Lidhu me ne

Kryesore

Si zakonisht, pas frikës nis arroganca dhe krekosja

Nga Respublica.al

Shikojeni kryeministrin e Shqipërisë se çfarë bën ditë pas dite. Në fillm injoronte rrezikun e pandemisë. Tallej. Por deri këtu nuk ka ndonjë gjë për ta akuzuar. Fundja të gjithë në botë u tallën deri sa u kapën gafil. Problemi nis më pas, kur krahas përpjekjes për të përballuar situatën, të duehet të mbulosh edhe dobësitë organike që kanë qenë aty dhe ke bërë sikur nuk i ke parë.

Ditë pas dite nuk dilte nga shtëpia. Pastaj e vrau frikën, tani ka nisur edhe del edhe rrugëve. Me gjasë i kanë thënë se flama që ka rënë nuk është edhe aq flamë. 

U pyet live se çfarë do të bëhet me qytetarët shqiptarë që janë jashtë. Tha po live se kjo është luftë dhe nuk ka se çfarë të bëjë. Sot ka shpallur se Lasgushi – që kushedi si kthehet në varr nga përdorimi I emrit të tij – do të sjellë shqiptarët nga mbarë bota. Sepse ne nuk mund t’I harrojmë ata.

Pasi nxori disa akte normative dhe urdhëresa për kufizim dhe karantinë, në fund fare u kujtua për ekonominë për të cilën ka shumë diskutim. Zoti Rama po intuitizon se dhuna e re psikologjike mbi shqiptarët në këtë drejtim po asimilohet si çdo formë dhune në këtë vend dhe sot, nga toni solidar dhe i dhembshur që kishte pak ditë ma parë ka treguar sërish veten.

Qeveria mbahet me kontribute e jo me dëshira e dokrra rrjetesh sociale.  Kamatvonesat i falëm se jemi në luftë përndryshe kurrë s’do e lejoja, kjo e dobëson OSHEE, nëse këtë goditje duhet ta mbajë për të lehtësuar njerëzit, mospagesa e dritave e rrëzon përtokë sistemin elektrik.

Kjo do na e bënte të pamundur jo fitoren por edhe mbarimin e kësaj lufte. Pra një për të gjithë e të gjithë për një, shteti sa të mundet e secili për shtetin sa i takon, s’ka rrugë tjetër

tha z. Rama.

Pastaj letërsia:

Unë po bëhem e të gjithë ne po bëhemi 14 copash që të mos lëmë asnjë prej jush vetëm. Shoh disa që rrinë brenda e bëjnë lloj lloj komentesh në rrjetet sociale për popullin që po vdes për bukë medemek, me kërkesa absurde deri për të mos paguar dritat, me tallje për policët, këto janë të turpshme, në një kohë kaq të vështirë kur duhet durim inkurajim e unitet kombëtar. Ne s’kemi një shkop magjik e s’jemi një shtëqpi e pasur, edhe se me thënë të drejtën as në shtëpitë më të pasura të Ballkanit s’po shoh të bëhet ndonjë mrekulli e vecantë për këta njerëz të kapur befasisht. Unë s’do lë gjë pa bërë por dreqi e mori futeni mirë në kokë se jemi në luftë e secili duhet të shtrëngohet

Zoti Rama thotë se fali gjobat dhe na e kujton se këtë e bën për NE. Në Shqipëri ka 30 vjet që bëhet kjo punë me energjinë. Ku qëndron këtu e reja? Ato gjoba, njësoj si detyrimet e pambledhura të biznesit apo sanksionet administrative qëndrojnë me vite dhe parazitojnë në sistemin e tatime pa u shlyer. Të dhënat e mbledhjesë së të ardhurave në këtë vend janë të ulëta, pa folur për masat groteste moralizuese që kanë sjellë edhe ulje të bazës së tatueshme.

Zoti Rama është ai që ka iniciuar një amnisti fiskale që do legalizonte çdo para të paregjistruar, si vallë sot na quhet për gjë të madhe kamata e energjisë?

Zoti Rama ka dalë nga kllapia e frikës së ditëve të para dhe siç e ka zakon ka marrë një shkop në dorë dhe po preson majtas e djathtas duke i thënë miletit të shqiptarëve: bëni si të bëni dhe mos u ndjeni!

Edhe njëherë në pikën e nisjes: dy duar për një kokë!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske1 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix2 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix2 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar2 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix2 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix2 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix2 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook