Lidhu me ne

Temporal

Shënime për Kinën

Autori: Edmond Bejtaj

Shënime për Kinën

(D.m.th për virusin që na erdhi nga Kina)

1- Nëse do flasim për lufte, virusi e ka fituar tashmë luftën me ne, përderisa na i ndryshoi zakonet e përditshme pa na lënë asnjë afat përfundimi të betejës apo mundësi armëpushimi, e po ashtu me shumë gjasa do na e modifikojë jetën në të ardhmen, duke na shtyrë ta rikonceptojmë atë në përputhje me përvojën e shëmtuar që po kalojmë.

Por më pak nga të tjerët duhet të flasim për luftë ne shqiptarët, që mezi kompletojmë me këpucë edhe një togë ushtarësh, që edhe urdhrat që u japim ushtarëve gjatë betejës i ndryshojmë akoma pa i dhënë mirë, e që në këtë betejën aktuale të parët na u sëmurën një togë mjekësh.

2- Nuk më ngjallin asnjë ndjenjë të veçantë simpatike gjeste si ato të të kënduarit të himnit kombëtar apo brohoritjeve me flamurë nëpër ballkone në mbështetje të mjekëve që po luftojnë me heroizëm, qofshin këto ne Romë apo Tiranë, pasi më ngjajnë ose me të kënduarit e frikacakëve kur kalojnë natën neper pyll, e ose me të qarat nëpër varrime të cilat besoj se ne i bëjmë jo nga dhimbja për ata që na ikin, por nga dhimbja për veten që ngelëm pa ta.

3- Nëse virusi është produkt i nënës Natyre, atëherë nuk duhet t’i trembemi atij por ta mirëpresim dhe t’i dalim përballë me gjoks si çdo fenomeni tjetër që ajo na e dërgon bujarisht për të na vënë në provë, forcuar për të mirën tonë apo edhe asgjësuar për të mirën e saj.

Pra nëse ai është krijuar siç thonë, ngaqë një tip në Kinë hëngri një lakuriq nate megjithëse shokët i thoshin – Mos e ha mutin!, – ne nuk mund t’i nevrikosemi atij pafundësisht duke i thënë papushim – Pse e hëngre atë mut!? – por duhet t’i themi – Të beftë mirë, vazhdo të hash e mos u fryfsh!, – njësoj siç një tipi në tavolinë që na e çan trapin papushim duke folur ndërkohë që ne po pimë, kur na thotë – Hë ta them edhe këtë… – i themi – Po thuaje, ça të të themi ne, ti na e çave që na e çave, tani na e hidh edhe në erë po deshe!

E nëse virusi ka ardhur nga diku tjetër, atëherë mos e rruani hiç se nuk shpëtoni dot, ngaqë kush e lëshoi një herë e lëshon sa herë të dojë.

4- Atyre që skandalizohen për situatën e krijuar tashmë, kur nëpër spitale po merren vendime të detyruara për sakrifikimin e pleqve në këmbim të shërbimit për më të rinjtë, u them se kjo është një gjë e thjeshte dhe normale ngaqë është një formë logjike e aplikimit të dhunshëm të ligjit të seleksionimit natyror, i cili ka për qellim të lerë gjallë ata më të vlefshmit për vazhdimin e jetës.

Pra mos e vrisni mendjen për pleqtë kur të mbërijë virusi, se atëherë ata natyrshëm do sakrifikohen të parët për hatër të bijve te tyre (këtë e them ftohte fare duke qenë se ne shtëpinë time radhën për të vdekur e kam unë) por kujdesuni për ta në kohë paqeje, duke jetuar bashkë me ta në shtëpitë tuaja dhe mos i braktisur të vetëm apo nëpër azile, e duke u kujdesur gjithashtu edhe për varret e tyre, sepse është kollaj t’ia djegësh trupin tjetrit e ta bësh gur unaze, që kur të të pyesë tjetra – Uaaa, sa e bukur kjo unaza !, – ti t’i përgjigjesh me krenari – Ky është plaku im i paketuar fort !, – por është shumë e vështirë t’i vendosesh lule çdo muaj mbi varr atij që të lindi, e të qash atje duke e ndjerë gjallë atë dhe veten.

5- Pashë një ditë që njerëzit u shqyen të entuziazmuar mbas dikujt që tha një gjë të forte, tip – Epo shkoni t’ju kurojë Cristiano Ronaldo tani se ai paguhet shumë, kurse mjeket që ju shpëtojnë jetën, fare pak!

– Tani, unë e di mirë që një masë e madhe njerëzish do donin t’i shikonin të tjerët me këpucë të grisura dhe pa kokërr leku ne xhep, dhe mbase gjithashtu bota do u pëlqente të ishte e mbushur vetëm me mjekë dhe pacientë, mirëpo mua nuk më pëlqen hiç ajo që atyre u pëlqen, dhe prandaj them se bota ka shumë nevojë edhe për yjet e sportit, edhe të kinemasë, edhe të letërsisë, edhe të muzikës, edhe të artit, e natyrisht edhe për mjekët por edhe për pacientët, ose përndryshe më mirë të shuhet që tani, ose të paktën kjo bota ime le të shuhet, dhe pastaj ata që do mbeten, d.m.th pacientët dhe kandidatët për pacientë, le të jetojnë të lumtur duke pritur të sigurt ditën qe do paraqiten tek ai mjeku i çlodhur dhe i paguar si Ronaldo.

6- Dhe e fundit, ato maskat ndërrojini ndonjëherë se latë nam, ju janë mbushur me pluhur, pështymë dhe qurre, na hapët barkun, dhe në vend që t’ju hajë virusi do ju hajë pisllëku juaj!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook