Lidhu me ne

Gatime

Përshesh me kulaç gruri dhe gjel deti (recetë tradicionale nga mamaja)

Përsheshi dhe gjeli i detit janë pjata kryesore e çdo familje shqiptare për darkën e Vitit të Ri. Gjatë kalimit të viteve kjo recetë ka ndryshuar duke i future elemente shtesë. Në këtë postim do t’ju paraqesim recetën tradicionale se si gatuhet përsheshi me kulaç gruri dhe gjel deti.

Gjeli i detit

Përbërësit për kulaçin:

  • 1 kg miell
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • Kripë
  • 2 vezë
  • Ujë

Përgatitja: marrim miellin dhe i bëjmë një gropë të vogël në mes. Dalëngadalë i shtojmë vezët, kripën, sodën dhe ujin. E punojmë miellin mirë me dorë, derisa të formohet një brumë kompakt (jo shumë i fortë). Merrni një tepsi, lyejni me pak vaj dhe shtroni brumin, të cilin mund ta dekoroni me dhëmbët e pirunit. Piqeni kulaçin në temperaturën 200 gradë, derisa ai të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe. Pasi ta nxirrni kulaçin nga furra, mbështilleni atë me një pecetë të thatë dhe lëreni të qëndrojë vertikalisht, në mënyrë që most ë thahet dhe të mbajë fortësinë e duhur.

Përgatitja e përsheshit: Merrni një tenxhere të thellë dhe hidhni gjelin e detit, ujë dhe kripë. Ndërkohë që mishi i gjelit të detit po gatuhet përgatisni përsheshin.

Përbërësit e përsheshit:

  • Kulaçi që përgatitët më sipër
  • Lëngu i gjelit të detit
  • Të brendshmet e gjelit të detit (nëse nuk doni mos i përdorni)
  • Gjalp ose vaj ulliri
  • Kripë dhe erëza si nenexhik i thatë, rigon, piper.

Merrni një tigan të thellë dhe shkrini gjalpin ose vajin e ullirit dhe kavarsisni qepën, të cilën duhet ta prisni në copa të vogla. Më pas shtoni edhe të brendshmet e gjelit të detit, të cilat duhet t’i prisni gjithashtu në copa të vogla. Kur qepa të ketë marrë ngjyrë transparente, shtoni kulaçin të cilin duhet ta keni thërrmuar më parë në copa të vogla. Ndërkohë hidhni dalëngadalë lëngun e gjelit të detit, derisa të mbulohet sipërfaqja e kulaçit të thërrmuar. Rregullojeni shijen me kripë, nenexhik, rigon dhe erëza të tjera që dëshironi. Mbulojeni përsheshin me kapak, derisa lëngu i mishit të jetë bashkuar tërësisht me kulaçin.

Në përfundim, servireni përsheshin të nxehtë të shoqëruar me një copë mishi nga gjeli i detit.

MË TEPËR

Letersi35 minuta më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi38 minuta më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix45 minuta më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix46 minuta më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar13 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix13 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix13 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal13 orë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix1 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook