Lidhu me ne

Temporal

Ne rrëzuam bustin, ndërsa komunistët mbetën

Komunizmi kishte rënë! Ne rrëzuam bustin, ndërsa komunistët mbetën


Nga Mentor Kikia

Padyshim që sot reflektimet dhe fotot e kohës që tregojnë rrëzimin e bustit të diktatorit Hoxha do të sundojnë diskutimin publik.

Por unë doja që plot 30 vjet më pas, ta shikoja pak ndryshe rrëzimin e diktaturës dhe heroizimin tonë atë kohë.
Si fillim: A e rrëzuam ne dikaturën apo ajo ra vetë dhe na ftoi ti jepnim një dorë?

Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë që u çlirua nga komunizmi. Në Shqipëri ai ra pasi rumunët e kishin pushkatuar çiftin presidencial e i kishin tërhequr zvarrë. Komunizmi ra, në kohën kur nuk mund të mbahej më, pasi ekonomia kishte falimentuar tërësisht. Komunizmi iku pa shkrehur asnjë pushkë dhe më shumë dhunë është përdorur në protestat e vitit 2019 se në ato të 1990-1991. Pa llogaritur 1997, kuptohet. Komunizmi më i egër në Europë u dorëzua sepse falimentoi si kauzë dhe filozofi ndërkombëtarisht. Jo më kot në krye të “revolucionit” nuk ishte një disident, por një komunist dhe disa pinjollë të regjimit.

Megjithatë kjo nuk zbeh rolin e studentëve dhe të atij revolucioni që e përshpejtoi këtë rënie.
Unë doja ta shikoja në një tjetër kënd edhe “heroizmin e forcave demokratike”?

Heroizëm, më shumë se sa të shembësh një diktaturë, pavarësisht forcës së saj, është të mos lejosh më të të hipin në qafë dikatorë të tjerë. Ne komunizmin e shembëm, apo i dhamë një dorë të bjerë, vetëm si qeverisje dhe sistem politik. Por nuk e larguam si filozofi politike, as si mentalitet. Ne lejuam dhe mbështetëm të na qeverisin njerëz me tipaere të forta autoritariste, votuam që të nesërmen, sërish ish zyrtarë e funksionarë të regjimit komunist. Pranuam një metamorfozë të sistemin nga të njëjtët njerëz dhe procesi që na mundoi më shumë ishte të hapnim disjet e Sigurimit për të parë kush kishte shkaktuar viktima të pafajshme.

Ne nuk ndëshkuam as krimet as kriminelët, ndaj dhe sot 30 vjet pas rënies së atij busti, në tërhiqemi ende zvarrë si popull, duke u lutur që qeveria e ardhëshme të jetë më e mirë se ajo që është, edhe pse na del gjithmonë e kundërta.
Nuk mendoj se ka shumë arsye për të qenë të ngazëllyer sot për 20 Shkurtin!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske5 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar5 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore5 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix6 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix6 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar6 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix6 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix6 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix6 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook