Lidhu me ne

Kryesore

Vokshi akuza Ramës, nuk shkarkon kryebashkiakun e Bulqizës pasi përdor vetë drogë

Image result for vokshi

Albana Vokshi, PD.

Ish-deputetja e PD-së Vokshi, akuzoi sot Kryeministrin Rama se nuk po e shkarkon kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pasi edhe vetë është përdorues droge. Për këtë Vokshi argumentoi faktin se në një çështje gjyqësore që ka me Ramën, ai ka refuzuar 4 herë të kryejë testin e drogës:

“Edi Rama nuk e shkarkon kryebashkiakun përdorues të kokainës, sepse ka hallin e tij personal me kokainën, […] në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Rama refuzon të bëjë testin e drogës. Me seancën e sotme numri i refuzimeve nga ana e tij shkon në katër.”

Alla u denoncua me video nga gazetari Artan Hoxha se kishte marrë kokainë në publik. Çështja po hetohet nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, por ndërkohë ai mbetet në detyrë.

Ish-deputetja Vokshi rikujtoi se Kryeministri Rama kundërshtoi propozimin e opozitës që bashkë me dekriminalizimin të futej edhe testi i drogës për politikanët:

“[…] pika e vetme e rëndësishme me të cilën Edi Rama nuk ka ra dakord gjatë hartimit të ligjit të dekriminalizimit, ishte testi i drogës nga politikanët. Edi Rama ka frikë nga testi i drogës si djalli nga temjani, prandaj vazhdon ta refuzojë duke përdorur çdo mjet dhe mënyrë. Një kryeministër që merr vendime të rëndësishme nën efektin e drogës është një rrezik i madh për vendin dhe qytetarët e tij, prandaj, Edi Rama duhet të lejojë gjykatën që të bëjë transparencë.”

Vokshi tha se çështja për të cilën është paditur nga Rama ka të bëjë me koncesionin e shërbimit të checkup-it në shëndetësi. Ajo i kërkoi Kryeministrit publikimin e kontratës koncesionare të cilën qeveria e ka klasifikuar si “sekret tregtar”.

“Herët a vonë, sekreti i Edi Ramës do të zbulohet. Partia Demokratike do ta anulojë këtë koncesion. Ata që kanë vjedhur me vulën e qeverisë së tij do të dalin para drejtësisë dhe shqiptarëve do t’u kthehen paratë e vjedhura.”

Prej kohësh PD ka denoncuar koncesionet abuzive në shëndetësi, ku së fundmi ka deklaruar se koncesionin e checkup-it do ta dërgojë në SPAK. Qeveria ka dhënë me koncesion 4 shërbime shëndetësore, ku përveç checkup-it dhe sterilizimit janë edhe dializa dhe laboratorët. Por pavarësisht akuzave, Kryeministri Rama i mbron koncesionet si politika e duhur dhe më e mirë për shëndetësinë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix5 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi18 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi18 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix18 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix18 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske19 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook