Lidhu me ne

Aktualitet

A luftohet krimi pa hetuar lejet e Veliajt në Tiranë?

Nëse policët e OFL, që po bëjnë show në gjithë Shqipërinë duke ndaluar makinat e shtrenjta, kanë një mundësi për të treguar se e kanë seriozisht, ata mund të mos merren me dukjen e parave të krimit, por me lavatriçen kryesore të tij. Fjala është për flluskën e industrisë së ndërtimit në Tiranë dhe për absurdin e çuditshëm që, megjithëse shqiptarët emigrojnë, megjithëse po ndërtohet pa fund, çmimet në kryeqytet sërish rriten.

Një investigim i plotë i revistës Monitor flet për para të pista që po mbajnë të fryrë flluskën e ndërtimeve në Tiranë. Nisur nga konstatimi i Raportit Europian të drogave për vitin 2019, që konkludon se “në Shqipëri cash-i i përfituar nga kontrabandimi i drogave futet në Shqipëri me makina dhe investohet në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm“, shkrimi bën bilancet absurde të kapërcimit të shtrenjtësisë për M2.

Aty theksohet se sipas operatorëve të tregut, shtrenjtimi ka ndodhur në të gjitha zonat dhe është i dukshëm në pallatet e reja që sapo kanë nisur të ndërtohen. Mesatarisht, nëse do të blesh sot një hyrje, duhet të paguash 100- 150 euro më shumë për metër katror, sesa pak kohë më parë, madje në disa zona rritja është dhe më e fortë në 300- 600 euro më shumë.

Më e shtrenjta është zona e bllokut që ka dyfshin e rritjes (8.8%, çmimet shkojnë mesatarisht deri në 1450 për metër). Ndërsa ajo që ka pësuar rritjen më të ndjeshme është zona jashtë unazës (deri në 17% në harkun kohor të një viti). Nga një mesatare prej 850 euro për metër, sot flitet për çmime deri në 1050 euro.

Po si është e mundur kjo rritje gapopante çmimesh, kur Erion Veliaj po mbërrin rekordin e mbi 1000 lejeve të ndërtimit të firmosura prej tij? Asnjë ekonomist nuk mund ta shpjegojë atë në mënyrë racionale, veçse me burimin e parave të pista. Dhe nëse aksioni anti KÇK nuk mbetet vetëm në kuadrin e show-t që ndalon makinat e shtrenjta për t’i shfaqur në TV, ai le të futet të shikojë se nga rrjedhin paratë që mbajnë të fryrë flluskën e ndërtimit. Pa bërë këtë, gjithçka duket si një film i.parë edhe më parë.


Botuar më parë tek Lapsi.al.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Letersi13 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi13 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix13 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix13 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske13 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook