Lidhu me ne

Kryesore

Faleni Drejtuesin Madhor të Policisë. Atë nivel ka

Kryeministri Edi Rama ka dalë sefundmi në mbrojtje të drejtorit të Policisë, Ardi Veliu për publikimin e videos ku shfaqej nëna e një të dhunuari nga policia. Mbrojtja e kryeministrit për policin e vet kryesor ishte kjo:

Së pari më lejoni ta sqaroj që sigurisht që drejtori i policisë, që kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizimin dhe për rezultatet ka gabuar, pa diskutim, e them pa asnjë rezervë, ka gabuar, por jam më i pritur t’i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që dha, sesa të gjithë moralistëve të mexhlisit të këtij vendi.

Është fare e qartë që nuk ishte përpjekje për të justifikuar dhunën, sepse polici, për të cilin flitej, është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal, por ishte një përpjekje e keqshpjeguar për të thënë se dakord të gjitha, por edhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirërritjen e brezit të ri.

E thënë ashtu ishte gabim, por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimin dhe duke e njohur dhe vlerësuar për integritetin moral të pa vënë në diskutim nga askush, kur është vënë i kujdo qoftë dhe profesionalizimin, çështja për mua është e mbyllur. Ata që predikojnë më shumë moral dhe ligjësi morale kam fatin t’i njoh, mes të dyve zgjedh drejtorin

Ky është nga ata njerëz që ka kërkuar falje edhe për një gabim që nuk është gabim, por faj: ndryshimet e Kushtetutës. Nuk dihet të ketë ndonjë kryeministër tjetër që bën ndjesë të tillë. Është po ashtu një kryeministër që është regjistruar që shan njerëzinë me libër shtëpie në telefon dhe pastaj justifikohet se “fola shqiptarçe”. Sot e ka më të thjeshtë mbrojtjen: Faleni Ardi Veliun se atë nivel ka. Këtë po na thotë kryeministri për Drejtuesin Madhor të policisë. Dakord. Atë nivel ka./Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore3 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook