Lidhu me ne

Mix

Sjellja e fëmijëve të moshës 3-5 vjeç /Çfarë duhet të prisni prej tyre?

Fëmijët e moshës 3 – 5 vjeç janë shumë kuriozë për botën që i rrethon, kështu që duhet të prisni të dëgjoni shumë pyetje ‘kush’, ‘çfarë’ dhe ‘pse’.

Ndërkohë që fillojnë të kuptojnë botën, mund të ndodhë që herë pas here të kenë mungesë përqendrimi. Mund t’ju duket sikur fëmija juaj nuk po ju dëgjon, por në fakt ai mund të jetë duke menduar akoma për diçka që ju thatë 5 minuta më parë.

Të qenit i pavarur është shumë e rëndësishme për fëmijët e kësaj moshe, ata duan t’i bëjnë gjërat vetë. Por ata kanë nevojë për mbështetjen tuaj që të ndërtojnë vetë – vlerësimin dhe vetë – besimin. Vëmendja pozitive, lavdërimet dhe mundësitë për të praktikuar aftësi të reja do t’i ndihmojë.

Pse është diçka e mirë për fëmijët të shkojnë në kopësht?

Fëmijët përfitojnë shumë nga të shkuarit në kopësht në këtë moshë. Disa prej tyre mund të duan kohë të mësohen me kopshtin apo të kenë dhe frikë. Por, ia vlen që të shkojnë, sepse kopshti u jep fëmijëve shansin për të bërë shokë dhe për të praktikuar aftësi si ndarja e gjërave dhe mbajtja e radhës. Në kopësht fëmijët mund të fillojnë të mësojnë rreth ndjekjes së rregullave dhe të sillen mirë me fëmijë të tjerë.

Shqetësimet e sjelljes tek fëmijët e moshës 3 – 5 vjeç

Ankthi                                                                                 

Ankthi është një pjesë normale e zhvillimit të fëmijëve dhe fëmijët e moshës parashkollore shpesh kanë frikë gjëra si të qenit vetëm dhe qëndrimi në errësirë. Nëse fëmija juaj shqetësohet shumë apo shfaq shenja të ankthit, ju mund ta mbështesni atë duke kuptuar frikërat e tij. Inkurajojeni atë të bëjë gjërat që mund t’i ketë me pak ankth dhe lavdërojeni kur kjo ndodh. Por nëse ky ankth po ndikon në jetën e fëmijës suaj dërgojeni tek një specialist.

Ngacmimi apo bullizmi                                                           

Ngacmimet mund të jenë shkatërruese për vetë – besimin dhe vetë – vlerësimin tek fëmijët, sidomos në moshën parashkollore. Nëse fëmija juaj po ngacmohet në kopësht, ai ka nevojë për shumë dashuri dhe mbështetje, si në shtëpi edhe në kopësht. Ai gjithashtu ka nevojë të dijë që ju do bëni diçka për të ndaluar këtë gjë.

Zënkat                                                                              

Mosmarrëveshjet dhe zënkat mes fëmijëve janë shumë të zakonshme. Disa faktorë që ndikojnë në zënka janë: temperamenti, mjedisi, mosha dhe aftësitë. Ju mund të punoni me këta faktorë që të trajtoni zënkat në familjen tuaj.

Kafshimi i thonjve                                                           

Shumë fëmijë kanë zakone si kafshimi i thonjve dhe përdredhja e flokëve. Këto zakone mund t’ju bezdisin, por zakonisht nuk janë asgjë për t’u shqetësuar. Shumica e tyre largohen vetë me kalimin e kohës.

Gënjeshtrat                                                                         

Mund ta keni kapur fëmijën tuaj duke thënë një gënjeshtër. Gënjeshtrat janë pjesë e zhvillimit dhe shpesh fillojnë rreth moshës 3 vjeçe. Zakonisht është më mirë t’u mësoni fëmijëve të vegjël vlerat e të qenit të ndershëm dhe të treguarit të vërtetës sesa t’i dënoni ata për gënjeshtra të vogla.

Shpërthimet e inatit                                                             

Nëse fëmija juaj ka shpërthime të inatit, mund t’ju ndihmojë të kujtoni se ai po mëson akoma mënyrat  e duhura për të shprehur veten dhe ndjenjat e tij. Nëse punoni në reduktimin e stresit të fëmijës suaj, të kuptoni ndjenjat e tij, dhe të kuptoni se çfarë i shkakton këto shpërthime fëmija juaj duhet të ketë më pak shpërthime pas moshës 4- vjeçare.

Burimi: Gazeta Shëndeti

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix2 ditë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar2 ditë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore4 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix4 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar4 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix4 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix4 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix4 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix4 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook