Lidhu me ne

Kryesore

Taulant Muka: Në Shqipëri po tentohet infektimi masiv i popullatës për të zgjatur gjendjen emergjente

Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka, ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë Rama, lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Ndërkohë që po lehtësohen masat e vendosura për frenimin e koronavirusit, në ditët e fundit kemi patur rritje të numirt të të infektuarve. E madje vatra më e fundit është në QSUT, që Muka e sheh si shenjë alarmi.

Në një lidhje me televizionin A2 CNN, ish-zv.ministri dhe epidemiologu tha se drejtori i QSUT-së duhet shkarkuar pasi mban përgjegjësi për mos zbatimin e protokollit duke lejuar përhapjen e infeksionit mes stafit.

 “Shifrat e fundit, besoj se janë një shenjë alarmi pasi po bëjmë një hapje të pakoordinuar. Në Zvicër jeta ka filluar prej javësh dhe nuk ka luhatje të shifrave. Më shqetëson se vatra e infektimit është një vatër spitalore. Kjo do të thotë se në Shqipëri nuk e kanë marrë me seriozitet. Nëse nuk ka ndërgjegjësim te stafet mjekësore nuk dua të mendoj për ndërgjegjësimin te qytetarët. Drejtori i QSUT-së duhet të shkarkohet, pasi është përgjegjësi kryesor për ngjarjen. Ka një protokoll dhe ai duhet të zbatohet”, u shpreh Muka.

Madje, më tej ai deklaroi se po tentohet infektimi  masiv i popullatës, me qëllim që të shtyhet gjendja e emergjencës.

“Duket se shumica e shoqërisë po beson se kjo është një konspiracion, për shkak të mënyrës se si është trajtuar nga politika shqiptare. U trumbetua nga qeveria se ka bërë një punë të madhe me 25 raste në ditë dhe kur sot kemi 25 raste, ne hapemi pa pikë problemi. Qeveria nuk ka bërë detyrën e saj, krijimin që vjen përmes laboratorëve të rinj. Po bëhet një hapje e pakoordinuar, e cila mund të vijë me rrezik të lartë dhe mund të rrezikojë mbylljen e vendit, pasi shtetet e tjera mund të bllokojnë kufijtë me Shqipërinë, nëse ka rritje të rasteve. Unë kam frikë dhe uroj të jem i gabuar, por në Shqipëri po tentohet një infektim masiv i popullatës, me qëllim që gjendja e emergjencës të shtyhet më tej. Kjo është e frikshme, pasi ne kemi një humbje të madhe ekonomike dhe nuk mund të ndodhë një izolim tjetër për Shqipërinë”, tha Muka.

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore11 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix11 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook