Lidhu me ne

Aktualitet

Hajt baba të të tregoj arat…

FOTO DITE

Gafat e Ramës me Lavrov

Gafat e Ramës me Lavrov

Takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, rezervoi edhe një anë tjetër: atë të mungesës së thellë të njohurive të kryeministrit shqiptar të raporteve mes dy vendeve dhe historikut jo të largët të marrëveshjeve që ka nënshkruar Shqipëria me Rusinë.

Gjatë konferencës për shtyp me kryediplomatin rus, ky i fundit tha:

Lavrov: “Kur bëhet fjalë për telefonatat me gjasë ajo që çfarë ju përmendët reflekton gjërat reale. Sa i takon takimeve personale, në 2004 menjëherë sapo u emërova Ministër i Jashtëm i Rusisë bëra një takim në Tiranë dhe më pas nënshkruam një traktat miqësie dhe bashkëpunimi me Ministrin e Jashtëm të asaj kohe. Nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e la mënjanë këtë dokument, e harroi. Por ekziston, është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që ti kemi të qarta parimet e marrëdhënieve tona. Megjithatë jam i sigurt që do të komunikojmë përgjatë këtij viti nëpërmjet telefonit dhe do të diskutojmë çështjet e OSBE, jemi të gatshëm për këtë,” ..

Përgjigja e Ramës:

Rama: “Telefonatat që thashë që nuk janë bërë që nga Stalini do të vazhdojnë të bëhen me ju. Do të vazhdojmë të komunikojmë. Po ka pasur një marrëveshje të nënshkruar mes jush dhe udhëheqësit të sotëm të opozitës sepse ka qenë Ministër i Jashtëm i asaj kohe por më duhet t’i mbetem parimit që diçka që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme natyrisht nuk është se nuk duhet pranuar nga qeveria aktuale. Kur të kthehem në vend do ta shoh me kujdes dhe do t’ju dëshmoj që unë them çfarë bëj dhe bëj çfarë them,” 

Përgjigja tregon se si kryeministër dhe ministër i jashtëm, Rama nuk kishte asnjë informacion për marrëveshjen e vitit 2004 mes Shqipërisë dhe Rusisë.

Dhe veç kësaj deklaroi me vetësigurinë që karakterizon të paditurin, se që nga koha e Stalinit (në fakt prishja u bë në kohën e Hrushovit), nuk ka rënë as telefoni mes Tiranës dhe Moskës.

Lavrov, që është një ndër diplomatët më me përvojë në arenën nderkombëtare, shfrytëzoi rastin ta nxirrte bllof, por edhe të kujtonte se traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit i nënshkruar, nuk ishte ratifikuar nga pala shqiptare.

Nxorri kështu një problem për të cilin Kryeministri – ministër i Jashtëm nuk mund të mos ishte në dijeni. Një informacion që ai duhet ta kishte marrë me vete në vend të gazetarëve – shtëpiakë.

Në vend të ndjesës për ate përfaqësim të sikletshëm që po i bënte Shqipërisë dhe OSBE- së, Rama përfitoi që me të njëjtin shkëlqim injorance, te sulmonte sivëllanë e tij në krye të PD-së, duke e bërë “ministër të jashtëm të 2004” ndërkohë që atëherë PD ka qenë në opozitë.

Ministër i Jashtëm ka qenë Kastriot Islami.

MË TEPËR

Kryesore20 orë më herët

Rama në avion me paratë tona, nis turin e takimeve me diasporën

Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Lajmi bëhet i ditur prej...

Sport20 orë më herët

Ilir Metën e kap ngërçi teksa luan futboll në minikalçeto (VIDEO)

Ilir Meta ne kalceto Ndërsa ka shpallur luftën në partinë e tij ku flet për tradhtarë e nepotizëm, kreu i...

Mix20 orë më herët

Taylor Swift kritikohet nga fansat për këngën e re

Taylor Swift publikoi albumin e saj të 11-të në studio të premten. Por janë disa nga fjalët e këngëtares në këngën e...

Mix20 orë më herët

Pink padit Pharrell Williams

Pink ka ngritur padi ligjore kundër Pharrell Williams për përpjekjet e tij për të markuar termin ‘P.Ink’. Ekipi ligjor i këngëtares ngriti...

Mix20 orë më herët

Këto janë hapat që duhet të ndiqni çdo ditë për një lekurë perfekte

Hapat për të përsosur rutinën tuaj të mëngjesit Hapi 1: Pastrues.  Përdorni një pastrues që i përshtatet llojit të lëkurës tuaj....

Radar21 orë më herët

VIDEO-Dy fytyrat e Salianjit/ Dje me Bashën, sot i lëpihet Berishës

Ervin Salianji, është njeriu që dikur ishte në krah të Lulzim Bashës, ndërsa sot i lëpihet ish-kryeministrit Sali Berisha. Ne...

Radar21 orë më herët

“Xhaxhain tim e hëngrën kanibalët” – Si qendron e vërteta e historisë së xhaxhait të Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden duket se e ka ekzagjeruar duke treguar historinë e zhdukjes së xhaxhait të tij gjatë Luftës...

Mix4 ditë më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix4 ditë më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske4 ditë më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Facebook