Lidhu me ne

Kioske

Enkel Demi flet për bashkëshorten: Njerëzit mendojnë se është e rreptë por ja si është Mesila në shtëpi

Gazetari Enkel Demi ka qenë i ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan ku foli për jetën e tij profesionale dhe atë private.

Gazetari u shpreh se ndihet i bekuar nga Pernëndia për familjen që ka ndërsa sa i përket bashkëshortes e tij, politikanes Mesila Doda, shprehet se është një njeri i vendosur dhe shumë shpesh i thotë gjërat ashtu siç i mendon dhe kjo ka krijuar herë pas here një imazh jo të mirë për të në publik.

Teksa u ndal të fliste për familjen e tij, Demi u shpreh:

“Ne jemi shumë të lidhur më njëri tjetrin, edhe sot e kësaj dite vazhdojmë dhe rrimë bashkë, jetojmë dhe rrimë të gjithë bashkë. Bashkë me ne është dhe nëna ime, domethënë jemi 5 veta në shtëpi, që jetojmë të gjithë dhe jemi goxha të lidhur. Njëherë në ditë jemi të gjithë bashkë.”

Tashmë që Enkeli dhe Mesila kanë më shumë se 20 vite bashkë dhe janë rritur në sytë e publikut, si një bilanc i kësaj lidhjeje Enkeli i shpreh se ai ndihet njeri i bekuar nga Perëndia.

“Unë ndihem njeri me shumë fat. Pavarësisht se si ka shkuar rrugëtimi ynë në jetë, mendoj që jemi në një fazë të jetës që mund të na shkojë dhe fjala lumturi.”- tha ai.

I pyetur nga drejtuesja e programit lifhur me mendimin që kanë krijuar njerëzit për Mesilën si një grua e fortë si tha se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ai e përshkroi bashkëshorten si njeri të vendosur dhe që shumë shpesh i thotë gjërat ashtu siç i mendon dhe kjo ka krijuar herë pas here një imazh jo të mirë për të.

“Sikur ajo është një grua e fortë, e rreptë, sikur gjithë ditën grindet edhe gjëra të kësaj natyre. Është krejt e kundërta, është një njeri shumë sentimental si natyrë, gatuan shumë mirë, bën punë shtëpie, është me një sens humori të jashtëzakonshëm. Megjithatë për disa njerëz nuk ka arritur dot ta përcjellë, edhe për faktin se në disa momente të forta politike, ajo ka qenë e pranishme në studiot televizive dhe ka mbajtur ca qëndrime, që njerëzit mund t’i kenë ndarë më dysh. Është e ndershme dhe unë nuk do t’ja kërkoja kurrë që të bënte të kundërtën e asaj. Ajo ashtu është, domethënë është shumë e ndershme në atë që thotë, domethënë e beson atë që thotë, nuk thotë një gjë që nuk e beson.

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix7 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi20 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi20 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix20 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix20 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske21 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook