Lidhu me ne

Kryesore

Simptomat e reja të koronavirusit; Humbja e ndjesisë së shijes dhe nuhatjes

Simptomat e reja të koronavirusit; Humbja e ndjesisë së shijes dhe nuhatjes

Për të kuptuar nëse jeni të infektuar nga koronavirusi, tashmë duhet t’i kushtoni vëmendje dy simptomave të reja të COVID-19, përveç atyre që dihen. Simptomat e reja të sëmundjes janë dhe paaftësia e nuhatjes dhe shijimit.

Ky fakt u bë me dije nga doktor Hendrik Streeck, një virolog nga qyteti i Bonit, i cili po studion përhapjen e koronavirusit të ri në zonën Heinsberg, vendi me më shumë të prekur në Gjermani. Gjatë një interviste për mediat gjermane mjeku ka deklaruar se me të gjithë të prekurit nga virusi me të cilët kishte biseduar, kishin raportuar edhe këto dy simptoma kur kishin kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas mjekut, paaftësia e nuhatjes ishte shumë e theksuar, pasi kishte pasur raste që një nënë nuk ishte në gjendje të nuhaste pelenën e papastër të fëmijës, ndërsa të tjerë nuk nuhasnin erën e shampos.

Por, në cilin moment të infeksionit ndodhin këto simptoma?

“Ende nuk jemi në gjendje të themi se kur vihen re këto simptoma, por mendojmë se ndodhin në fazë të përparuat të infeksionit,” është shprehur mjeku.

Konfirmimi i pretendimeve të virologut gjerman vjen edhe nga Massimo Galli, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Milanos dhe drejtues i të njëjtit seksion të Spitalit Sacco. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ai raportoi se “tek pacientët tanë shpesh shohim simptomat e anosmisë (ndryshimi i ndjenjës së nuhatjes) dhe dysgeusia (paahtësia e ndijimit të shijes), gjithashtu në fazë fillestare të infeksionit.

“Të dhënat e vëzhgimit shkencor mbi këtë aspekt nuk janë ende të disponueshme, unë po flas për vëzhgimet personale dhe të ekipit tim. Humbja e ndjesisë së shijimit dhe nuhatjes mund të shfaqet edhe në infeksione të tjera të traktit respirator, por kemi parë që në rastin e Covid-19 shfaqet shumë shpesh. Padyshim që nuk është një simptomë fillestare. Për momentin nuk e dimë nëse shqetësimi është kalimtar, por të shpresojmë të jetë i tillë. Por, unë mund të them me siguri se është një simptomë që shfaqet drejt fundit të infeksionit, pra kur pacienti është në rrugën e shërimit,” tha mjeku.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix2 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook