Lidhu me ne

Letersi

Pse libri ” Sekreti ” i Rhonda Byrne, ka fuqinë të ndryshojë jetën

Sekreti i “Sekretit”: Pse libri i Rhonda Byrne, ka fuqinë të ndryshojë jetën

Që nga momenti kur libri “Sekreti” u botua e deri në ditët e sotme, shumë prej klasifikimeve e rendisin në krye të listës së librave që mund të të ndryshojnë jetën dhe botëkuptimin, pasi i lexon. Fuqia e tij qëndron në teorinë se “Neve na ndodh ajo gjë që e kërkojmë përmes mendimeve tona”. Pra, me pak fjalë. Nëse ne ndihemi keq, jemi vetë ne që i kemi lejuar mendimet negative të na pushtojnë mendjen tonë dhe, nëse ne ndihemi mirë, atëherë në mendjen tonë po kalojnë vetëm mendime pozitive. Ndërkohë veçantia e këtij libri qëndron edhe në faktin se çdo histori e përfshirë në të, është reale dhe mund të vërtetohet nga çdokush prej nesh, nëpërmjet kërkimeve të thjeshta në internet. Optimizmi i përcjellë përmes këtij libri, është maksimal, ndaj më poshtë po ju sjellim disa nga paragrafët më të bukur të tij.

“Kur dëshiron të tërheqësh diçka në jetën tënde, sigurohu që veprimet të mos kundërshtojnë dëshirat e tua. Mendo për atë që ke kërkuar dhe sigurohu që veprimet e tua të jenë një reflektim i asaj që pret të vijë në jetën tënde, pra të sigurohesh që nuk je në kontradiktë me atë që kërkon. Vepro sikur po e merr atë që kërkon. Bëj ato gjëra që do të bëje, nëse ajo dëshirë do të plotësohej që sot dhe ndërmerr veprime që të reflektojnë atë që ti po kërkon në jetën tënde”.

“Ji falenderues për ato që ke në jetë. Ndërkohë që ti nis të mendosh për gjërat që ia vlen të jesh falenderues në jetë, do të habitesh nga gjithë mendimet që do të pushtojnë mendjen tënde lidhur me sa shumë gjëra ke në jetë dhe për të cilat ti duhet të jesh mirënjohës që i ke. Duhet thjesht të vendosësh ti se kur të nisësh të mendosh vetëm për ato gjëra, në mënyrë që ligji i tërheqjes të sjellë më shumë gjëra të tilla në jetën tënde”.

“Përqendrohu në gjërat që të falin kënaqësi. Bëj gjërat që të bëjnë të ndihesh mirë. Duaje veten, si brenda dhe jashtë. Gjithçka do të ndryshojë në jetën tënde, kur ti të ndryshosh mënyrën se si ndihesh përbrenda. Lejo universin të të japë çdo gjë që ti meriton, duke u sjellë si një magnet për to. Në mënyrë që të jesh si një magnet për të tërhequr gjithë gjërat që dëshiron, duhet së pari të jesh një magnet dashurie për veten dhe për të tjerët”.

“Jeta jote tashmë është një reflektim i mendimeve të tua në të shkuarën. Kjo përfshin mendimet pozitive, por edhe ato që ti i konsideron negative. Për aq kohë sa ti tërheq në jetën tënde ato gjëra që i mendon më shpesh, është shumë e thjeshtë të kuptosh se çfarë mendimesh ke pasur në një periudhë të caktuar të jetës tënde, sepse çdo gjë ka qenë në varësi të asaj që ke përjetuar. Të çdo gjëje që ke perjetuar deri tani!”.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix4 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix4 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix5 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix5 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix5 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix5 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix5 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix5 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix5 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook