Lidhu me ne

Aktualitet

Si do ta rrëzojmë Edi Ramën?


Nga Mentor Kikia-

Po pranojmë aforfe, që Edi Rama duhet larguar një orë e më parë nga qeveria. Ka dy mënyra që kjo të ndodhë. E para, janë zgjedhjet normale. Nëse njerëzit nuk e duan, atëherë nuk do ta votojnë. Kjo është ideale, por në Shqiperi nuk funksionon mirë. Opozita thotë se Edi Rama i vjedh zgjedhjet. Çdo opozitë e ka akuzuar qeverinë për vjedhjen e zgjedhjeve.

Rruga e dytë është revolta. Pra, njerëzit ngrihen në protestë dhe qeveria, përballë zemërimit të popullit, jep dorëheqjen dhe vendi futet në zgjedhje të parakohshme. Por edhe ky skenar u provua. Vitin e kaluar opozita mblodhi shumë njerëz në protesta, që ishin më të mëdhatë pas artyre të 1990-ës. Por sërish qeveria nuk ra. Protesta u përshkallëzuan, duke përdorur edhe zjarrin në institucione, ndërsa shteti u përgjigj me dhjetëfishin e dhunës. Këtu ndërhynë “ndërkombëtarët”, dhe thanë se nuk është e denjë për një vend të NATO-s që qeveria të bjerë me kryengrijte.

Atëherë opozita vendosi të ulej e të riparonte ligjin zgjedhor, që Rama dhe kushdo që të vijë pas tij, të mos i vjedhë më zgjedhjet. Një ligj që në fakt vetëm u arnua, sipas interesit të përbashkët të PD e PS, për të mos e ndryshuar sistemin.

Por tani jemi rikthyer sërish në pikën zero, atje ku ishim plot në vit më parë. Opozita sërish në protestë dhe sërish jashtë institucionit për të riparuar ligjin zgjedhor.

Unë nuk jam kundër protestës. Madje mendoj se duhet protestuar vazhdimisht, edhe kur nuk ka arsye madhore, për ta mbajtur qeverinë nën presion. Por pyetja është: Çfarë do të arrijmë me këto protesta? Cili është objektivi i tyre? Rrëzimi i qeverisë? Zgjedhje të parakohshme? Çfarë?

Me dhunë qeveria nuk do të bjerë. Ky kapitull u mbyll vjet, kur opozita u bë gati të digjte qendrat e votimit. Pas një viti janë zgjedhjet e radhës. Por me çfarë ligji do të votohet? Sërish me atë që po bën vetë PS, me ndihmën e një tufe idjotësh që i bëri dhuratë PD-jë në parlament? A do të jemi pas një viti para faktit që PD nuk do të hyjë në zgjedhje sepse ligji nuk është i mirë?

Protesta është frymëmarrje për demokracinë. Unë i përulem edhe një njeriu të vetëm që proteston, për çfarëdolloj arsyeje. Por PD nuk duhej ta braktiste reformën zgjedhore meqë zbriti në protestë. PD duhej të kërkonte madje të ndryshonte shumëçka në atë ligj, derisa është kusht që ajo të bëhet me konsensus. Ndërsa PD gjen të ikë, për t’ia lënë në dorë vetëm PS-së. Ne kemi nevojë për një ligj zgjedhor që të garantojë pushtetin e votës së popullit. Ne kemi nevojë ti ndërrojmë qeveritë jo përmes kryengritjeve, as kur ato të jenë kalbëzuar vetë nga korrupsioni, por kur ta mendojmë ne se ato nuk punojnë mirë. Ndaj ai ligj duhet bërë maksimalisht i mirë. Për të garantuar një votë të lirë e të drejtë, si mënyra e vetme për të larguar nga pushteti Ramën dhe të gjithë ata që do të vijnë pas tij.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore1 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix1 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix1 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook