Lidhu me ne

Mix

Hedhja me litar; loja e fëmijërisë që ju dobëson 3-4 kg në muaj

GOCA

Me siguri titulli i mësipërm ju risolli në mendje kujtimet e bukura të fëmijërisë dhe lojërat që luanit me fëmijët e lagjes. Ndër lojërat më të preferuara për vajzat, por ndonjëherë edhe për djemtë ishte hedhja me litar. Një lojë që ju bënte për vete, pavarësisht moshës që kishit. Nëse më parë nuk i kishit çuar ndërmend dobitë e kësaj loje, dijeni që ky është momenti më i mirë për ta bërë. Kërkoni në të gjithë cepat e shtëpisë për litarin tuaj ose blini një të ri pasi hedhja me litar është ushtrimi ideal për të humbur peshë. Hedhja me litar është një ndër ushtrimet kardiovaskulare më të mira që ekzistojnë. Ky lloj ushtrimi, i barazvlefshëm nga pikëpamja fizike me vrapin, ecjen dhe ngjitjen e shkallëve, i lejon trupit të përdorë në mënyrë efektive oksigjenin dhe sjell përftime për zemrën, mushkëritë dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Është llogaritur që gjysmë orë hedhje me litar djeg deri në 400 kalori. Ky ushtrim intensiv përfshin pothuajse të gjithë gjymtyrët e trupit, si ata të poshtëm e të sipërm. Këto janë 6 përfitimet kryesore që do të fitojë trupi nga hedhja e përditshme me litar:

1.Tonifikoni muskujt: Gjatë hedhjes me litar përfshihen të gjithë muskujt, duke nisur nga shpatullat, bicepshi, tricepshi, muskujt abdominalë (të barkut) dhe deri tek gjymtyrët e poshtme siç janë pulpat. Ky lloj ushtrimi ju ndihmon të digjni kalori dhe të formësoni trupin tuaj.

2.Përmirësoni qarkullimin e gjakut: Hedhja me litar e shtyn zemrën të pompojë gjak drejt arterieve dhe më pas në të gjithë pjesën tjetër të trupit. Studimet e ndryshme kanë provuar se personat që hidhen me litar rrezikojnë më pak të pësojnë goditje në zemër.

3.Pastroni rrugët e frymëmarrjes: Ky është një tjetër përfitimi i hedhjes me litar që prek organin qendror të aparatit të frymëmarrjes, mushkëritë. Mushkëritë tuaja pasurohen me oksigjen dhe rrezikoni më pak të prekeni nga astma.

4.Digjni kalori: Siç e thamë dhe më sipër ju digjni 400 kalori nëse bëni gjysmë orë hedhje në ditë. Profesorët dhe instruktorët e palestrave rekomandojnë ta nisni me 5 minuta në ditë, të paraprira nga ushtrime kardio. Do të digjni kalori, djersë dhe ç’është e rëndësishmja do të humbisni kilogramët e tepërt.

5.Eleminoni toksinat: Duke qenë se djersini gjatë ushtrimeve, tokisnat eleminohen lehtësisht nga gjëndrat limfatike dhe qelizat e vdekura të trupit rigjenerohen.

6.Heq stresin: Edhe pse nuk është e vërtetuar akoma, mendohet se gjatë koordinimit të hedhjeve me litar krijohen zhinxhire të reja neuronesh në tru. Përtej kësaj, dihet tashmë që aktivitetti fizik ju çliron nga stresi, lodhja dhe energjitë negative që akumuloni gjatë ditës.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix2 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook