Lidhu me ne

Kryesore

“Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”

‘Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. 3 prej tyre zgjidhen nga Presidenti, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Kushteta përcakton që Preisdenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë zgjedhin kandidatët njëri pas tjetrit. Vakancën e parë e cakton Presidenti, të dytën Kuvendi dhe të tretën Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetuese u zbraz sepse një pjesë e tyre mbaruan mandatin dhe pjesa tjetër nuk kaloi vetingun. Por arsyeja kryesore të mosngritjes është bllokimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për dy vite me qëllim që në krye të tij të vinte Ardian Dvorani. KED është një organ Kolegjial që ka për detyrë nga ana administrative të ndihmojë Presidentin, Kuvendin  dhe Gjykaën e Lartë të zgjedhin anëtarë e Gjykatës Kushtetuese të Zgjedhin vakancat e tyre sipas radhës kushtetuese dhe kritereve që dikton qartë Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese.’

Më tej, në material shpjegohet arsyeja sipas presidentit e bllokimit të ngritjes së KED-së nga ana e mazhorancës në vitet 2017-2018.

Sipas kreut të shtetit shkak për këtë ishte emërimi i Ardian Dvoranit në krye të këtij institucioni. Më tej shpjegohet shkelja e Kushtetutës dhe e ligjit nga ana e Dvoranit në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe mungesa e transparencës prej tij.

‘Justifikimi i mazhorancës për bllokimin e KED-së në vitet 2017 e 2018 ishte se anëtarët e KED-së nuk kishin kaluar procesin e vettingut. Por me zgjedhjen e Dvoranit, vettingu nuk ishte më kusht.

Nga 15 janari 2019, Dvorani nuk ka publikuar në kundërshtim me ligjin 32 mbledhje të KED-së. Avokatit të Popullit në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në momentin më kyç të vendimmarrjes të KED-së.

Vetëm në mungesë të trabsparencës së plotë, Dvorani, mund të manipulonte procesin e skualifikimit të padrejtë të disa kandidatëve. Nga 37 kandidatë, Dvorani ia doli në kundërshtim me ligjin të lerë në garë vetëm 6 kandidatë për 4 vakanca duke e kthyer procesin kushtetues e ligjor të zgjedhjes ë një proces të detyruar emërimi.

Kushtetuta dhe ligji kërkojnë që për çdo vakancë të ketë 3 emra të ndryshëm. KED më 21 shtator miratoi renditjen e 6 kandidaturave për të 4 vakancat në Gjykatën Kushtetuese sipas radhës së mposhtme.

Presidenti 1: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi, Regleta Panajoti

Kuvendi 2: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi

Presidenti 3: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari

Kuvendi 4: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji, Elsa Toska

Siç shihet qartë ku është konkurrim fiktiv për të imponuar emërimin e kandidatëve të paracaktuar.

Por shkelja më flagrante e Kushtetuës dhe ligjit nga Dvorani është loja personale e tij me shkeljen e afateve dhe mos respektimin e radhës kushtetuese.

Më 21 shtator 2019 miratohet nga KED renditja e kandidatëve për secilën vakancë sipas kësaj radhe: 1 – President

2 – Kuvend

3 – President

4 – Kuvend

Më 22 shtator publikohen në faqen e Gjykatës së Lartë vendimet e KED-së për renditjen e kandidatëve sipas së njëjtës radhë.

1 – President

2 – Kuvend

3 – President

4 – Kuvend

Më 8 tetor 2019, Dvorani vetëm me iniciativën e tij i dërgoi presidentit listat e kandidatët e dy vakancave njëherazi.

President 1 e President 3.

Vetëm 6 ditë më vonë, 14 tëtor 2019 pas shkresës zyrtare të presidentit drejtuar Dvoranit, ai ia nisi njëherazi edhe Kuvendit dy vakancat.

Kuvend  e Kuvend 4.’

Në fund, shpjegohen arsyet e Dvoranit për shkeljet e bëra të cilat, thekson institucioni i presidentit u bënë për të vendosur në Gjykatën Kushtetuese kandidaten e paracaktuar, Arta Vorpsi duke i dhënë mazhorancës një anëtar më shumë që prish balancat e institucionit.

Videoja mbyllet me dy akuzat për të cilat është paditur kreu i KED-së, Ardian Dvorani.

‘Çfarë synoi me dashje Dvorani me këtë vonesë 6-ditore të dërgimit të listave misid Presidentit dhe Kuvendit? Kushtetuta e ndalon Presidentin të bëjë dy emërime njëherazi. Kushtetuta për Kuvendin dhe ligji për Presidentin e bëjnë të qartë se: për çdo vakancë afati i emërimit për çdo përzgjedhje është 30 ditë. Përse Dvorani nuk i përcolli në një ditë listat e kandidatëvce për të 4 vakancat; 2 të Presidentit e 2 të Kuvendit?

Sepse Presidenti ashtu siç ndodhi do emëronte menjëherë gjyqtarin e parë kushtetues. Kjo do të evidentonte qartë mungesën e vullnetit politik të Kuvendit për të respektuar radhën dhe afatin e tij kushtetues, siç ndodhi.

Nënvizojmë se për Kuvendin afati 30-ditor urdhërohet direkt nga Kushtetuta.

Ndërsa për Presidentin afati evidentohet vetëm në ligj.

Afati ligjor për presidentin jo vetëm që s’mund të përmbysë detyrimin e qartë kushtetues të radhës së emërimit por afati fillon vetëm kur nuk ekzistojnë më pengesa kushtetuese dhe ligjore. Presidenti në shkresat e tij zyrtare të datës 31 gusht 2019 dhe 10 tetor 2019 dhe 5 nëntor 2019 i ka kërkuar Dvoranit të respektojë radhën që përcakton Kushtetuta dhe ligji për të evituar përplasjen midis institucioneve ku për më shumë bëhej fjalë për pothuajse për të njëjtët emra që konkurronin për të 4 vakancat.

Qëllimi i pastër i kësaj skeme të Dvoranit ishte t’i jepte mazhorancës në mënyrë të paligjshme një anëtar më shumë për të prishuar balancat në Gjykatën Kushtetuese duke vetëshallur në kundërshtim me Kushtetutën kandidaturën e paracaktuar të Arta Vorpsit. Në funksion të këtij qëllimi, Dvorani nxorri me iniciativën e tij personale dhge antiligjore emrin e saj në Fletoren Zyrtare më 9 nëntor 2019.

Kjo kandidate shokoi mbarë oinionin publik duke kërkuar të legalizojë betimin e saj fiktiv tek noterja, ndërkohë që Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton qartë se betimi i çdo gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetë përpara Presidentit të Republikës. Vetëm Dvorani mund të degradonte integritetin e këtij procesi jetik për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndaj ai është kallëzuar në Prokurori nga Presidenti i Republikës për 2 vepra penale.

1 – Përvetësimit të titullit apo të detyrës shtetërore

2 – Shpërdorimit të detyrës

Në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese Kuvendi njëpartiak kërkoi krijimin e një Gjykate Kushtetuese politike nën kontrollin e tij.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore5 minuta më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix10 minuta më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix17 minuta më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske23 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar24 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore24 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix24 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix24 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar24 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix24 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Facebook