Lidhu me ne

Kryesore

Rilindasit në garë lëpirjeje ndaj Ramës / Rekordin e mban Veliaj

Rilindja po preket nga një sindromë fundpushteti: servilizmi deri në lëpirje ndaj liderit të plotfuqishëm. Pas grave dhe burrat janë vënë në garë se kush i thurr më shumë lavde Edi Ramës.
Pas shprehjes së fushatës së Elisa Spiropalit që e quajti Skënderbe, pas Mimit Kodhelit që kur ishte ministre e mbrojtjes, e shpalli artist me famë botërore, pas Milva Ikonomit që si ministre e Ekonomisë i dha titullin “brandi ndërkombëtar i Shqipërisë” këto kohët e fundit gara është bërë më e ashpër.
Një tjetër ministre, Belinda Balluku nuk i ka shpëtuar virusit të femrave rilindase që adhurojnë Edi Ramën. Ajo duke i kthyer përgjigje skeptikëve që sipas saj kanë deklaruar se kjo është qeveria e drejtoreshave dhe zv. ministrave deklaroi: “Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin… Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës, por do ia dalim”.

Po ashtu edhe një mashkull ambicioz si Ervin Bushati ka çuditur shumë kënd kur deklaroi se falë punës së qeverisë në luftën me Covid-19, “Shqipëria është 10 herë më mirë sesa Gjerania dhe 50 herë më mirë se Italia”.
Pra ajo që ishte shokuese tani është shndërruar në normailitet aq sa edhe një media pro qeveritare si Report TV nuk nguroi aspak ta shpallte Ramën në një sonadazh si liderin bootëror që italianët pëlqejnë më shumë, para, merkelit, Makronit, Putinit etj.
Natyrisht në këtë garë nuk mund të mbetej pas as Erion Veliaj. Gjatë prezantimit sot të një lagjeje të re në kombinat që do të rindërtohet pas tërmetit ai mbajti një fjalim ku në pak minuar përmendi mbi 10 herë shembullin, meritat, mësimet dhe konsultimet me kryeministrin. Sipas Exit.al që i ka numëruar ato, proverbial në lëpirjen e paskrupullt, Veliaj nuk ka kaluar asnjë minutë pa përmendur ramën që e kishte përballë në fjalim.

Ja furçet e tij fjalë për fjalë”:

  1. Është një ditë e jashtëzakonshme dhe e veçantë që në prani të kryeministrit me bekimin dhe dashurinë që i keni dhënë gjithë këtij projekti të dëgjonim nga Marko një propozim fillestar të një master plani.
  2. Një nga mësimet që Kryeministri ma mësoi që në ditët e para është që ne nuk duhet të përsërisim një geto.
  3. Jam i lumtur se përkon kjo ditë dhe ky prezantim dhe me një vendim të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, për të rifilluar punimet me qeverinë japoneze për të përfunduar dhe atë që ka qënë meraku i fundit i Kombinatit.
  4. Kur fillova punë si kryetar bashkie, vajtja te Kryeministri dhe i thashë; Ne s’kemi zgjidhur plehrat, ne s’kemi zgjidhur varrezat.
  5. Më kujtohet kur shkuam me kryeministrin, në familjen e Xhesikës, që ishte e vetmja vajzë që humbi jetën në Tiranë, që humbi jetën për shkak të soletës së pallatit.
  6. Kam një shprehje të një miku që ma prezantoi Edi në 2015, ku sa isha bërë kryetar bashkie.
  7. Në bienalen e Venecias, kishte një pavion për Tiranën, kryesisht për konceptin që Edi kishte për Sheshin Skënderbej, e për kullën ku u bë më pas Plaza.
  8. Një nga parimet bazë që një arkitekt thoshte, ishte konsensusi, ajo që thotë Edi tërë kohën.
  9. Amaneti që nëna e Xhesikës i tha Edit ishte ‘Siç më bëre këtë shtëpi, të të bëjmë një lagje të re në anën tjetër të rrugës’ dhe meqë ra fjala kam qënë me kryeminstrin në të 51 shtëpitë që u prekën nga tërmeti.
  10. Kam një kënaqësi të jashtëzakonshme të ftoj kryeministrin, që ka qënë promotori i kësaj pune dhe atë njeriun e 03:54 të mëngjesit, për ditë të mira dhe për ditë të këqija.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix2 orë më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske2 orë më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Kryesore2 orë më herët

Neritan Sejamini analizon deklaratat e Metës: Janë skandaloze, përfiton vetëm qeveria

Ilir Meta dhe Neritan Sejamini Në emisonin “Të paekspozuarit” analisti Neritan Sejamini u shpreh se mënyra se si flet ish-presidenti...

Mix2 orë më herët

Koha fluturon, vajza e Tom Cruise dhe Kate Holmes bëhet maxhorene

Suri Cruise po feston moshën madhore. Paparaci ka kapur një foto të saj teksa shëtit me një shoqe. Në njërën...

Mix2 orë më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin e gjirit

Olivia Munn është duke detajuar diagnozën e saj të kancerit në fazën 4, e cila e çoi në një mastektomi...

Radar2 orë më herët

Kim Jong Meta bën susta për krahët, “shërbëtorët” e tij mbajnë shënime

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Çim Pekën. Para intervistës, ai ka publikuar një video nga zyra e vet....

Radar2 orë më herët

Lulzim Basha: Rama e mund Berishën sa herë t’i dojë qejfi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në News24, është shprehur se “problemi i Edi Ramës” është me të dhe...

Radar2 orë më herët

Monika Kryemadhi konfirmon “ndarjen”: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën. Palë të treta kanë hyrë në jetën tonë

Në përfundim të intervistës për “Opinion” gjatë së cilës Monika Kryemadhi foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirisë, sulmet e...

Radar23 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Facebook