Lidhu me ne

Kryesore

Fatos Lubonja e gjykon si grusht shteti draftin për reformën në Drejtësi

image_4461

Fatos Lubonja e gjykon si grusht shteti draftin e Kushtetutës së re që kanë hartuar ekspertët e nivelit të lartë për reformën në Drejtësi. Sipas tij reforma që po propozohet përfaqëson një kapje nga pushtetit aktual i sistemit të Drejtësisë.
Lubonja thotë se aneksi ku parashikohet ngritja e një Komisioni të Pavarur Kualifikimi që do të kryejë verifikimin e pastërtisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve nën mbikqyrjen e një Misioni Ndërkombëtar Monitorimi është çelësi për të kapur sistemin e drejtësisë. “Po kush do ta zgjedhë Inkuizitorin e Madh të Kualifikimit-shkruan Lubonja. Këshilli i Ministrave, me një fjalë e njëjta dorë. Reforma në Drejtësi krijon kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme, e një grushti shteti ku lind nevoja e organeve me fuqi të jashtëzakonshme derisa të konsolidohet pushteti i puçistëve”-thekson në analizën e tij për “Panorama” Lubonja. Ai shton se Edi Rama kërkon te legjitimojë një reformë me vulën e ndërkombëtarëve nga një parti e përbërë nga banditë dhe kryebanditë të vjetër që sipas tij sot duhet të ishin në bankën e të akuzuarve. Lubonja e mbyll analizën duke thënë se nëse ndërkombëtarët që e mbështesin këtë reformë antidrejtësi nuk janë nën presionin e lobingjeve të Ramës duhet t’i japin përgjigje pyetjes nëse kjo reformë mund të kryhet nga një parti dhe një kryetar që e mbushi parlamentin me kriminelë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook