Lidhu me ne

Kryesore

Deklarata e fortë e gazetarit Erjon Skëndaj nga ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen, janë 270 të shtruar në spitale

Gazetari Erjon Skëndaj, ka bërë një deklaratë te fortë, teksa po raportonte live nga spitali i Covid-it “Shfqet Ndroqi”.

Ai ka deklaruar se shifrat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë, lidhur me pacientët e shtruar në të dyja spitalet Covid, nuk janë të vërteta pasi sipas tij aktualisht janë 270 qytetarë në spitale dhe jo 124 siç u tha sot në raportimin zyrtar.

Ndërkaq ai ka theksuar se kapacitetet në të dyja spitalet po ezaurohen, ndërsa shtoi se pacientët nuk po marrin shërbimin e duhur, pasi sipas tij nuk ka personel për t’i ushqyer dhe higjienizuar.

270 të shtruar në të dyja spitalet Covid dhe jo aq sa thotë ministria e Shëndetësisë. Ministria kur thotë atë shifër i referohet vetëm personave që kanë rezultuar pozitiv.

Nuk tregohet realiteti. Në spitalin ku jam une janë 7 të intubuar dhe jo vetëm 4. Shifrat që jep ministria nuk janë të vërteta. Po ezaurohen kapacitete në të dyja spitalet. Janë 50 vende të lira në të dyja spitalet.

Ministria ka deklaruar se i ka gati kapacitetet për ato paciente në prag të shërimit, kjo do të zbrazte spitalet që po kalojnë një ngarkesë të madhe.

Ministria ka raportuar se ka gati personelin, madje disa ditë më parë ka prezantuar personelin. Madje tha se po trajnoheshin mjekë dhe infermiere. Vetë ministria e ka pohuar me të madhe se ne i kemi kapacitetet, njerëzore, godina apo shtretër.

Dy spitalet Covd në fakt po vuajnë. Por sipas ministrisë kanë 124 paciente. Apeli i  drejpërdrejtë i vete pacienteve eshte fakti se ka një numër relativisht të vogël të infermierëve në raport me pacientët. Higjienizimi i pacientëve, ushqimi i tyre, nuk po behet. Apeli është për të patur ndihmës infermier, sepse nuk ka kush kudjeset për të sëmurët.

Vetë kapacitetet e reanimacionit ku janë vendosur 13 pacientë është për 8. Stafi mjekësor që ka shërbyer për më shumë se një javë është vetëm një klinikë mjekësore. Klinika tjetër do të fillojë nesër. Puna do ndahet përgjysëm se do të vijnë mjekët e tjerë që kanë qenë pushim.Te senatoriumi është përqendruar vëmendja pasi është një prej zonave më delikate me fluksin më  të madh…”, tha ai në raportim live për News 24.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Letersi10 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi10 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix10 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix10 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske10 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar22 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix22 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix23 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal23 orë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook