Agron Gjekmarkaj është një nga kandidatët e PD-së në qarkun e Lezhës, madje në një pozicion komfort pasi renditet i dyti në listë.
Por vetëm pak muaj më parë, pavarësisht zërave që thonin se ai do të kandidonte me PD-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Gjekmarkaj këmbëngulte se kjo gjë nuk do të ndodhte.
Në tetor të vitit 2020, një mbrëmje kur ishte i ftuar në emisionin “Open”, Gjekmarkaj pati një debat me Kreshnik Spahiun.
Ndërsa i pari e akuzonte se po i shërbente qeverisë, i dyti i kundërpërgjigjej se Gjekmarkaj vetë po mbante qëndrimet që po mbante sepse do bëhej pjesë e listave.
Por Gjekmarkaj e hodhi poshtë këtë mundësi, pavarësisht se emri i tij ishte futur në listat që u nxorrën nga Komisioni i famshëm i Vlerësimit të Figurave të PD-së.
DEBATI:
Gjekmarkaj: Zoti Spahiu ka qenë në politikë, ka dështuar në politikë, domethënë nuk i ka ecur. Nuk është ndonjë hata e madhe, secili mund ta provojë dhe mund të dështojë.
Ka dalë në një moment e iu premtoi shqiptarëve se do dilte me 1 milionë shqiptarë dhe doli me një kalë.
Spahiu: Nuk jemi duke diskutuar për Aleancën Kuq e Zi Agron
Gjekmarkaj: Jo tani po i marrim gjërat shtruar. Ke tentuar të kesh marrëdhënie të mira me Sali Berishën, me Ilir Metën, me Lul Bashën, me Edi Ramën s’ia ke dalë. Tani je një pozicion tjetër në Gjermani, në pozicionin e emigrantit, një pozicion mjaft i nderuar, pork am qenë dhe unë dikur emigrant dhe student por nuk kam tentuar të bëj analiza për t’i shërbyer qeverisë nga ekrani, sepse ju dilni këtu çdo natë kinse i pavarur dhe i shërbeni në mënyrën më të shpifur qeverisë, në mënyrën më banale. Është një situatë gati e përshtyrosur që një jurist del e godet gjithë…
Spahiu: Nuk ka gjë më banale se çtë ka pështirosur Lul Basha ty, të ka thënë se do të fusë në lista o Agron
Gjekmarkaj: S’hyj në lista unë. Ja ku ta deklaroj këtu se s’do jem në lista unë. Rri i qetë. S’kam asnjë ambicie listash o zotëri.
Spahiu: Po lëre Agron tani
Gjekmarkaj: Ti del aty gjasme si i pavarur dhe gjuan këdo që gjuan qeverinë. Ore unë jam kundërshtar i qeverisë ore, unë nuk e fsheh fare. Jam gjithë ditën kundër qeverisë sepse nuk më bind kjo qeveri. S’e fsheh misionin tim. Nuk e fsheh dhe që jam i djathtë dhe po deshe po e deklaroj këtu para gjithë shqiptarëve. Por s’bëj rol gjasme si i pavarur si puna jote aty dhe del e lëpin gjithë ditën këpucët e qeverisë.
Letrat e dhimbjes së shqiptarëve në regjimin komunist të cilat u ndaluan nga Sigurimi i Shtetit për të shkuar në...
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka trokitur prej ditësh dhe ndërsa i afrohemi 25 prillit, motorët e partive kryesore në vend...
Sa herë ndodh të jetë e ftuar në “Rudina”, Eni Çobani gjithmonë ndan me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e...
Kriza në Aeroportin e Rinasit është përpjekja e fundit Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga Skandali Becheti. Kështu u...
Klodian Tomorri Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një deklaratë të fortë , teksa ka folur për tenderat që po bëhen...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se do të rikandidojë për një...
Po çfarë bëri tjetër Rama? E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë. Nëse Berisha e priste në Tiranë Bushin, Rama i bën...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte është...
ITALI– Kryeministri Italian, Mario Draghi ka zemëruar Turqinë duke e quajtur presidentin Rexhep Tajip Erdogan “një diktator” dhe duke e...
Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti...