Lidhu me ne

Gatime

Si të gatuajmë për fëmijë 2 dhe 3 vjeç?

Menu ushqimore për fëmijët 2 dhe 3 vjeç

femije duke ngrene

Fëmija i vogël ka stomak të vogël dhe mbushja e tij tri vakte në ditë nuk mund të japë energjinë e duhur për rritjen dhe lëvizjet e tij. Për këtë rëndësi ka dhënia e vakteve të ndërmjetme dhe duhet të përmbajnë patjetër bukë, drithëra, fruta, zarzavate, qumësht dhe nënproduktet e tij, lëngje frutash

Ushqimi te fëmijët është një faktor kyç për mirërritjen e tij. Veçanërisht në këtë moshë, 2 dhe 3 vjeç ku ata shkojnë në çerdhe e kopshte dhe prindërit janë dyfish të merakosur që të vegjlit të marrin vlerat ushqimore. Edhe pse dihet se në këto institucione ka një menu ushqimore të miratuar dhe kontrolluar nga dietologë, megjithatë prindërit kanë merak që fëmijët e tyre të ushqehen shëndetshëm. Ndaj dhe ajo çka këshillojnë specialistët e Shëndetit Publik është një menu ushqimore bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Gazeta “Mapo” publikon menunë së bashku me porcionet e rekomandueshme që fëmija juaj të marrë vlerat ushqimore të domosdoshme për ta.

Vaji dhe yndyrat

Të përdoret deri në 2 lugë të vogla (10g) vaj vegjetal/ditë (kryesisht vaj ulliri) për gatim dhe sallatë. Përdorni një lugë të vogël (5g) gjalpë ose margarinë bimore me vlera të larta ushqimore për lyerje.

Ëmbëlsirat

Të konsumohet e shumta një ëmbëlsirë e vogël (1 racion < 50g) në ditë, p/sh një fetë keku e vogël, një racion akullore ( por mos harroni se ëmbëlsirat përmbajnë sheqer dhe ëmbëlsues të ndryshëm që favorizojnë kariesin ndaj duhen përdorur sa më rrallë).

Konsumoni e shumta 10 g sheqer në ditë në formën e marmalatës (20g), mjaltit (10g) apo sheqerit shqeto (10gr).

Mishi, peshku, veza dhe legumet

Të konsumohet në javë 4 racione mishi (1 racion =50 g), më shumë nuk është e nevojshme ( duke e zëvendësuar vetëm një herë në javë një racion mish me një racion proshutë ose sallam).

Të përdoret një herë në javë një porcion peshk (1 racion =70 g). Të konsumohen 1-2 kokrra vezë në javë, duke përfshirë këtu edhe vezët për gatim, si p.sh biskota po kek etj.

Të konsumohet një porcion legume në javë (1 racion = 40g), si p.sh. bizele, thjerrëza.

Qumështi dhe nënprodukte

Të konsumohet çdo ditë 3.5 porcione të këtyre produkteve (1 racion= 100 ml qumësht /100 gr kos/ 15g djathtë të fortë/30 g djathë të butë).

Prodhimet me bazë drithërat dhe patate

Të konsumohen çdo ditë 4.5 porcione (1 racion=50g), si papate, oriz, makarona, bukë etj.

Fruta

Të konsumohen 1-1.5 porcionesh fruta në ditë (1 racion=100g), ose 100-150 lm lëng perimesh.

Pijet

Të konsumohen të paktën çdo ditë, 3 gota lëngje të sheqerosura, (ujë, ujë mineral, caj bimësh, lëngje frutash të freskëta të holluara pa i shtuar sheqer, etj. Asnjë pije të mos përmbajë kafeinë ose alkool.

Fëmijës mbi 2 vjeç

Fëmijës i jepen ushqimet e familjes në tre vakte çdo ditë. Gjithashtu, dy herë në ditë jepen ushqime ndërmjet vakteve, si banane, mollë, vezë, bukë, etj. Është veçanërisht e rëndësishme të kontrollohen vaktet e ngrënies nga koha kur fëmija fillon ushqimet e tjera deri në moshën 2 vjeç. Për këtë këshillohet të vendosni ushqimin e fëmijës në një enë të veçantë, në mënyrë që ta kontrolloni dhe sigurohuni se ha sa duhet.

Uluni së bashku me fëmijën në kohën e ngrënies, vëzhgoni se çfarë ha fëmija dhe ndihmojeni aktivisht kur ka nevojë. Mos e nxitoni fëmijën. Prisni pak kur fëmija ka ndaluar se ngrënë dhe më tej ofroni përsëri ushqimin. Jepini disa ushqime që fëmija mund ti mbajë në dorë, ose ti kapë. Fëmijët e vegjël shpesh dëshirojnë të ushqehen vetë. Mos e ushqeni fëmijën nëse është i përgjumur.

Gjashtë sjellje të shëndetshme

Së pari, bëni që çdo kafshatë të ketë vlerë. Gjithçka që fëmija juaj ha duhet të jetë e ushqyeshme. Fëmijët mund të jenë nazeli dhe me oreks të lëkundshëm, kështu që sigurohuni që gjithçka që ato konsumojnë është me të vërtetë e mirë për to. Mënjanoni ushqimet që janë pa vlera ushqimore si karamelet, pastat, çokollatat, çipsat, etj.

Së dyti, fshije fjalën “ëmbëlsirë” nga fjalori i ushqimeve dhe përdor me kujdes fjalën gostitje. Jepini fëmijës ëmbëlsira të shëndetshme, kështu gjërat të vogla si frutat dhe kosi mund të bëhen pjesë e një vakti ushqimi. Mos i përdorni ëmbëlsirat si shpërblim apo gostitje kur ai bën diçka mirë.

Së treti, jini këmbëngulës por jo me detyrim. Një fëmijë mund ti duhet pak kohë sa të pëlqejë një ushqim të ri. Filloni ushqimin e ri me qetësi dhe ëmbëlsi dhe prisni deri sa ta provojnë atë. Mos kërkoni me çdo kusht që ato të provojnë diçka që nuk duan dhe sigurisht asnjëherë mos i detyroni të mbarojnë pjatën e tyre.

Së katërti, çdo njëri ka nevojë për të ngrënë mëngjes pasi mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për të gjitha, pra edhe për fëmijët. Mos ngrënia e mëngjesit mund të ndikojë në gjallërinë e tyre përgjatë gjithë ditës dhe krijon një spirale pa fund, fëmija është shumë i lodhur që të hajë, duket që është i lodhur e kështu më tej. Mëngjesi duhet të përmbajë proteinat e duhura.

Kujdes!

Vaktet duhet të përmbajnë

-llojshmëri ushqimesh

-të plotësohen të gjitha nevojat për drithëra, zarzavate dhe fruta

-të zgjidhen prodhime me yndyrë të pakët, apo ushqime të përgatitura me pak yndyrë.

Të kufizohet kripa dhe sheqeri

Tabela për menunë e ushqyerjes për moshën 2-3 vjeç

Ushqyerja e fëmijës 2-3 vjeç
UshqimetSasia ditore
Qumësht dhe kos300-400 ml
Qullëra me drithëra15gr
Pilaf ose makarona150gr
Djath kaçkavall i grirë15gr
Mish pa dhjamë40gr
Ose peshk60gr
Bukë e zezë30gr
Zarzavate150-200
I vezë e plotë (e bardha + të verdhën)1-2 vezë në javë
Fruta200gr
Lëngje frutash50-100ml
Vaj ulliri15gr (rreth 2 lugë gjelle)
Sheqer20gr (rreth 2 lugë gjelle)
Reçelna20gr (rreth2 lugë gjelle
Mjaltë15gr

MË TEPËR

Kioske1 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix2 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix2 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar2 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix2 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix2 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix2 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook