Lidhu me ne

Gatime

Lista / Ushqimi për gastrit

Ushqimet Ideale që Duhet të Përdorni për të Luftuar Gastritin

nga AgroWeb

Ato që sugjerohen të shtohen në ushqimin tuaj janë: qumësht dhe kos pjesërisht i skremuar. Foto: Flickr

Gastriti është një sëmundje shumë e përhapur që prek organin kryesor të sistemit tretës.

Simptomat e gastritit janë specifike dhe mund të evidentohen shumë thjesht.

Disa nga simptomat më të lehta për t’u spikatur janë dhimbjet e stomakut, ndjesia e djegies, një tretje e ngadaltë e fryrje e organizmit.

Shkaktarët kryesor të gastritit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, helikobakteri pilor është dhe shkaktari kryesor i gastritit kronik.

Por dhimbjet e stomakut mund të kenë origjinën edhe nga abuzimi me alkoolin, duhanin dhe kafeinën.

Por rol kryesor luan dhe ushqimi, nëse hani vetëm ushqime me përmbajtje të lartë yndyrnash, dëmtoni mukozën e stomakut.

Yndyrnat e tepërta nxisin prodhimin e tepërt të acidit të vetë stomakut, duke krijuar mundësinë e formimit të plagëve ulçeroze.

Gjithashtu konsumimi i disa medikamenteve si aspirina por dhe stresi mund të provokojnë gastritin.

Çfarë i duhet stomakut tuaj

Ndarja e disa vakteve të vogla përgjatë ditës, në orare të përcaktuara. Mund të duket diçka e bezdisshme, por nëse hani nga pak por më shpesh mbani nën kontroll nivelin e acidit tretës që prodhohet në stomak.

Përtypja e vëmendshme dhe e ngadaltë e ushqimit. Një nga hallkat kryesore të ushqyerjes së shëndetshme, është pikërisht bluarja e ushqimit. Ndaj këshillohet që gjatë kohës që hamë, të mos shohim televizor apo të merremi me telefonin.

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për gastritin

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ato që sugjerohen të shtohen në ushqimin tuaj janë: qumësht dhe kos pjesërisht i skremuar; peshk apo mish pule; djathë pa yndyrë; ushqime të gatuara me avull apo të pjekura lehtë.

Ushqimet që duhet të shmangni janë: mishi i kuq; pijet alkoolike; kafe; apo ushqime të shpejta.

Është e rëndësishme të dini se

Ngrënia me tepri shkakton një mbi-prodhim të lëngjeve gastrike që rrisin presionin brenda në stomak.

Edhe mos ngrënia e vakteve është e dëmshme, pasi nuk ka ushqime që të përthithin acidin e prodhuar.

Gjëja më e keqe është kur zgjedh të shuash urinë me patatina, brioshë, çokollata që shkaktojnë përkeqësim të shëndetit të stomakut.

Ushqimet e yndyrshme, alkooli dhe çokollata shkaktojnë dhe refluksin e acidit gastrik.

Ndërkohë që ushqimet shumë të ngrohta apo shumë të ftohta krijojnë një çekuilibrim të mukozës së stomakut. /AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore10 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix10 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi23 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi23 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix24 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix24 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske24 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook