Lidhu me ne

Aktualitet

Krimi ka marrë përmasa të frikshme

Tani problem është edhe rendi publik. Sondazhi: Krimi ka marrë përmasa të frikshme

“Shqiptarja.com”, që në prezantime quan veten ëebsite më profesional dhe i pavarur ka shtruar një pyetje direkte si formë sondazhi: 4 vrasje në 10 ditë. Mendoni se krimi ka marrë përmasa të frikshme? 

Nga 1016 persona që janë përgjigjur, 70.6% mendojnë se po. Sondazhi ka patjetër marzhin e gabimit dhe marrja në konsideratë e rezultateve të tij kalojnë patjetër nga nevoja për të aplikuar një “koeficient” korrigjimi. 

Mirëpo shifra është domethënëse. Njerëzit mendojnë se krimi ka marrë përmasa të frikshme. Dhe këtu po flasim për krimin ordiner, atë që prek drejtpërdrejt rendin dhe qetësinë publike. 
Vrasjet e shpeshta krijojnë efekt psikologjik aq sa në Shqipëri vrasja po përdoret si mjet priroritar ndaj adresimit të problemeve në polici apo prokurori. Kjo ka shumë arsye, lidhet patjetër edhe me kulturën e shoqërisë, mendësinë e saj. Por qeveria dhe në tërësi institucionet duhet të adresojnë një problem serioz të besimit që mungon. 

Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Policia poshtë saj, vazhdojnë të jenë institucione me një imazh maskilist të dalë kohe, ku flitet me një gjuhë “profesionistësh” duarmëdhenj dhe fytyrëegërshane, ku statistika është gjëja e fundit që vlen, ku dosjet dhe kallëzimet shpesh nuk regjistrohen, ku edukata është e zorshme dhe thuajse demaskilizuese dhe ku dinjiteti i punonjësit para eprorit është mision i pamundur. 

Ne nuk shohim sot ndonjë individ që të ketë cilësi intelektuale dhe etike të mendojë karrierë në polici ku aderon në përgjithësi një kontigjent njerëzor që e sheh rendin si garë muskujsh dhe intrige me krimin. Raportimi i para disa muajve i Top-Channel, sipas të cilit një qytetar nga Vlora ishte detyruar të denonconte në Policinë e Fierit sepse nuk kishte besim në komisariatin e qytetit të tij, flet shumë. 
Policimi në komunitet si ide kërkon tjetër sjellje dhe mendësi, vendosja e rendit nga ana tjetër kërkon trajtim financiar dhe pak më shumë tru sesa trashja e zërit. Një polici e mirë duhet së pari të dijë kush janë të drejtat e qytetarit, përpara sesa të sigurojë prezencë imediate. Por sa zbatohen këto të drejta në raste ndalimesh dhe arrestimesh? 

Kush mund të ketë respekt për imazhin e policit që ta zëmë me urdhër të shefit të del para makinës në orët e natës dhe të pyet: Ku po shkon? Kush ja jep këtë të drejtë? Si mund të besosh te një punonjës i tillë? 

Nuk kemi arsye të nihilizojmë, sepse përpjekje ka dhe punë janë bërë. Si përherë gjërat çalojnë në drejtim, por kur ato bëhen përgjysmë patjetër që në këtë situatë do të mbërrihet. Nuk është folur asnjëherë për mbrojtjen e figurës së policit. Bëhen takime, organizohen shou, operacione etj., por vendi vazhdon po njësoj. Jo më larg se një vit më parë, një analist i shquar i kohëve të shquara në të cilat jetojmë, tregoi se edhe i afërmi i një ministreje u kërcënua dhe se asgjë nuk ndodhi në rrugë ligjore. Di dikush se përse? Çfarë mesazhi përcillet në këtë rast? 
Shpresojmë që edhe z. Lleshaj ta shqetësojnë këto pyetje.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook