Lidhu me ne

Aktualitet

Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër

Lajmi i keq që dha përmes një videomesazhi Albin Kurti, se në ditën e formimit të kuvendit të ri, Vetëvendosje dhe LDK do të shkojnë pa një marrëveshje, flet më shumë sesa për një dështim momental. Kuptimi i tij i vërtetë nuk është pamundësia për të krijuar një qeveri të përbashkët, por nënteksti se edhe nëse arrin të formohet, ajo do të mbahet peng nga forcat e errëta të politikës së vjetër.

Dhe kjo u pa qartë nga mënyra se si u zhvilluan bisedimet dhe se si u sollën palët përgjatë gjithë procesit, që para zgjedhjeve të 6 tetorit e deri në  dy muajt që vijuan pas tyre.

Nëse partia e Albin Kurtit u soll hapur dhe ndershëm, që me propozimet për koalicionin parazgjedhor, nëse ajo veproi me dinjitet duke mos flirtuar (për të ulur rolin dhe peshën e LDK-së) për koalicione me partitë që ishin dënuar nga vota popullore, partneri i tij Isa Mustafa nuk iu përgjigj me të njëjtën monedhë.

Loja e LDK-së qe gjatë gjithë kohës meskine, përllogaritëse, interesaxhie.

LDK nuk pranoi, që para 6 tetorit, as koalicionin parazgjedhor dhe as ftesën bujare që një liste të përbashkët t’i printe kandidatura e saj, Vjosa Osmani. Ajo u soll në mënyrën më absurde të mundshme edhe pas garës elektorale. Kur të gjithë e dinin rezultatin e tyre, Isa Mustafa adoptonte slloganin: “nuk fillojmë bisedime pa pasur çertifikim zyrtar”. Por bisedimet jo vetëm u vonuan, por me zgjatjen e tyre u shmang dita ditës edhe ylli në ngritje i kësaj partie, ajo që i kishte siguruar maksimumin e votave, Vjosa Osmani. Në plan të parë dolën figura të ditëve të errëta, të qeverisjeve të përbashkëta me “klanin pronto”, duke mashtruar kështu zgjedhësit sipas motos, “me të tjera fytyra ju gënjejmë për të marrë votat dhe me të tjera iu grabisim vendimmarrjen”.

E gjithë kjo mendësi shpërtheu edhe më e fortë në allishverishet për të folur më shumë sesa për programin, për poltronat dhe postet që do të kishte LDK në qeverinë e ardhshme. Insistimi për të mos pranuar një president konsensual, një figurë që e kapërcente pragun partiak, por për ta parë kreun e shtetit thjesht si një post pazari më shumë për LDK-në, e tregon më së miri këtë tendencë.

Pra, pas gjithë këtij kalvari, në sy të publikut u pa qartë kontradikta themelore e mosmarrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës: i pari kërkonte një formulë për të zbatuar vullnetin transformues të qytetarëve në zgjedhjet e fillim tetorit, i dyti mendonte vetëm për bahçen e shtëpisë së tij.

Dhe e keqja e kësaj kontradikte nuk qëndron në faktin se ajo u bë pengesë për krijimin e një qeverie deri në afatin e caktuar. Kjo gjë zgjidhet kollaj, me një provë të re elektorale dhe me zgjedhje të reja.

Por dëmi më i madh që del në pah nga kjo sagë tre mujore, para dhe pas zgjedhore, është se ai na parathotë edhe se çfarë do të ndodhë nëse kabineti i ri VV- LDK krijohet. Ajo do të jetë një qeverisje ndryshe nga sa paraqitet plot emfazë dhe voluntarizëm në fjalimet lirike të Albin Kurtit. Sepse gjysma e saj do të jetë një riciklim i politikës së vjetër. Një transferim i interesave meskine me lojë postesh e emrash që kanë përfaqësuar qeveritë e kaluara. Një mendësi prej klani të ngushtë, që në të gjitha betejat e së nesërmes do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me oligarkët, me kapësit e shtetit dhe me mëkatarët e të djeshmes, vetëm për të ruajtur interesat e tij.

Në këtë kuptim, sido që të jetë versioni përfundimtar i bisedimeve, ne tashmë e kemi marrë mesazhin e parë: LDK e ka korruptar vullnetin për ndryshim që treguan zgjedhësit në 6 tetor. Ajo i gënjeu ata me Vjosa Osmanin, duke fshehur poshtë fustanit të saj mustaqet e Agim Veliut. E për këtë arsye, ajo na tregoi edhe se me çfarë fytyre do të përfaqësohet në qeverinë e nesërme. Pra edhe nëse në rastin më të mirë, ne do të arrijmë të kemi një kabinet Kurti, gjysma e tij do të jetë përfaqësuese e botës së vjetër. Pikërisht kjo qe dhurata më e hidhur e këtyre krishtlindjeve.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske10 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar10 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore10 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix10 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix10 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar10 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix10 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix10 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix10 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook