Lidhu me ne

Aktualitet

Covidi dhe Cov-Edi

Dystopi –

Nga Erl Kodra

Romanet dhe filmat dystopian përshkruajnë një shoqëri në depresion të thellë (zakonisht shtypëse), ku dominon propaganda dhe mbizotëron një rend shoqëror utopik. Në krye të rendit, gjithmonë gjenden njerëz që kanë ngritur një botë sipas vizioneve të sëmura të liderit. Në veprat dystopiane qeniet njerëzore janë numra pa vlerë nominale si individ, ku ndërgjegjia nuk luan asnjë rol në shoqëri, sepse vetë shoqëria funksionon si një organizëm gjigand, gjithmonë sipas vullnetit të liderit.

Pavarësisht faktit se këto lloj veprash nuk janë ndërtuar mbi fabula reale, në të vërtetë, rende të tilla kanë ekzistuar dhe ekzistojnë: komunizimi dhe fashizimi ishin shoqëri të modeluara sipas vizioneve haluçinante të disa individëve që e shpallën veten lider të pagabueshëm.

Shoqëria shqiptare u modelua sipas vizioneve të sëmura të një individi pervers, duke shqyer jetën e bashkëkombasve, pa keqardhje. Në këtë kuptim, shoqëria jonë ishte tipikisht një dystopi, që e tejkalon çdo fantazi shkrimtari dhe regjizori hollivudian. Është për keqardhje që deri më sot nuk është shkruar ndonjë vepër e tillë, pavarësisht se ngjarjet reale që kanë përjetuar shqiptarët, do të ishin skena perfekte për filmat dystopian.

***

Bota gjendet nën terrorin e Covid-19, një grimce vrastare që vërtitet mes nesh, duke sulmuar thelbin e marrëdhenieve humane. Armë më vrastare njerëzimi nuk kishte njohur më parë. Aeroportet e metropoleve të mëdha po mbyllen njëri pas tjetrit; po ndalojnë trenat dhe anijet transoqeanike. Dhe të mendosh se ne e njohim vetëm fillimin, por jo edhe fundin e terrorit Covid-19!

Vendi ynë me kohë është endur në një realitet të çuditshëm, ku një grup individësh ka uzurpuar median, politikën dhe ekonominë e vendit. Pjesa tjetër zvarritet në një lloj biznesi mbijetese, ndërsa rreth 500.000 mijë qytetarë janë në zgrip të ekzistencës.

Çdo lexues potencial i këtij teksti e kupton se çfarë është realiteti ynë; sepse shumica po e përjetojnë në lëkurë mbylljen brenda katër mureve, ditën për diell. Shumica e di se çfarë do të thotë, kur të mbarojnë ushqimet në frigorifer, por disa mijëra të tjerë gjenden nëpër çadra, pa mure dhe çati. Shumë prej jush po bëjnë llogari të thjeshta, se sa ushqime ka në shtëpi, sa lekë ka akoma, dhe nëse do të marrë rrogën ditën e caktuar. Pas disa ditësh shumë prej jush mund të gjenden në kushtet e karantinës, pa ushqime, pa shpresë, pa zgjidhje. Tensioni do të rritet mes jush, brenda katër mureve, ndërsa në rrugë është e ndaluar të dalësh; Covid-19 dhe Cov-Ed-20 kërcënojnë ekzistencën tënde fizike.

Secili sipas mënyrës së tij të ndyrë.

Cov-Ed-20 i mëshon dhunshëm dominimit të gjithçkaje. Ai mendon se fjala e tij është vetë rruga, e vërteta dhe jeta. Ndaj ai flet, bërtet, çirret, sakatoset, sikletoset për një popull pa mend, që nuk i kupton vizionet e tij për shpëtimin e popullit në këto kohë apokaliptike. Fundi i botës të duket edhe më i dhunshëm me këtë lider zgërhyell të gjatë, që flet për masa dragoniane.

Vetëm kaq.

Nga Kulla e Surrelit, “burri” mjekërbardh shpall fermanet se si do të ndëshkohen vdekatarët e shkretë, që kapen duke thyer urdhërin e “hyjnisë”. Anipse, uria mundet të të mposhtë arsyen racionale, dhe ke marrë rrezikun në sy nga Covid-19.

Asnjë fjalë, asnjë shpresë se Zoti i Shqipërisë nga Kulla e Surrelit do të hapë dyert e thesarit sekret, prej 800 milionë euro.

Dystopia ka pushtuar shpirtin dhe shtëpinë e njerëzisë, ndërsa rrugët e shkreta shkëlqejnë nga rrezet e diellit. Edhe sa ditë, javë apo muaj mund të durojmë pa shpresë?

Shpresë nuk ka.

Covid-19 është i pashpirt, ndërsa Cov-Ed-20 është vetë skëterra.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske9 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar9 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore9 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix9 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix9 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar9 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix9 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix9 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix9 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook