Lidhu me ne

Kryesore

‘Zbardhen 13 315 kontrata të përkohshme’, PD akuza qeverisë: Rama që nga 2017-ta, ka paguar 147 milionë euro për punësimet elektorale

‘Zbardhen 13 315 kontrata të përkohshme’, PD akuza qeverisë: Rama që nga 2017-ta, ka paguar 147 milionë euro për punësimet elektorale

Dhurata Cupi

Ish-deputetja e PD Dhurata Çupi ka hedhur akuza kundret qeverisë, lidhur me punësimet në administratë, teksa thotë se ka paguar një mal me para.

Sipas PD, kryeministri Edi Rama, që nga 2017, ka paguar 147 milionë euro për punësimet elektorale.

Nga punësimet elektorale, sipas PD, zbardhen 13 315 kontrata të përkohshme, që kushtojnë 55 milionë euro.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI:

Shqipëria po vuan sot pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama.

Kryeministri në ikje nuk ka menduar të investojë për shëndetësinë, për arsimin, për hapjen e vendeve të reja të punës, por për të blerë vota me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sot, vendi është më keq, qeveria nuk jep parà për biznesin e vogël në vështirësi të jashtëzakonshme, sepse paratë shkojnë për të paguar militantët partiakë.

Edi Rama ka paguar një mal me para për të punësuar në shtet me kontrata të përkohshme mbi 13 mijë persona që nga viti 2017, duke e shndërruar administratën në një degë të partisë në pushtet. 

Me firmën e tij, qeveria e Edi Ramës i ka miratuar këto kontrata përmes 23 vendimeve, duke nxjerrë nga arka e shtetit rreth 55 milionë euro për punësimet elektorale. 

Një ditë më parë, ne hodhëm dritë mbi punësimet elektorale në pushtetin lokal, ku për 8100 persona të punësuar shtesë nga bashkitë, janë paguar edhe 92 milionë euro të tjera në 2 vjet.

Llogaritë elektorale të Edi Ramës janë një barrë e rëndë për arkën e shtetit dhe për qytetarët e vendit më të varfër të Europës.

Janë 147 milionë euro të shpenzuara vetëm 3 vitet e fundit për mbi 21 mijë punësimet elektorale të Edi Ramës në qeverinë qendrore dhe lokale. Janë 147 milionë euro të cilat kanë shkuar për paga partiake dhe elektorale. Janë më shumë para sesa Edi Rama dha për përballimin e pandemisë me paketat e tij gjysmake.

Kryeministri në ikje e ka bërë zgjedhjen e tij. Më paratë e shqiptarëve nga taksat e rritura, ai paguan oligarkët me koncesione 120 milionë euro në vit, paguan dhe punësimet partiake, plot 147 milionë euro.

Këto janë fakte se ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur dhe kemi mbetur vend më i varfër në Europë, ku 1 në 3 shqiptarë ushqehet vetëm 1 herë në ditë.

Të mbyllen me mijëra biznese, të mungojnë tamponët për testimet antiCOVID, të mos ketë investime në shëndetësi, të nos hidhet asnjë qindarkë për mësimin online, sepse kryeministri ka zgjedhur të paguajë miliatantët partiakë dhe jo të mbështesë biznesin, është kriminale!

Edi Rama do të largohet me turp nga pushteti. Makinacionet e tij elektorale që na kushtojnë qindra milionë euro do të zhbëhen nga vota plebishitare e shqiptarëve për të zgjedhur një qeveri dhe kryeninistër normal, që punon për interesin publik.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar8 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore9 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix9 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix9 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar9 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix9 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix9 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix9 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook