Lidhu me ne

Aktualitet

Samiti i BERZH, Rama: Gati ta zëvendësojmë Britaninë në BE

rama-cover-1-298x186

Kryeministri Edi Rama tha të hënën se, Shqipëria është e gatshme të zëvendësojë Britaninë në Bashkimin Europian, në rast se kjo e fundit vendos të dalë nga blloku.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, një dalje e Britanisë nga BE-ja do të trondiste unionin, që edhe tani është i shënuar nga dallimet në lidhje me emigracionin dhe të ardhmen e Eurozonës, duke shkëputur ekonominë e dytë më të madhe, një nga dy fuqitë kryesore ushtarake, dhe qendrën më të pasur financiare të tij.

Por, udhëheqësit e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, në një samit në Londër organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thonë se, ata mendojnë që votuesit britanikë do të zgjedhin të qëndrojnë në bllok në referendumin e ardhshëm.

“Britania nuk do të largohet nga Bashkimi Europian. Ky është mendimi im”, tha Aleksandar Vuçiç.

“Nëse Britania largohet, ne jemi gati ta zëvendësojmë atë. Por nuk besoj se do të ndodhë kjo”, tha kryeministri Edi Rama.

Nga vendet e Europës Juglindore, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia janë anëtare të BE-së, ndërsa Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Turqia janë vende kandidate. Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, në anën tjetër, shpresojnë të anëtarësohen një ditë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook