Lidhu me ne

Kritike

Ata janë budallenj

Konspiracionistët marrin përjashtimin për rregull dhe pasojën për qëllim


Nga: Mustafa Nano

Le të flasim pak për teoritë e konspiracionit. Më saktë, për ata që i besojnë ato, për ata që besojnë se botën nuk e komandojnë ata që bëjnë sikur e komandojnë apo për ata që besojnë se gjërat nuk janë asnjëherë ashtu si duken.

Po e filloj me një alibi të tyren. Sepse e kanë një alibi. Ka raste kur e vërteta në një ngjarje nuk puqet me narrativën zyrtare. Por ky është përjashtim. Nuk është rregull dhe gabimi që ata bëjnë është pikërisht ky: marrin përjashtimin si rregull. Ose shpesh herë marrin pasojën për qëllim. Në këtë rast, një aksident të thjeshtë e marrin për një gjë të organizuar. Shikoni, të marrësh përjashtimin për rregull apo pasojën për qëllim, është një gabim që e bëjnë budallenjtë. Ata janë budallenj, s’ka gjë se ata e mbajnë veten për të zgjuar.

Le të marrim kullat binjake. Rrëzimi i tyre ishte vepër e një duzine terroristësh islamikë, të cilët rrëmbyen avionët me pasagjerë dhe me to iu sulën kullave binjake. Mirëpo, konspiracionistët tanë nuk janë kaq budallenj, janë shumë të zgjuar dhe ata besojnë se rrëmbimi avionëve ishte kopertura, teatri, shfaqja që do të shërbente për të fshehur të vërtetën e vërtetë, për të fshehur që e gjitha ishte organizuar nga amerikanët e hebrenjtë dhe me këtë shpjegohet që asnjë prej viktima e nuk ishte hebre, për të fshehur që dy kullat ishin minuar në themele para se të bëhej loja me avionët dhe prandaj ranë ashtu si ranë, u shkerrmoqën etj.

Le të marrim virusin Covid-19. Disa konspiracionistë besojnë se nuk ka virus fare, por të shumtë besojnë se virusi ekziston, veçse qeveritë gënjejnë kur flasin mbi fuqinë e këtij virusi, gënjejnë kur flasin për numrin e të infektuarëve e kur flasin për numrin e të vdekurve. Ose besojnë që Covidi 19 ekziston, por ai është shpikur në një laborator nga shkencëtarët me synimin për të dëmtuar vende të caktuara, apo raca e etni të caktuara, si myslimanët, hebrenjtë apo të zinjtë apo pleqtë.

Ka të tjerë që besojnë se virusi është një përbetim sekret i disa kompanive farmaceutike që duan të shtojnë pasurinë e tyre nëpërmjet shitjes së vaksinës kundër virusit. Ose që virusi është shkaktuar nga rrjetet wireless super të shpejta 5G. Ose besojnë që është Bill Gates ka synimin të kallë brenda vaksinës një microchip, nëpërmjet të cilit do të merren nën kontroll jetët e njerëzve.

Në SHBA janë të shumtë ata që i besojnë gjepura të tilla dhe të shumtët e atyre që i besojnë janë votues të Trumpit e shikues të televizionit Fox News. 23% e amerikanëve nuk kanë ndërmend të bëjnë vaksinën, kur ajo të jetë gati. Ndërsa 27% thanë se janë me dy mendje. Bashkë me ta është edhe kandidati presidencial Kanye Ëest.

Prania e këtij të fundit, Kanye West-it, është provë se konspiracionistët nuk mbushin mirë. Për mua, përsëris, ata janë të marrë. Por ata kanë “sex appeal”. Duhet t’ua njohim këtë cilësi. Thonë gjëra që njerëzit kanë qejf t’i dëgjojnë. Thonë fjala vjen se çdo gjë në këtë botë, për ta thënë në zhargonin tonë urban, është me të futme. Dhe bëjnë shpjegime alternative. Dhe shpjegimi alternativ të bën interesant. Në rrethana krizash, njerëzit janë të prirur për të besuar shpjegime alternative. Sepse janë të zemëruar e të pakënaqur me establishmentin. Sepse kanë dyshime ndaj këtij të fundit. Prej zemërimit me forcat establishment, ata hedhin dyshime mbi qindra agjenci, institucione, qeveri, universitete, gazeta, etj, që thonë një gjë dhe besojnë karafilë e bandillë që thonë një gjë tjetër. Ka shqiptarë që më shumë besojnë më shumë Fred Cakon sesa qeverinë suedeze apo gazetën “New York Times”.

Nuk ka virus më të keq sesa teoritë konspirative. Këto të fundit janë më keq sesa covid-19. Covidit mund t’ia gjejmë vaksinën, por teorive konspirative nuk ua gjejmë dot.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix7 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi21 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi21 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix21 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix21 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske21 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook