Lidhu me ne

Temporal

Sa shqiptarë ka Maqedonia?

E vërteta e fshehur, sa shqiptarë ka Maqedonia?

Bardhyl Berberi

Para pak ditësh qeveria bëri një njoftim zyrtar se do të ketë një regjistrim të ri të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Pas votimit të ligjit të gjuhës shqipe mes tensionit në Maqedoni forca të ndryshme  politike maqedonase dhe faktori ndërkombëtar kanë kërkuar që të dinë të vërtetën se sa shqiptarë jetojnë realisht në Maqedoni . Në një dalje publike për regjistrimin e popullsisë  ka folur edhe  kryeministri aktual Zoran  Zaev .

Një miku im profesor në Universitetin e Strugës më tha se ky regjistrim i popullsisë në Maqedoni do t`i nxjerrë maqedonasit me “ ëpucë të kuqe”. Por para disa muajsh,Deno Doncev, sekretari i përgjithshëm i VMRO –DPMNE, ka bërë një deklaratë bombë para mediave maqedonase mbi nacionalistët ekstremë maqedonas , ai ka deklaruar se një pjesë e analistëve në  Maqedoni theksojnë se numri i shqiptarëve shkon në mbi 47 % të popullatës në Maqedoni kjo deklaratë vjen në një kohë kur propagandohet se në Maqedoni nuk ka më shumë se  18% shqiptarë …Jo pa qëllim bëhen këto deklarata në këtë moment,  pasi kjo ka një prapavijë politike edhe ka si qëllim që sipas Marrëveshjes së Ohrit shqiptarët gëzojnë statusin shtetformues, kur janë mbi 20% të popullatës  fitojnë të drejta specifike.

Kështu  dhe ekstremistët maqedonas mos realizimin e marrëveshjes së Ohrit e lidhin me këtë fakt, ata ulin përqindjen e popullsisë nën 20 % …Natyrshëm lind pyetja cilat janë manipulimet dhe anomalitë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut që kanë manipuluar shifrat e vërteta të numrit të shqiptarëve atje …

Së pari, më absurdja është se nëse nuk je një vit rresht në Maqedoni nuk ke të drejtë të regjistrohesh ,kur dihet sipas vetë statistikave zyrtare shtetërore se 1/3 e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni janë në emigracion .

Së dyti  regjistrimi I popullsisë është zhvilluar gjithmonë në  tetor  nuk është I përshtatshëm pasi të gjithë emigrantët janë jashtë shtetit  dhe ata kthehen në muajt e verës dhe regjistrimi duhet të kryhet gjatë verës  madje  jo t ë vazhdojë 15 ditë sa është caktuar por të  paktën 1 muaj .

Po le të sjellim disa argumente me shifra konkrete rreth argumentit të numrit të vërtetë të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Nëse shkon në Veleshtë nga 1700 shtëpi që ka fshati 700 janë të mbyllura me kyç pasi janë në emigracion ,në Radushë  nga 3000 banorë 1500 janë në emigracion ,po kështu në qytetin e Strugës ku shqiptarët janë shumicë gati 70 % mbi 35 % e shqiptarëve që banojnë në qytetin e Strugës janë në emigracion apo në rajonin e Pollogut që janë mbi 50 % e shtëpive të mbyllura pasi janë në emigracion

Por le të marrim statistikat zyrtare të vetë entit shtetëror maqedonas .Gjatë vitit të kaluar në Maqedoni kanë lindur 22945 foshnja prej të cilave nga nënat shqiptare janë 57,5 % nga totali i lindjeve. Po ashtu duke iu referuar statistikave zyrtare maqedonase gjatë vitit të kaluar në Maqedoni kanë vdekur 19060 persona prej të cilëve 14032 janë maqedonas dhe 3023 janë shqiptarë dhe pjesa tjetër romë e turçelinj. Pra, në Maqedoni, maqedonasit vdesin më shumë dhe lindin më pak!

Po le të vazhdojmë analizën tonë me vetë statistikën zyrtare të entit shtetëror . Në Maqedoni në shkollën fillore të totalit të gjithë nxënësve  mbi 45% prej tyre janë shqiptarë dhe po tek kjo statistikë thuhet që kjo përqindje e nxënësve shqiptarë vazhdon prej 30 vjet rresht. Le të qëndrojmë brenda kësaj logjike të vetë shifrave zyrtare të statistikës shtetërore maqedonase del se fëmijët shqiptarë që para 30 vjetësh kanë qenë nga mosha 7 deri në 15 vjet tani janë 40 -45 vjeç ,për rrjedhojë gjatë vitit 2018 në Maqedoni janë më shumë se 45% shqiptarë  .

Çdo lojë që mundohet që maqedonasit mundohet të manipulojnë me shifrat për përqindjen e shqiptarëve në Maqedoni është një blof . Kështu, është një   shpenzim i kotë i 15 -16 milionë euro që do të shpenzohen për regjistrimin e popullatës vetëm me statistikën e lindjeve dhe atë të vdekjeve dhe sa janë në emigracion dhe  gjithçka është e përcaktuar dhe manipulimi nuk ka asnjë bazë pasi shifrat janë kokëforte. Ndërkohë që regjistrimin e kaluar të popullsisë janë 460 mijë shqiptarë që kanë  ngelur pa u regjistruar  .

Në Maqedoninë e Veriut  së shpejti do të zhvillohet regjistrimi i popullsisë prandaj kujdes shqiptarë të Maqedonisë  ruajuni nga manipulimet e mësipërme që mund tju bëjnë maqedonasit . Faktojeni të vërtetën se sa jeni realisht për të qenë aty dinjitozë me të gjitha të drejtat që ju takojnë një nacionaliteti shtet formues e jo një pakicë kombëtare siç duan t’ju quajnë nacionalistë e tërbuar maqedonas  të cilët kanë mbushur muret me parulla antishqiptare nga më të shëmtuarat që padyshim është një turp  për ata që pretendojnë të shkojnë në Europë dhe të hyjnë në NATO.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix3 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix3 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix3 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix3 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix3 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix3 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix3 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix3 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix3 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook