Lidhu me ne

Kryesore

Thirrja e fortë e Arian Çanit: Merrni valixhet dhe ikni urgjent (VIDEO)


Në nisje të “Zonë e Lirë”, gazetari Arian Çani ka reaguar për deklaratën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, për dhunimin e 15-vjeçarit disa ditë më parë nga policia.

Çani e ka cilësuar si skandal publikimin e videos së nënës së adoleshentit, Zaida Çobos, teksa shihej me një pistoletë në dorë, për të cilën ajo thotë se është marrë nga xhirimet e një filmi.

Gazetari ka bërë një thirrje të fortë duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë: “…Kur ju them çdo fund emisioni bëni gati valixhet dhe urgjent sa më shpejt, ju e merrini sikur bëj shaka…” 

“Për ta relativizuar ngjarjen, ka thënë që ‘ja shikoni se ç’familje ka’, duke treguar nënën me një pistoletë, ndërkohë që nëna ishte duke xhiruar një film. Janë me qindra me mijëra mesazhet nga njerëz të njohur e të panjohur që kërkojnë dorëheqjen e Ardit Veliut… Nuk e di nëse Ramsi, i plotfuqishmi, do ta japë viston për ta shkarkuar Drejtorin e Policisë pas një skandali të paparë, se duhet thënë që ishte skandal i paparë.

Drejtori i Policisë që futet në Facebook, merr një video të djalit të dhunuar dhe thotë ‘ja shikoni se ç’familje ka ky, kështu që mos t’ju dhembi shumë policia bëri këtë punë. Ne morëm masa për atë që e bëri, por ndërkohë ta dini që ky ka këtë familje’. Një tmerr i paparë në shekullin e 21. Një zyrtar i lartë… unë mbeta pa fjalë plak, është e pamundur, nuk e komenton dot, është e pamundur.

Unë nuk e njoh tipin, Ardi Veliu, kur e pashë ngela i llahtarisur. Mirë që nuk e pa që ishte në film, po si mund t’i shkojë në mendje të gjykojë dikë nga familja…. jemi fut në këtë fazë plak, pra kur ju them çdo fund emisioni bëni gati valixhet dhe urgjent sa më shpejt, ju e merrini sikur bëj shaka. S’keni parë gjë akoma, ky është vetëm fillimi i tmerrit”.

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar12 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore12 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix12 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix12 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar12 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix12 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix12 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix12 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook