Lidhu me ne

Aktualitet

Helikopteri transportonte mermer?

gjhkhj helikoppteri-3

Ndërsa ende nuk ka një version zyrtar për rrethanat dhe shkaqet e rrëzimit të helikopterit të Forcave të Armatosura sot në Liqenin e Shkodrës, kanë nisur të qarkullojnë dyshimet e para. Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com në Shkodër, Elvis Nabolli shkruan në faqen e tij në Facebook se helikopteri transportonte mermer për në shtëpinë e ministres Mimi Kodheli në Vermosh.

“Helikopteri i rrëzuar në liqenin e Shkodrës po transportonte mermer për në shtëpinë e Ministres në Vermosh??? Nqs kjo është e vertetë, skam fjalë. Po thonë te dogana helikopteri ka shkëmby diçka me një furgon të gjatë mallrash. O prokuroria a jeni gjalleeeeeeee?” shkruan Elvis Nabolli.

Dyshime për ngjarjen kanë edhe gazetarë të tjerë lokalë në Shkodër, ndërsa pak pas ngjarjes ra në sy publikisht nervozizmi që shoqëronte ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky i fundit u soll keq në spitalin e Shkodrës me gazetarin e “Zërit të Amerikës”, ndërsa Kodheli u është drejtuar operatorëve të televizioneve me fjalët “…m’i hiqni ato kamera”.

Helikopteri është ende nën ujë, ndërsa në sipërfaqe është parë plastmas, duke shtuar dyshimet se diçka po transportohej. Sidoqoftë ngjarja vazhdon të ketë shumë të panjohura. Hetimi dhe ekspertiza do të hedhin më shumë dritë mbi atë që ndodhi me helikopterin e Forcave të Armatosura, i blerë në vitin 2015. Pilotët Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha humbën jetën, ndërsa i plagosur ka mbetur ushtari profesionist, Gerald Baramuça./Lapsi

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook