!”

Në të vërtetë deri më tani janë dëmshpërblyer vetëm 11 familje nga 146 në total, ndërkohë që IKMT ka prishur 33 objekte ditën e djeshme, ndër to vetëm 8 janë dëmshpërblyer.

Në përgjigjen ndaj deklaratës së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Bashkia Tiranë tha se:

“Përfitojmë nga rasti të informojmë edhe Lëvizjen Vetëvendosja mëmë, se familjet që preken nga projekti i Unazës së Madhe dhe që kanë ndërtuar pa leje, ndër vite, në gjurmë të saj, po trajtohen me përparësi sipas ligjeve shqiptare në fuqi, shumica prej të cilëve janë dëmshpërblyer, madje shumë prej tyre i kanë marrë tashmë paratë e dëmshpërblimit në llogaritë e tyre bankare.”

Edhe zëvendës-kryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku u shpreh pak a shumë njësoj në emisionin Real Story, duke thënë se:

“Shtëpia është e zgjidhur për të gjithë, ose janë shpronësuar dhe kanë marrë para, ose të marrin bonues qiraje.”

Këto pohime nuk janë të vërteta. Me anë të VKM 231 të datës 17/04/2019 është miratuar në parim dëmshpërblimi i 146 pronarëve, nga 424 pronarë në total që preken nga projekti i Unazës. Megjithatë, dëmshpërblimin e kanë marrë në bankë vetëm 11 familje.

Ndërkohë që Ligji i Shpronësimit është i qartë në nenin 26, pika 3 të tij, ku sqarohet se: “Shpronësimi quhet i pavlefshëm në rast se [..] nuk është kryer pagesa ose vënia në dispozicion të masës së shpërblimit, [..].”

Ndërsa përsa u përket pretendimeve për përfitimin e bonuseve të qirasë, informacioni i botuar në portalin Spending Data tregon se nuk ka asnjë të dhënë që t’i referohet pagesave për të cilat bashkia flet.

Përkundër sa deklarohet, nuk këmi gjetur as të dhëna për strehimin alternativ të banorëve. Deri me tani, bashkia nuk ka bërë publik asnjë informacion që të mbështesë pretendimet e saj./Exit.al

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix4 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi18 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi18 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix18 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix18 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske18 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook