Lidhu me ne

Aktualitet

Unë nuk kam dhënë asnjë leje ndërtimi deri më sot

indir

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj bisedoi me gazetarin Ilir Babaramo, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Deklaratat e tij kryesore ishin:

Për ndërtimet në zonën e Parkut të Liqenit

  • Parkun do ta bëjmë më të jetueshëm, ai nuk është park natyral, por artificial dhe ta bëjmë më të aksesueshëm për të gjitha moshat.
  • Aty të rriturit kanë çfarë të bëjnë, ndërsa fëmijët jo. Kjo është arsyeja se përse po bëjmë këndin e lojërave, kundrejt lejeve, kundrejt të gjitha ligjeve.
  • Nuk ka në plan e as nuk do të ketë ndërtim të ri tek liqeni. Në planin e ri nuk ka kulla dhe nuk do të ketë kulla tek ai liqen.
  • Jo, nuk do të ketë [ndërtim 25 katësh tek diga e liqenit].
  • Jam duke luftuar në gjykatë për pallatin 17-katësh që Lulzim Basha na e la mu në digë të liqenit dhe sigurisht, logjika që pason është  që as nuk do të ketë të tjera tek diga e liqenit.
  • Ajo që di t’iu them është që në rastin e digës ne kemi një vendim të Komitetit të Digave që e anulon ndërtimin.

Për bulevardin e ri

  • Në Bulevardin e ri do keni një park qendror që është shumë i nevojshëm dhe nuk ishte planifikuar, pasi është një bulevard i mbushur me ndërtim.
  • Kemi reduktuar ndërtimet për t’i dhënë një park tjetër qendror që është 6 herë më i madh se parku Rinia.
  • Duam të rivitalizojmë totalisht bregun e lumit, që është një nga zonat më të çmuara kudo në botë, por tek ne është një zonë e degraduar.

Për planin e ri të Tiranës

  • Ne e kemi filluar një plan urbanistik me Stefano Boerin, një nga arkitektët më të shquar në botë, dhe në këtë plan ne do të bëjmë një bashkim dhe një kohezion të 24 zonave të Tiranës.
  • Ju mund të shikoni që ne kemi planin urbanistik të Italisë që në vitet 1920 dhe kemi që në ato vite me të njëjtin bulevard. Do të thotë që Tirana po shkon 100 vjeç si kryeqytet dhe ne kemi të njëjtin ashtu siç e kishim përpara 100 vjetësh. Nuk shkon, dyfishimi i këtij aksi besoj që i jep Tiranës një frymëmarrje që ka vite që i mungon. Sigurisht me këto modifikime në bregun e lumit dhe në parkun qendror.
  • Unë nuk kam dhënë asnjë leje ndërtimi deri më sot, as këtë e asnjë leje tjetër. Kjo nuk do të thotë se nuk do të jepen leje, pasi qyteti gjithmonë do të zgjerohet.

Për pallatin 13 katësh përballë Fakultetit Ekonomik

  • Leja është firmosur nga paraardhësit e mi në bashki dhe është çuar për konfirmim në KKT.

Për Sheshin Skënderbej

  • Në qershor do të të fillojmë me sheshin “Skënderbej”.
  • 50 për qind do të jenë pjesë e ngurtë dhe 50 përqind do të jetë gjelbërim. Do të ketë ishuj, pedonale dhe qarkullimi do të ndodhë nga unaza e vogël.
  • Vendimmarrja e punës që do fillojë në qershor ka të bëjë vetëm me sheshin dhe pjacën. Kur të përfundojë plani urbanistik do diskutojmë për kulla apo zona të tjera komerciale.
  • Nuk ka nënkalime.

Për taksën e arsimit

  • Kjo nuk është një taksë arsimi. Taksa quhet “taksa për gjeneratën e re” dhe ka të bëjë me ndërtesat arsimore.
  • Me gjithë respektin për gjelbërimin dhe për shkurret, unë besoj se fëmijët janë më të rëndësishëm se shkurret. Pra taksa e gjelbërimit zhvendoset për infrastrukturën e arsimit dhe jo për arsimin.

Për Partinë Socialiste

  • PS është partia ku shumica e njerëzve kanë shpresën dhe aspiratën. Edi ka bërë një punë të shkëlqyer se sa herë që partia hapet, bëhet edhe më e fortë.
  • Nuk besoj që ka njeri që ka inkurajuar më shumë garë në parti ose Shqipëri sesa Rama. Nuk njoh njeri tjetër.
  • Referendumi është një garë e jashtëzakonshme sepse tregon se për herë të parë bën referendum brenda llojit.
  • Iu thuhet shqiptarëve që janë anëtarë të PS-së dhe i kërkohet nëse duan që kryeministri të jetë në krye të vendit dhe e rikonfirmojnë ose duan që ai të lërë punët e Shtetit e të bëjë teatër.
  • Ne jemi në fushatë, kemi bërë takime për t’iu kërkuar socialistëve që të rikonfirmojnë Edi Ramën në krye të punëve të vendit, duke marrë mbështetjen e Partisë Socialiste.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook