Lidhu me ne

Kryesore

Të tjera kulla gjigande ngjitur me sheshin Skënderbej: Hapen themelet e 25-katëshit


Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk i përgjigjet shtysave të tregut ku kërkesa që rrjedh nga bumi ekonomik do të çonte vetvetiu në ndryshime kaq të hovshme.

Në anë të Hotel Tiranës në vend të ndërtesës monument kulture ku nisi fillimisht të funksionoje Banka e Shtetit Shqiptar do të ngrihet një kullë 25 katëshe që imiton bustin e heroit kombëtar, Skënderbeut.

Projekti i kullës, i quajtur “Tirana’s Rock” është publikuar nga Portali Shqiptar i ndërtuesve, por objekti ka marrë edhe miratimin e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Këto ditë janë prishur objektet ekzistuese për t’i lënë vend kullës së radhës.

Objekti, i cili ngrihet mbi një parking nëntokësor 5 katësh, konsiston në rreth 29,300 metër katror ambiente tregtare, zyra dhe njësi banimi. Apartamentet përbëjnë pjesën kryesore të projektit. Ndërsa ambientet tregtare do të jenë të aksesueshme nga ana e sheshit Skënderbe.

Trualli ku do të zhvillohet projekti që propozohet, kufizohet nga rruga e “DIBRES” që ndodhet në Jug, Unaza e Vogël në Veri. Trualli është pjesë e zemrës së qytetit të Tiranës.

25 katëshi është projektuar nga studio holandezë MVRD për llogari të kompanisë së ndërtimit Ana shpk.

Kompania ANA është krijuar në vitin 2003, me aktivitet në import-eksport, sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Kompania kishte rreth 38 milionë lekë të ardhura në vitin 2018 (rreth 312 mijë euro), me një përgjysmim në raport me vitin e mëparshëm, sipas bilancit zyrtar.

Totali i kapitalit të kompanisë është rreth 850 mijë euro. Detyrimet totale janë 5.7 mln euro (1.4 mln euro kredi dhe pjesa tjetër kryesisht arkëtime në avancë për porosi), çka bën që raporti detyrime/kapital të jetë 6.7, shumë më i lartë se mesatarja prej 0.5-1, që preferojnë bankat për të dhënë kredi.

Në kahun e aktiveve (total 6.5 mln euro), kompania ka aktive afatgjata në formën e makinerive dhe pajisjeve me vlerë rreth 3 mijë euro, ndërsa pjesa më e madhe e aktiveve janë të drejta të arkëtueshme dhe shpenzime të shtyra (shih bilancin në fund).

Nuk ka një vlerë se sa do të jetë investimi për ndërtimin, por sipas të dhënave sipërfaqja e ndërtimit në total do të jetë rreth 38 mijë metra katror. Sipas ndërtuesve, në atë zonë kosto e ndërtimit është minimumi 400 euro/metër katror pa tokën dhe rreth 1000-1500 euro përfshirë tokën. Me këto kosto, investimi maksimal shkon në mbi 50 milionë euro.

Në qendër të Tiranës, çmimet e shitjes së apartamenteve luhaten në 3000-4000 euro për metër katror, ndërsa për zyra nga 10 mijë deri në 15 mijë euro për metër katror. Duke e llogaritur vetëm me një çmim të shitjes së apartamenteve prej 4000 euro/m2, për një sipërfaqe ndërtimi mbi tokë prej 29 mijë metrash katror, të ardhurat do t’i kalonin 120 milionë euro.

Ndërtuesit pohojnë se për projekte të tilla, ku toka është në një vend me vlerë, dhe ka një projekt me një leje ndërtimi, gjetja e investitorëve është e lehtë.

7 kulla po ngrihen në zemër të Tiranës

Aktualisht rreth sheshit Skendërbej ngjitur me të janë duke u zhvilluar 7 kulla të larta mbi 20 kate, të cilat aktualisht janë në fazë zhvillimi. Ndërsa pas prishjes se godinës së teatrit është hapur rruga për ndërtimin e një kompleksi me ndërtesa të larta të cila janë afërsi të zonës së qendrës.

Projekti Book Building, 4-5-11-21 kate

Është një kompleks me godina polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë. Book Building ndërmjet rrugës 28 Nëntori dhe rrugës “Abdi Toptani”, me subjekt zhvillues Techno-Alb sh.p.k. Projekti parashikon ndërtimin e tre objekteve në një sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë

“Eyes Tirana”, 26 kate

Eyes of Tirana është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë në 55.444 m². Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit. Godina do të operojë si hotel nga Marka ndërkombëtare e hotelerisë Melia, teksa zhvilluesi në Tiranë është Edil Al.

Tirana “Forever Green”, 20 kate

Pas disa kohësh pezullimi, punimet nisën për objektin 20- katësh në afërsi të qendrës përballë Kishës Ortodokse, e cilësuar Tirana Forever Green, por po ecin me ritëm të avashtë. Objekti, tani një karabina, zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe ka 20 kate, në të cilat katër nëntokë.

Kulla do të ketë 4 nivele parking nëntokësor, hapësira komerciale, dyqane, 7 nivele zyra, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz, me një investim 25 milionë euro.

Hotel Tirana i ri, 30 kate

Kompania GECI shpk që ka në administrim dhe pronësi hotel Tiranën, nisi këto ditë projektin për zgjerimin e tij me një objekt të ri rreth 30 kate. Punimet për projektin po vazhdojnë  dhe parashikohet të ndërtohet brenda një periudhe pesë vjeçare, për shkak të vështirësive të punimeve në pjesën e nëntokës. Hoteli i ri do të administrohet nën emrin e Hotel Tiranës dhe jo nën një markë të njohur ndërkombëtare. Objekti i ri është konceptuar si shumëfunksional, por kryesisht hotel. Në katet e para të saj do të ketë dyqane të luksit, zyra biznesi dhe në katet e sipërme dhoma, suita hoteli dhe salla të mëdha konferencash.

Tirana’s Rock, 25 kate

Është projekti ri gati për nisje. Një kulle rreth 80 metra e gjatë me 25 kate në formën e fytyrës së Skënderbeut do të shërbejë më së shumti apartamente luksi./MONITOR17

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Bushati: Në Sazan s’ka investim, por lobim kërmash politike

Gazetari Andi Bushati e cilësoi si një lobim kërmash politike, atë që thuhet se do të ndodhë me ishullin e...

Mix9 orë më herët

Dhimbjet e lindjes, cila pjesë e trupit dhemb?

per nenat Së shpejti do të lind fëmijën tim të parë dhe nuk kam asnjë ide sesi janë dhimbjet e...

Mix9 orë më herët

Shenjat e lindjes, si ta kuptojme kur ky moment po afron?

Sigurisht që asnjë histori lindje nuk është e njëjtë, duke qënë se edhe gratë janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Shumë...

Mix9 orë më herët

Operacioni Cezarian me dëshirën e nënës, çfarë duhet të dimë

Shumë prej jush mund të kenë dëgjuar për nënat që kanë zgjedhur të futen në një operacion cezarian për një...

Mix9 orë më herët

Ky faktor rrit në mënyrë drastike shancet për migrenë

Studiuesit nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit në Maryland kanë zbuluar dy faktorë...

Radar9 orë më herët

Saimir Kodra padit Egla Cenon

Saimir Kodra Moderatori i emisionit investigativ “Stop” ka paditur penalisht aktoren Egla Ceno, aktualisht banore e Big Brother Vip Albania...

Kryesore17 orë më herët

Kush po i godet njerëzit e Belinda Ballukut?

SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi. Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se ka nisur hetimet ndaj kreut...

Mix17 orë më herët

Mendimet e vërteta të një burri për celulitin dhe strijat

Celuliti, kompleksi më i madh (dhe i gabuar) për shumicën e vajzave dhe grave! Rreth 80-90% e grave besohet se...

Mix17 orë më herët

Seksi dhe ushqimi: Si t’i bësh bashkë për performancë më të mirë

PINTEREST Seksi dhe ushqimi janë më shumë të lidhur seç mund të mendoni. Arsyeja është e thjeshtë, një dietë e...

Mix17 orë më herët

5 leksione nga Halle Berry për gratë dhe menopauzën

Nëse edhe ju jeni një nga gratë që po përjetojnë periudhën e menopauzës, pa e kuptuar realisht se çfarë i...

Facebook