Lidhu me ne

Kryesore

Rrëzimi i Albinit, triumfi i një modeli

Nga Armand Shkullaku

Kush e ka ndjekur trajektoren e shkurtër të këtyre pak ditëve të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës, nga marrja e detyrës e deri tek rrëzimi i telekomanduar mbrëmjen e së mërkurës, ka konstatuar kontrastin e tmerrshëm mes tij dhe një kapice politikanësh në dy anët e kufirit, që janë të gatshëm të zvarriten në çdo batak kulisash e të pranojnë çdo nëpërkëmbje, vetëm për të mbajtur pushtetin.

Në dekadat e fundit kemi përjetuar mutacione integriteti dhe deformime personalitetit të shkaktuara nga pushteti, të njëjta me ato të viruseve që duan të mbijetojnë duke rrënuar jetët e njerëzve. Pavarësisht vullnetit të qytetarëve, ne kemi parë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, se si zhvlerësohej vota e tyre nga kryqëzimet hibride mes partive që deri dje urreheshin dhe fara e sundimit papritur i bënte bashkë. Akuzat për vjedhje, vrasje, krime etj, e që shkonin deri tek shtretërit familjarë, papritur mbylleshin në arkiva përballë joshjes nga torta e pushtetit. Për vite e vite, vota kontrabandohet duke e futur në një krizë të thellë demokracinë e brishtë përfaqësuese, në emër të një grushti njerëzish që ekzistencën e tyre e kanë të lidhur vetëm me karriken ku vegjetojnë pa prodhuar asgjë të mirë për qytetarët e tyre.

Albin Kurti mund të kishte pranuar kompromis edhe me Hashim Thaçin, ai mund të mos i përjashtonte partitë e PAN nga një koalicion i mundshëm që mund ta mbante kryeministër. Ai mund ti thoshte edhe Rickit: “sir yes sir” dhe të vinte firmën mbi një akt që s’dihet se ku mund ta çojë Kosovën. Madje ai mund të mos i kthente mustaqet e Veliut në mustaqe të Çelos dhe të përtypte në heshtje nënshtrimin nga partneri qeverisës për të ruajtur pozitën e të parit dhe për të mbaruar punët e veta. Mund ta përkthente koalicionin qeverisës në koalicion të posteve dhe interesave duke ndarë pjesën e përfitimit që të gjithë të mbeteshin të kënaqur. Mirëpo Albin Kurti e kishte lexuar ndryshe votën e 6 tetorit.

Mijëra e mijëra njerëz që votuan për të dhe Vjosa Osmanin, votuan pikërisht për t’i dhënë fund pazarit të vjetër që nga kutitë nxjerr të njëjtin mall të skaduar, pavarësisht nga ajo që ke zgjedhur në vitrinë. Kurti mund të ishte zvarritur, siç kanë bërë të gjithë, për të garantuar numrat që do e mbanin në pushtet, mirëpo në dilemën për të qenë një nga ata, apo një model i ri i ndryshimit, ai zgjodhi të dytën.

Politikanë si Kurti e Osmani, janë adn-ja e pamodifikuar e atyre politikanëve që pushtetin e konsderojnë si një mjet për të arritur një qëllim dhe jo si qëllim në vetvete. Dhe qëllimi i këtij binomi në fushatën e fundit elektorale, ishte pikërisht ndryshimi i këtij modeli të politikanit. Të modelit të shpifur që harron çdo premtim pasi merr votat, që nuk e ka për gjë të tradhëtojë besimin e votuesve, që pranon çdo përdhunim personaliteti vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin- qëllimin ekzistencial të qënies së tij.

Në këtë kuptim, përballja e drejtpërdrejtë me një rrëzim të telekomanduar, ishte e mira më e madhe që qeveria 50 ditore e Kurtit, i bëri shoqërisë kosovare.

U rrëzua një qeveri, por mbijetoi një model. Çdo veprim tjetër i Kurtit mund të ishte mbijetesë për të, por triumf i virusit që do të vinte përfund çdo qelizë të shëndetshme të shoqërisë. Ai nxorri në pah hipokrizinë e fosileve të LDK dhe një pjese të elitave e mediave të Kosovës, që bërtisnin për ndryshim dhe kur ky ndryshim u erdhi tek dera u lemerisën si virusi nga vaksina. Sepse ata nuk mund të mbijetojnë dot në një terren të shëndetshëm, ku meritat ndahen sipas punës, fuqia sipas votës dhe të mirat sipas aftësisë. Të gjithë u bënë bashkë nën thirrjet “Amelika, Amelika”, për të fshehur kokën në zallin e paaftësisë dhe molepjes së tyre.

Rrëzimi i Albin Kurtit, është një shans më shumë që shoqëria kosovare të reagojë ndaj të keqes që tenton t’i marrë frymën. Albini i vetë shkoi i qetë drejt këtij fundi, jo sepse është i sigurt në fitoren e ardhshme, por sepse motivi i qenies së tij politike nuk qenka dhe nuk është pushteti me çdo kusht. Ndoshta kjo e bën modelin e tij të jetë i frikshëm për të tjerët, edhe kur është i rrëzuar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix4 orë më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske5 orë më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Kryesore5 orë më herët

Neritan Sejamini analizon deklaratat e Metës: Janë skandaloze, përfiton vetëm qeveria

Ilir Meta dhe Neritan Sejamini Në emisonin “Të paekspozuarit” analisti Neritan Sejamini u shpreh se mënyra se si flet ish-presidenti...

Mix5 orë më herët

Koha fluturon, vajza e Tom Cruise dhe Kate Holmes bëhet maxhorene

Suri Cruise po feston moshën madhore. Paparaci ka kapur një foto të saj teksa shëtit me një shoqe. Në njërën...

Mix5 orë më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin e gjirit

Olivia Munn është duke detajuar diagnozën e saj të kancerit në fazën 4, e cila e çoi në një mastektomi...

Radar5 orë më herët

Kim Jong Meta bën susta për krahët, “shërbëtorët” e tij mbajnë shënime

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Çim Pekën. Para intervistës, ai ka publikuar një video nga zyra e vet....

Radar5 orë më herët

Lulzim Basha: Rama e mund Berishën sa herë t’i dojë qejfi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në News24, është shprehur se “problemi i Edi Ramës” është me të dhe...

Radar5 orë më herët

Monika Kryemadhi konfirmon “ndarjen”: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën. Palë të treta kanë hyrë në jetën tonë

Në përfundim të intervistës për “Opinion” gjatë së cilës Monika Kryemadhi foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirisë, sulmet e...

Radar1 ditë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Facebook