Podiumi



  • Home
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Temporal
  • Kioske
  • Radar
  • Letersi
  • Kritike
  • Sport
  • Stil
  • Gatime
  • Kontakt
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Erjon Velija, si qeni i Kasharit

Dec 03, 2019 Editori Aktualitet 0



Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që të trajtohej publikisht si qen i rrahur nga Shefi i Madh. Në një nga aktet e teatrit post tërmet, kryeministri, në rolin e të plotfuqimshmit mbi tokë, e trajtoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës në një mënyrë që të ndillte keqardhje edhe për qënie si ai.

Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që të trajtohej publikisht si qen i rrahur nga Shefi i Madh. Në një nga aktet e teatrit post tërmet, kryeministri, në rolin e të plotfuqimshmit mbi tokë, e trajtoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës në një mënyrë që të ndillte keqardhje edhe për qënie si ai. Si një sulltan, ku ligji dhe shteti janë mishërim i vullnetit të tij, Edi Rama urdhëroi një nga eunukët e tij, lali Erin, të marrë kovat me bojë dhe të lyejë personalisht shkallët e një pallati në Tiranë. Lali uli kokën sepse përndryshe Edi Rama të …

Gazetarët dhe kamerat do të duhej që nesër, në orën 4.30 të mëngjesit, atëherë kur urdhëroi i plotfuqishmi, të jenë prezentë tek ky pallat, për të dëshmuar zbatimin e urdhërit nga Erjon Velija. A do të veshë lali Eri kominoshet për të lyer shkallët që i tha Rama, apo e gjitha ishte një skenë teatrale për të treguar forcën madhore të shefit?

Shkon ose jo Veliaj me furçë në dorë për të lyer, kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo që është tmerruese këto ditë, është nëpërkëmbja nga njëra anë e çdo individi apo institucioni nga ana e kryeministrit dhe babëzia e tij për të rrëmbyer kamerat, në këto ditë të rënda, me qëllimin e vetëm mbulimin e përgjegjësisë ligjore me protagonizmin delirant të shpëtimtarit. Për këtë, i plotfuqishmi nuk po kursen askënd: fëmijët e traumatizuar që i fton në vilën e tij në Surrel, gra të moshuara nën shock që u flet për hotele me 5 yje, burra të rrënuar nga fatkeqësitë me të cilët bën gallatën bajate demokratë- socialistë.

Kryeminstri normal, i një vendi normal, nuk ka pse bën xhiro boshe, si një rock star, por i drejtohet popullit me mesazhe solidarizimi dhe me plane konkrete për menaxhimin e situatës së krizës. Ai duhet të nxjerrë përgjegjësinë e asaj që ndodhi dhe të bëjë transparencën e asaj që do të vi. Njerëzit nuk kanë nevojë të shohin të njëjtën fytyrë që nuk u ka munguar në asnjë ditë për 6 vjet nëpër ekrane dhe as nuk i ka marrë malli për batutat e lodhura të kohës së legalizimeve.

Gjëja e parë që do duhej të bënte kryeministri është një falje e madhe për mënyrën se si ai, dhe të ngjashmit me të, e kanë administruar hapësirën publike në Shqipëri. Se si për interesa të ngushta, u shndërrua në dashnor të kullave dhe të filozofisë “gjithë populli ndërtues”. Se nuk ishte rastësi që ndërtues, prodhues betoni, biznesmenë hekuri e alumini, në perandorinë e tij u bënë deputetë e kryetarë bashkish. Me Edi Ramën, këta nuk u mjaftuan thjesht të ndikonin politikën (siç ndodhte në bashkinë e Tiranës) por të bënin vetë politikën që donin.

Edi Rama nuk mund të flasë sot për këtë katrahurë (jo vetëm të tij) sepse mbi të është ngritur gjithë piramida që e mban në pushtet. Dhe prandaj, si lady Diana, del në foto me fëmijë që vuajnë në siptale dhe përqafon “i prekur” ata që, pasi ai ikën, u duhet të mbijetojnë në kushte të tmerrshme.

Me këta, Edi Rama nuk sillet si kryeministër, por si bamirës. Ndërsa me vartësit e tij, që mund t’i shkelë me këmbë e t’i poshtërojë publikisht, shpalos fuqinë e shefit të madh, i sigurtë që asnjë prej tyre nuk do të guxojë t’i kthejë fjalë e t’i kërkojë edhe atij përgjegjësi.

Një kryetar bashkie i zgjedhur, për më tepër ai i kryeqytetit, nuk do të kishte lejuar kurrë një trajtim të tillë si ai i shndërrimit në bojaxhi në sytë e qindra mijëra shqiptarëve. Mirëpo Erjon Velija nuk guxon të flasë. Ai është aty si rrjedhojë e shërbimit dhe jo e meritës. Sulltani e di këtë dhe kërkon t’ua dëshmojë të gjithëve edhe publikisht. Në këto ditë të rënda, vdekatarët e zakonshëm duhet t’i falen vetëm fuqisë së tij. Vetëm ai do t’u japë të hanë, do t’u gjejë dhoma hoteli e shtretër spitali, do t’i bëjë me shtëpi të reja dhe do t’i dojë si fëmijët e tij nëse sillen e mirë dhe i janë mirënjohës. Ai nuk mund të japë llogari për gjendjen ku është katandisur vendi, sepse i plotfuqishmi nuk jep kurrë llogari. Ai ka fuqinë që edhe një kryetar bashkie ta emërojë bojaxhi.

Nesër do të presim kronikën e gatshme të lali Erit duke lyer shkallët e pallatit me bojën e përcaktuar nga Ai. Eshtë për të ardhur keq, edhe për një tip si Erjon Velija, kur trajtohet në atë mënyrë, por ky është fati i përjetshëm i lakejve të sundimtarit. Ndërsa është për të ardhur akoma më keq për një popull që pranon sundimtarë të tillë. 


  • tweet
Pse Rama do të ndalet solidarizimi mes shqiptarëve Messi fiton Topin e Artë 2019

Editori

Related articles
  • Iris Luarasi: ‘Larg patetizmave që u ka kaluar koha, një ministre që qan s’i bën mirë askujt!’
    Iris Luarasi: ‘Larg patetizmave...

    Dec 05, 2019 0

  • Qiradhënësit shfrytëzojnë rastin, rriten me 50-70 euro çmimet e qirave në Tiranë
    Qiradhënësit shfrytëzojnë rastin,...

    Dec 05, 2019 0

  • Të gjitha rrethanat e 50 vdekjeve: familje të shuara në ndërtesa të destinuara për vdekjeprurëse
    Të gjitha rrethanat e 50 vdekjeve:...

    Dec 05, 2019 0

  • Si ta dekorosh një apartament të vogël për Krishtlindje, truke të thjeshta
    Si ta dekorosh një apartament të...

    Dec 05, 2019 0

More in this category
  • Varfëri plus tërmet, baraz braktisje!
    Varfëri plus tërmet, baraz braktisje!

    Dec 02, 2019 0

  • Ne-POPULLI-jemi shteti!
    Ne-POPULLI-jemi shteti!

    Nov 28, 2019 0

  • Për Elvis Naçin
    Për Elvis Naçin

    Nov 25, 2019 0

  • Nuk ndalen shqiptarët, 21% më shumë aplikime për azil
    Nuk ndalen shqiptarët, 21% më shumë...

    Nov 22, 2019 0


Aktualitet

Erjon Velija, si qeni i Kasharit

Erjon Velija, si qeni i Kasharit

Dec 03, 2019 0

Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që të trajtohej publikisht si qen i rrahur nga Shefi i Madh. Në një nga aktet e teatrit post tërmet, kryeministri, në rolin e të plotfuqimshmit mbi tokë, e trajtoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës në një mënyrë që të ndillte...
Read More
Varfëri plus tërmet, baraz braktisje!

Varfëri plus tërmet, baraz braktisje!

Dec 02, 2019 0

Ne-POPULLI-jemi shteti!

Ne-POPULLI-jemi shteti!

Nov 28, 2019 0

Për Elvis Naçin

Për Elvis Naçin

Nov 25, 2019 0

Nuk ndalen shqiptarët, 21% më shumë aplikime për azil

Nuk ndalen shqiptarët, 21% më shumë aplikime...

Nov 22, 2019 0

Te Fundit

  • Iris Luarasi: ‘Larg patetizmave që u ka kaluar koha, një ministre që qan s’i bën mirë askujt!’
    Iris Luarasi: ‘Larg patetizmave që u ka kaluar koha,...

    Dec 05, 2019 0

  • Qiradhënësit shfrytëzojnë rastin, rriten me 50-70 euro çmimet e qirave në Tiranë
    Qiradhënësit shfrytëzojnë rastin, rriten me 50-70 euro...

    Dec 05, 2019 0

  • Të gjitha rrethanat e 50 vdekjeve: familje të shuara në ndërtesa të destinuara për vdekjeprurëse
    Të gjitha rrethanat e 50 vdekjeve: familje të shuara në...

    Dec 05, 2019 0

  • Nuk jemi gati as për t’u përballur me të tilla ngjarje, por as edhe për të informuar siç duhet
    Nuk jemi gati as për t’u përballur me të tilla...

    Dec 05, 2019 0

Kritike

  • Nuk ka receta që bëhen për 5 minuta – Renato Mekolli kritikon Arbana Osmanin
    Nuk ka receta që bëhen për 5 minuta – Renato...

    Nov 21, 2019 0

  • Halloween, “festa” e së shëmtuarës dhe talljes me vdekjen
    Halloween, “festa” e së shëmtuarës dhe talljes me...

    Nov 05, 2019 0

  • Mjaft me hiperbola…
    Mjaft me hiperbola…

    Nov 01, 2019 0

  • Popular
  • Latest
  • Tag
  • Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit
    Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit

    Feb 11, 2018 0

  • Kur fillon Ramazani 2020?
    Kur fillon Ramazani 2020?

    Feb 23, 2017 0

  • Emra italian për djem dhe vajza
    Emra italian për djem dhe vajza

    Apr 30, 2017 0

  • Iris Luarasi: ‘Larg patetizmave që u ka kaluar koha, një ministre që qan s’i bën mirë askujt!’
    Iris Luarasi: ‘Larg patetizmave që u ka kaluar koha, një ministre që qan s’i bën mirë askujt!’

    Dec 05, 2019 0

  • Qiradhënësit shfrytëzojnë rastin, rriten me 50-70 euro çmimet e qirave në Tiranë
    Qiradhënësit shfrytëzojnë rastin, rriten me 50-70 euro çmimet e qirave në Tiranë

    Dec 05, 2019 0

  • Të gjitha rrethanat e 50 vdekjeve: familje të shuara në ndërtesa të destinuara për vdekjeprurëse
    Të gjitha rrethanat e 50 vdekjeve: familje të shuara në ndërtesa të destinuara për vdekjeprurëse

    Dec 05, 2019 0

  • Persh Jam Alfred nikolli .. 31 vjec profesjon hekurkthyes me eksperjenc pune 13 vjecare deshiroj te ...

    9 months ago

  • Jam i interesuar per nje pun ne danimark

    10 months ago

  • Pershendetje jam I interesuar per nje pun ne norvegji...

    11 months ago

2019 2020 agrontufa albania albinkurti andibushati armandshkullaku artanfuga arturzheji basha blendifevziu cfare edirama erdogan erionveliaj ervinsalianji filma foto gjergjmeta glaukolldashi hashimthaci ilirmeta keshilla klodiantomorri libri lulzimbasha lutfidervishi modele mustafanano opinion per poezi rama ramushharadinaj sa saimirtahiri saliberisha shkrime shqiperi shqiptare spartakngjela te thenie tirane veliaj

Me te lexuarat

  • Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit
    Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit

    Feb 11, 2018 0

  • Kur fillon Ramazani 2020?
    Kur fillon Ramazani 2020?

    Feb 23, 2017 0

  • Emra italian për djem dhe vajza
    Emra italian për djem dhe vajza

    Apr 30, 2017 0

  • Lista / Emra modernë për djem dhe vajza
    Lista / Emra modernë për djem dhe vajza

    Feb 07, 2017 0

  • EMRA PER VAJZA DHE EMRA PER DJEM
    EMRA PER VAJZA DHE EMRA PER DJEM

    Feb 07, 2019 0

Te fundit

  • Iris Luarasi: ‘Larg patetizmave që u ka kaluar koha, një ministre që qan s’i bën mirë askujt!’
    Iris Luarasi: ‘Larg patetizmave që u ka kaluar koha,...

    Dec 05, 2019 0

  • Qiradhënësit shfrytëzojnë rastin, rriten me 50-70 euro çmimet e qirave në Tiranë
    Qiradhënësit shfrytëzojnë rastin, rriten me 50-70 euro...

    Dec 05, 2019 0

  • Të gjitha rrethanat e 50 vdekjeve: familje të shuara në ndërtesa të destinuara për vdekjeprurëse
    Të gjitha rrethanat e 50 vdekjeve: familje të shuara në...

    Dec 05, 2019 0

  • Si ta dekorosh një apartament të vogël për Krishtlindje, truke të thjeshta
    Si ta dekorosh një apartament të vogël për Krishtlindje,...

    Dec 05, 2019 0

  • Nuk jemi gati as për t’u përballur me të tilla ngjarje, por as edhe për të informuar siç duhet
    Nuk jemi gati as për t’u përballur me të tilla...

    Dec 05, 2019 0

Na ndiqni ne FB

Kontaktoni: [email protected]