Lidhu me ne

Aktualitet

Disa të vërteta për Rilindjen

Arian Starova: “Me mendjen në Washington DC – 27 qershor”
Arjan Starova

Nga Arian Starova – Disa te verteta qe do te doja ti ndaj me miqte e mi dhe permes tyre, me te gjithe shqiptaret kudo qe jane ne Ballkan:
1- Qeveria e tanishme shqiptare eshte me e korruptuara e te gjithe historise se qeverive shqiptare. Argumente kane aq shume te gjithe nga pervoja e tyre vetiake dhe familjare sa po te flas me shume eshte e tepert. Megjithate po jap vetem nje shembell – borxhi kombetar ka shkuar ne rreth 80% dhe nderkohe papunesia eshte shume e madhe.
2- Reforma ne drejtesi e shpresuar nga te gjithe shqiptaret si mjeti qe do te godiste korrupsionin e larte politik te Shqiperise eshte ne gjendje letargjike dhe jo vetem nuk po e arrin ate synim te lartepermendur, por ka futur ne krize te gjithe zistemin e drejtesise. Jo vetem nuk po behet me drejtesi, por edhe ajo qe behet po behet keq dhe po vonohet si deri tani…
3- Shtate vjet qeverisje rilindase kane sherbyer vetem per t’u thene shqiptareve se “ish klani komunist udheheqes eshte rikthyer me niperit, miqesite dhe krushqite e tij”. Udheheqesi i ri Rama po drejton me mendesine e skllavopronareve te lashte. Ai investon ne sheshe, stadiume, fasada, etj. gjera jo themelore per jeten e qytetareve, sepse mendon se ne kete menyre emri i tij do te perjetesohet. Logjika e tij eshte e thjeshte – sheshet e stadiumet jetojne ne shekuj, kurse njerezit vetem 70-80 vjet. Ai eshte njeriu qe tallet dhe “portokallis”kudo, por pyetja qe shtrohet eshte: A duhet t’i udheheqe qytetaret dikush qe i shperfill, urren, tall, perbuz dhe neperkemb ata????
4- Liria e tregut nuk ekziston ne Shqiperi. Nese dikush do te donte te hynte ne treg me logjiken normale te ofrimit te cmimeve konkurrues, ai do te ndeshej me sfida te tmerrshme qe shkojne deri te kecenimi i jetes. Dhe kjo sepse biznes te rendesishem duhet te bejne vetem disa te perzgjedhur te qeveritareve. Bizneset e tjere jooligarkike vetem stermundohen per te mbijetuar. Dhe faktet jane te pafund …
5- Opozita eshte e paorganizuar. Perpjekjet e saj jane te pamjaftueshme per te sjelle uraganin e nevojshem popullor per ti dhene fund qeverisjes se sotme. Po pse popull me i paafte se maqedonasit dhe greket jemi ne qe pretendojme se jemi shume te vjeter dhe te qyteteruar???!!!
Ne muajt qe kemi perpara duhet te shikojme dhe mendojme per rigjallerimin e shpresave te qytetareve shqiptare. Por mendja me shkon para se gjithave te te rinjte tane qe nuk u mungon asgje per te marre ne dore fatet e Shqiperise.
Levizni o njerez te mire shqiptare!
6- E verteta tjeter e dhimbeshme eshte kultivimi i droges. Tani shume njerez te mire por hallexhinj po joshen me drogen, por nuk eshte ky shpetimi …. jo!
Po rriten perseri siperfaqet e mbjella, por ky eshte mashtrimi i radhes i “rilindasve” tane komuniste.
7- “Rilindasit” qe qeverisin nuk jane komuniste ideologjike por komuniste klanore. Ata nuk kane me si udheheqje ideologjine e vjeter, por ruajtjen e pushtetit vetem brenda ish pasardhesve te rregjimit te vjeter te diktatures komuniste. Ne kete kuptim, ata jane armiq edhe te vete socialisteve te zakonshem dhe votues.
Keto jane vetem disa pak te verteta te hidhura te jetes se sotme. Ka ardhur koha qe keto te verteta te marrin pergjigje nga populli.
Natyrisht, vota eshte arma me e forte ne sherbim te kesaj pergjigjeje.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske22 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar22 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore22 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix22 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix22 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar23 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix23 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix23 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix23 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook