Lidhu me ne

Aktualitet

Opozita dhe “Puritanët”


E nëse opozita e drejtuar nga Lulzim Basha po bën lëvizjen për të sjellë një ndryshim, duke u përfshirë në procesin e reformës zgjedhore, kjo qenka zmbrapsje, por nuk “lexohet” si e tillë harrimi i përbetimeve të Edi Ramës se reformën zgjedhore do e bënte edhe pa opozitën, pasi i ka votat. Këtu mbyllin sytë e nuk e shohin si tërheqje, njëlloj si atë që nuk është më sekret: roli i ndërkombëtarëve në organizimin e asaj tryeze, jashtë kuvendit ilegjitim.

Bardh Spahia

I pabesueshëm mllefi i pa fre e pa llogjikë, që u derdh pacipësisht, pas angazhimit praktik të opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore.

Ka mes të mllefosurve naivë modestë, të cilët, me apo pa ndërgjegje po e paragjykojnë si lëvizje politike, por kush spikat janë qejfmbeturit patologjikë, delirantët, që kujtojnë se kanë monopolin e opozitarizmit, ndërsa “aksioni” i tyre, nuk del dot nga Facebook-u. Të njëjtët, që cuditërisht aktivizohen atëherë kur Rama është në vështirësi. Aty shfaqen si puritanë e sulmojnë pa fre Lulzim Bashën, herë pse vepron, e herë pse nuk vepron, sipas nevojës së kryeministrit. Padyshim që është sa qesharake aq edhe morboze kjo rropatje mendore, për ta trumbetuar uljen në tryezën e reformës zgjedhore, si një tërheqje të Lulzim Bashës para Edi Ramës e kauzës opozitare të vitit të fundit.

Prandaj le të shohim faktet, sepse ato janë më kokëforta se cdo klithje e çjerrë nga Facebook-u apo studiot televizive.

Lulzim Basha e ka bërë të ditur qëndrimin e opozitës për të kontribuar për reformën zgjedhore, menjëherë pas publikimit të 9 kushteve nga Bundestagu gjerman. Pra opozita u angazhua të kryente pjesën e saj të detyrës, për kushtin e reformës zgjedhore, sa i takon integrimit të vendit. Për pasojë, kjo “amnezia” e “puritanëve” të paguar a shërbyes me dëshirë, është krejt flagrante. Ulja në tryezë për të miratuar rregullat e lojës për zgjedhjet, historikisht në pluralizëm është bërë nga PD e PS, pavarësisht nëse kanë qenë në pushtet a opozitë. T’i lësh në dorë kundërshtarit hartimin e rregullave të lojës, ku ti vetë do përfshihesh, është më së paku dritëshkurtësi politike. Dhe vetë “puritanët” e dinë shumë mirë, se Edi Rama nuk është i lumtur që ky proces, po i del nga tradita e forcës së kartonëve në kuvend. A nuk e ka përdorur cdo herë arrogancën e kartonëve, si mjet “dialogu” me opozitën në gati 6 vjet, e prej një viti, po e përdor pa patur nevojë as të mbrojë formalisht vendimet e veta? Kjo sepse tufa e vet e të bindurve, është shtuar me ata që pretendojnë se shkelja e kauzës së partive, që i kanë kandiduar për deputetë, i bën “opozitarë”.

Sic ka thënë prej fillimit, PD nuk e njeh parlamentin ilegjitim, e deri më sot, asnjë tryezë zgjedhore ku ajo ka marrë pjesë, nuk është mbajtur në kuvend. Verbëria e qëllimshme nuk shmang atë që duket, deligjitimimin nga opozita të atij institucioni, e zhvendosjen e punës aty ku është opozita, jashtë parlamentit ilegjitim. Ky i fundit tashmë do ketë vetëm rolin noterial të miratimit të reformës së dakordësuar në atë tryezë katërshe, që aq shumë shqetësoi disa. Klithmat se PD pranoi të ulej me Damian Gjiknurin, ishin ku e ku më të forta, se heshtja e të njëjtëve “puritanë”, kur Damian Gjiknuri doli me zë në përgjimet e publikuara nga Bild, për krim zgjedhor në Dibër. E pra PD nuk i imponon dot Ramës se me kë do të përfaqësohet në këtë proces, qoftë edhe me njeriun që i solli tërmetin e votave në Dibër, për të cilën ka një dosje në prokurori, edhe me përgjime që u publikuan nga Bild. Në fakt është vetëm modeli aspak surprizë i Edi Ramës : të tillë njerëz i duhen, tek ata ka besim, ata janë fytyra e tij.

Miratimi sa më shpejt i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, plotëson kushtin e dytë të Bundestagut: miratimin me konsensus të reformës zgjedhore. Edhe “puritanët” e dinë se cili është kushti i tretë: zbatimi i reformës zgjedhore, e nëse ata dinë ndonjë formë tjetër zbatimi përvec mbajtjes së zgjedhjeve, le ta thonë, edhe pa klithur.

Kjo opozitë me Lulzim Bashën i ka dhënë provat e saj krejt qartë, se sakrifikon për kauzën ku beson. Dorëzimi i mandateve dhe refuzimi i zgjedhjeve të 30 qershorit ishin sakrifica jo e vogël politike, shpesh e anatemuar, por që shërbeu për t’u treguar shqiptarëve, se deri ku shkon Edi Rama për ta marrë vetë gjithë tepsinë, edhe pjesët që nuk i takojnë me ligj e kushtetutë.  Shqiptarët e ndërkombëtarët e panë qartë në 30 qershor, se si Edi Rama nuk bën dot zgjedhje të lira, edhe kur nuk ka rivalë! Akuzat e përsëritura të PD se Rama grumbullon rreth vetes të fortë e kriminele dhe përdor administratën për të siguruar në mënyrë jo ligjore votat, u provuan në dosjet 339 e 184, në Durrës e Dibër, të cilat cuditërisht janë strukur thellë në sirtarët e prokurorisë, ashtu si cështje të tjera, ku të përfshirë janë njerëz pranë kryeministrit. Njëlloj u pa se si përzgjedhja e njerëzve me të shkuar të errët nga Rama nuk është rastësi, a mungesë vëmendjeje, por një strategji e ndjekur edhe në votimet e 30 qershorit, ku rival kishte vetëm veten. A nuk ka shkuar në pesë numri i kryebashkiakëve socialistë të denoncuar nga PD, që nuk duhej të ishin në atë detyrë, vetëm 6 muaj pas atyre votimeve moniste? Cuditërisht ata që anatemojnë më fort Lulzim Bashën, që u ul në tryezën e reformës zgjedhore, nuk e hapën gojën asnjëherë, kur Edi Ramës kjo opozitë e drejtuar nga Lulzim Basha, ia rrëzonte një nga një pendët e fasadës, duke i lënë karkasën e kalbur të një pushteti të zgërlaqur nga pesha e zullumeve, që nuk mbulohen dot më. Të njëjtët “puritanë” që heshtën edhe kur e njëjta opozitë u qëndronte në krah kauzave qytetare, teatrit kombëtar, banorëve të Unazës apo gazetarëve. Nuk lëshuan asnjë rrokje, në favor të asnjërit nga këto grupime shoqërore, që do të thoshte në fakt qëndrim kundër Edi Ramës. As për familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit e që presin një zgjidhje që ende nuk duket kund, apo për mungesën e përgjegjësive për humbjen e 51 jetëve njerëzore.

E nëse opozita e drejtuar nga Lulzim Basha po bën lëvizjen për të sjellë një ndryshim, duke u përfshirë në procesin e reformës zgjedhore, kjo qenka zmbrapsje, por nuk “lexohet” si e tillë harrimi i përbetimeve të Edi Ramës se reformën zgjedhore do e bënte edhe pa opozitën, pasi i ka votat. Këtu mbyllin sytë e nuk e shohin si tërheqje, njëlloj si atë që nuk është më sekret: roli i ndërkombëtarëve në organizimin e asaj tryeze, jashtë kuvendit ilegjitim.

Ky vend që po zbrazet frikshëm ditë pas dite, që po i vidhen edhe burimet që duhet t’i liheshin brezave të ardhshëm, ka nevojë urgjente për rikthim në normalitet. Kjo opozitë e ka treguar se protestat nuk janë pika e dobët e saj, përkundrazi, sepse me dorëzimin e mandateve, u vu në krah të qytetarëve. Pra protestat janë gjithnjë aty, si opsion i shpirtit demokrat, por reforma zgjedhore me konsensus është një detyrë shtëpie sa për të tashmen, aq edhe për të ardhmen: ajo do i japë mundësi shqiptarëve të zgjedhin një qeveri të përgjegjshme dhe do i hapë vendit rrugën e bllokuar prej 2014-ës drejt BE, hapjen e negociatave të antarësimit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore12 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix12 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook