Lidhu me ne

Aktualitet

Shteti i Edit të gjobit fshehurazi

Nazif Lekli ka boshatisur shtëpinë e tij në Astir në pritje të kompesimit nga projekti i Unazës së re, por në vend të këtij njoftimi ai është përballur me një fletë gjobë nga IKMT-ja. Ai së bashku me të tjerë banorë të lotit të tretë në Unazën e Re, janë gjobitur me 5 milion lekë të vjetra me një vendim të prillit të vitit të kaluar, ndonëse kanë dokumentacion të rregullt.

Ka dalë gjoba më 29.6. 2020. Na ka ardhur gjobë për arsye të mungesës së dokumenteve të pronësisë. Unë i kam. 

Nazif Lekli thotë se në pronën e tij nuk ka ardhur asnjë inspektor për të vërtetuar pronësinë, teksa nuk ka marrë asnjë sqarim në zyrat e shtetërore.

Shkuam kërkuam Granit Korbin. Na doli një tjetër dhe na tha jam Graniti. Bëri ca shënime, por kur shkuam të nesërmen tha nuk jam Graniti. 

Ndryshe nga Nazif Lekli, Ilias Tatirajt i ka dalë emri për tërheqjen e gjobës nga ky njoftim që ka qarkulluar në lagjen e Astirit.

Personi që e ka gjetur, ka parë emrin e një prej banorëve këtu. Ka qarkulluar lista nëpër lagje, e kanë lënë si trakt poshtë derës. 

Për avokatin Artan Manushaqe, që në ndërtim të tij, vendimi për gjobitjen e banorëve është i paligjshëm.

Është shkruajtur “për rehabilitim të rrugës” jo për ndërtim. Rehabilitimi është restaurim. Që këtu nis paligjshmëria.

Avokati shton se me banorët e Astirit nuk po ndiqet e njëjta histori për kompesimin e pronave siç ka ndodhur më parë.

Shumica e banorëve e kanë pronën në proces legalizimi. Të kompesohen me çmim tregu siç ka ndodhur më parë. 

Në nëntor të vitit të kaluar fadromat e IKMT nisën shembjen e disa prej objekteve në lotin e parë të këtij segmenti. Një pjesë e banorëve janë kompesuar, ndërsa shumë të tjerë janë ende në proces kompesimi dhe legalizimi të banesave.

TvT

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix5 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi19 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi19 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix19 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix19 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske19 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook