Lidhu me ne

Aktualitet

Bie helikopteri ushtarak mbi Liqenin e Shkodrës, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një helikopter raportohet se është rrëzuar në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.

Lajmi bëhet me dije nga burime në Bashkinë Shkodër, të cituara nga ORA. Megjithatë, ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.

Pritet që informacione të tjera të jepen në vijim.
helikopteri-620x414

Informacion i updatetuar

Paraprakisht mësohet se banorë të zonës kanë nxjerrë me varka një pilot të plagosur në dorë. Ndërkohë mësohet se sipas ushtarakut të nxjerrë nga liqeni, janë dy pjestarë të ekuipazhit që sipas tij kanë humbur jetën.

Konfirmohet se ka ndërruar jetë kapipteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha. Ndërsa i plagosur është ushtari profesionist, Gerald Baramuça. Nga burime zyrtare mësohet se helikopteri kishte kryer një fluturim nga Farka, ku ishte nisur në mëngjes, në drejtim të Malësisë së Madhe, saktësisht në Vermosh.

Bëhet fjalë për helikopter francezë të markës Kugar, të blerë në vitin 2009. Helikopteri pesë vendësh ishte në kthim kur në oren 13:45 ka humbur komunikimin me kullen e Rinasit dhe është zhdukur nga radarët.

Në bordin e tij kishte tre persona nga të cilët, dy kanë humbur jetën. Këtë lajm e konfirmojnë drejtuesit e policisë së Malësisë së Madhe.

Por ndërkohë burime aeroportuale ushtarake konfirmojnë se në bord kanë qënë vetëm dy pilotë të ushtrisë, dhe shtohen pikëpyetjet për identitetin e personit të tretë si edhe misionin e fluturimit. Bëhet e ditur se helikopteri kishte armatim./TCH

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook