Lidhu me ne

Kryesore

John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin

Edhe pa bërë ndonjë scoop, John Bolton i ka hedhur sërish benzinë zjarrit të atyre që akuzojnë Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiçin, se kanë pasur një plan për marrëveshje me shkëmbim territoresh.

Në intervistën e dhënë së fundi, ish këshilltari kontrovers për sigurinë kombëtare, nuk ka thënë në fakt ndonjë gjë të re. Duke pranuar se ideja ndryshimit të kufijve s’ishte amerikane, por një propozim që vinte nga presidentët e dy vendeve, ai ka përsëritur pak a shumë të njëjtin koncept me të cilin tronditi botën kur ishte ende në detyrë.

Në gushtin e 2018, nga Kievi, ai pati deklaruar se SHBA, nuk do të refuzonte një kompromis mbi të cilin shqiptarët dhe serbët binin dakord, përfshirë këtu edhe atë që shumë kush do ta konsideronte si hapjen e kutisë së Pandorës në Ballkan.

Pra, deri këtu, John Bolton është koherent dhe përsërit si qytetar i lirë po të njëjtën gjë që mbronte kur ndodhej në majat e Shtëpisë së Bardhë.

Por thëniet e tij sot, marrin më shumë vlerë sepse që nga koha kur ai foli për herë të parë, ka rrjedhur goxha ujë.

Falë presionit të brendëshëm dhe unifikimit të pothuajse të gjithë faktorëve shqiptarë kundër tij, Hashim Thaçi u tërhoq formalisht nga provokimi që bëri në verën e 2018 dhe mohoi që shkëmbimi i territoreve të kishte qenë një opsion.

Homologu i tij i vizatimit të hartave, Vuçiç i’u hakërrye kundërshtarëve të vet serbë, se ai ishte ideatori i një plani të mirë, por se ata e kishin vrarë atë.

Edi Rama që fillimisht i kundërvihej edhe Anxhela Merkelit, duke thënë se kjo është një mundësi që të vjen një herë në 100 vjet, nuk e pranoi se kishte qenë pjesë e pazareve për ndryshim kufijsh.

Edhe i dërguari special për dialogun, Riçard Grenell, fillimisht tha se s’kishte dëgjuar kurrë për këto projekte dhe më pas e korrigjoi pak duke i’a veshur politikave personale të Boltonit.

Pra dy vite më pas, të gjithë po silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke u përpjekur ta mbanin të gozhduar në arkivol, kufomën imagjinare të Kosovës së copëtuar.

Dhe këtu ultrakonservatori John Bolton ka meritën se është i vetmi pjestar në tentativën për krim, që nuk e ka ndryshuar versionin e tij. Ai ka pranuar se projekti i copëtimit të Kosovës ekzistonte, ai ka thënë se këtë gjë ia kishin propozuar Vuçiç dhe Thaçi, ai ka treguar se nëse kjo bëhej fakt i kryer, atëherë askush nuk do kishte fuqi ta kundërshtonte.

Por përpos rolit të dëshmitarit në zbardhjen e historisë, dëshmia e njeriut që gjendej në dhomën ku ndodhte vizatimi i  hartave është e vlefshme edhe për të na treguar rrezikun që nuk është shuar ende.

Sepse përndryshe, pra nëse të gjithë protagonistët e kësaj negociate okulte nuk do të përkundnin ende në mendje mundësinë e ringjalljes së saj, ata nuk kishin arsye që të gënjenin sot për të.

Nëse nuk do të kishin ende një plan të fshehtë, ata do të silleshin njësoj si Boltoni që flet pa komplekse për të shkuarën.

Por fakti që Thaçi gënjen, që Vuçiçi bën sikur u hakërrehet serbëve, që Grenelli shtiret sikur nuk i’a kanë treguar vizatimet që i kishin shpënë më parë për miratim tek Boltoni, të bën të dyshosh fort.

Dhe pikërisht se kjo kuti pandore ishte ruajtur si një mundësi për t’u rihapur, u vendos që nga tryeza e dialogut të shmangej Albin Kurti, duke rrëzuar me puç qeverinë e dalë nga zgjedhjet.

Pikërisht se kjo hipotezë ekzistonte, Grenell mbështeti një kabinet qesharak dhe të varur nga votat e listës serbe në Prishtinë.

E ndoshta, po për të njëjtat arsye të gjitha ato forca që ishin kundër këtij lloj “deal-i” përdorën si mundësi të fundit gjykatën speciale për t’a ndaluar atë. Sepse nëse marëveshja ‘historike” shqiptaro- serbe me ndryshim kufijsh shpallej, vështirë se ndokush mund ti kundërvihej asaj.

Kjo është në fakt edhe e reja më rënqethëse që ka thënë së fundmi Bolton: “plani për ta vënë botën përballë faktit të kryer”.

©Lapsi.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar13 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore13 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix13 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix13 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar13 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix13 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix14 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix14 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook