Lidhu me ne

Kryesore

Anisa Subashi: Në shkurt nis aplikimi për 1000 shtëpi me kredi të butë, risia për 2020

Voltiza Duro – Për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të kenë një banesë në Tiranë dhe që plotësojnë kriteret e paracaktuara, në muajin shkurt të këtij viti pritet të nisin aplikimet për 1000 shtëpi me kredi të butë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare,” drejtoresha e përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, Anisa Subashi, sqaron se janë dy kritere kryesore: kriteri i të ardhurave dhe pikëzimi dhe ndërkohë shton se aplikuesi do të skualifikohet nëse të ardhurat janë nën 31.000 lekë apo mbi 115.000 lekë. Më tej, Subashi bën me dije se kategoritë e favorizuara për të përfituar janë çiftet e reja, nënat kryefamiljare dhe komuniteti rom. Por cila do të jetë risia e këtij viti për programin social “Subvencionimi i interesave të kredisë”? Subashi thekson se këtë vit qytetarët mund të zgjedhin midis tre bankave për marrjen e kredisë, kjo si një mënyrë për të lehtësuar këstin dhe gjithashtu edhe kushtet e pagesës së tij. Edhe këtë vit, aplikimi për kredi të butë do të ketë dy faza, ndërkohë që Bashkia e Tiranës ende po punon për detajet, të cilat do t’i zbulojë në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës. Programi social “Subvencionimi i interesave të kredisë”, u vjen në ndihmë të gjitha çifteve të reja, të cilat kanë një nivel të caktuar të ardhurash nga punësimi dhe dëshirojnë të blejnë një shtëpi, por e kanë të pamundur të përfitojnë një kredi me kushtet e tregut.
Mund të shpjegoni për të gjithë të interesuarit se cilat janë kriteret e këtij viti për të përfituar kredi të butë?
Çdo qytetar i Bashkisë Tiranë mund të aplikojë në këtë program dhe mund të përfitojë prej tij. Në thelb dy janë kriteret kryesore, kriteri i të ardhurave dhe pikëzimi. Nëse të ardhurat janë nën 31.000 lekë apo mbi 115.000 lekë, aplikuesi skualifikohet. Gjithashtu, edhe plotësimi i të gjithë dokumentacionit është kusht për një aplikim të suksesshëm.
Sa është numri i përfituesve dhe cilat janë kategoritë më të favorizuara?
Numri i përfituesve nga programi i kredive të buta për vitin 2020 është 1000. Kategoritë e favorizuara për të përfituar janë çiftet e reja, nënat kryefamiljare dhe komuniteti rom. Megjithatë, ftojmë që të aplikojnë të gjithë qytetarët që gjykojnë se plotësojnë të gjitha kriteret e paraqitura nga Bashkia e Tiranës.
Kur do të hapen aplikimet për të interesuarit dhe sa afat kanë për dorëzimin e dokumentacionit?
Faktikisht jemi ende duke punuar me detajet, por mund të them se data indikative është fillimi i muajit shkurt.
A ka ndonjë risi krahasuar me një vit më parë?
Këtë vit qytetarët mund të zgjedhin midis tri bankave për marrjen e kredisë. Kjo do të lehtësojë këstin dhe gjithashtu edhe kushtet e pagesës së tij.
A do të ketë sërish dy faza për aplikimin? Ku duhet të bëjnë kujdes të interesuarit gjatë aplikimit?
Po, do të ketë dy faza për aplikimin për programin e kredisë së butë. Detajet e të cilave do t’ju bëhen me dije së shpejti, sepse ende po punohet për të. Gjithashtu, edhe detaje lidhur me dokumentacionin do të zbulohen gjatë mbledhjes radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet të miratohet gjithë procedura dhe rregullat që do të ndiqen.
Si do të bëhet përzgjedhja e fituesve?
Përzgjedhja e fituesve fillimisht do të bëhet përmes verifikimit dhe plotësimit të kushtit të të ardhurave. Më pas do të verifikohet edhe saktësia e dokumentacionit dhe së fundmi përzgjedhja do të bëhet edhe nga një sistem pikëzimi që do të adresojë përfituesit tek ata që kanë vërtet nevojë.

A kanë mundësi fituesit të zgjedhin banesën ku të dëshirojnë?
Patjetër, fituesit e programit mund të përzgjedhin lirisht vendndodhjen e shtëpisë së tyre, kudo, mjafton të përfshihet brenda territorit të Bashkisë Tiranë.
Sa është interesi i kredisë së butë dhe sa kohë do të kenë në dispozicion përfituesit që ta shlyejnë?
Kjo do të varet nga banka që do të zgjedhë familja aplikuese për marrjen e kredisë. Por koha varion nga 360 muaj në 420 muaj. Çdo interes mbi 3 për qind do të paguhet nga buxheti i shtetit.

360

Muaj, koha e shlyerjes
Kjo do të varet nga banka që do të zgjedhë familja aplikuese për marrjen e kredisë. Por koha varion nga 360 muaj në 420 muaj. Çdo interes mbi 3 për qind do të paguhet nga buxheti i shtetit.

1000 përfitues
Numri i përfituesve nga programi i kredive të buta për vitin 2020 është 1000. Kategoritë e favorizuara për të përfituar janë çiftet e reja, nënat kryefamiljare dhe komuniteti rom. Megjithatë, ftojmë që të aplikojnë të gjithë qytetarët që gjykojnë se plotësojnë të gjitha kriteret e paraqitura nga Bashkia e Tiranës.

31

Mijë lekë,  kufiri
Në thelb dy janë kriteret kryesore, kriteri i të ardhurave dhe pikëzimi. Nëse të ardhurat janë nën 31.000 lekë apo mbi 115.000 lekë, aplikuesi skualifikohet.

MË TEPËR

Kioske23 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar23 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore23 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix23 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix23 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar23 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix23 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix23 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix23 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook