Lidhu me ne

Kryesore

Falimentimi më i madh në Shqipëri është Rilindja.

blushioranews-701x394

Deputeti socialist Ben Blushi bisedoi me gazetarën Ilva Tare në emisionin Tonight.

Deklaratat e tij kryesore ishin:

Për Rilindjen

  • Falimentimi më i madh në Shqipëri është Rilindja. Është e gjitha një falimentim në kuptimin administrativ dhe qeverisës. Është një pushtim i një partie për të pushtuar një qeveri.
  • [Rilindja] Do të konsiderohet falimenti më i madh politik në Shqipërinë moderne nga viti 1991 deri më sot.
  • [Rilindja] Po i shërben një grupi pasanikësh që janë shumë pak dhe nuk janë përfaqësues. Dje kishin PD sot kanë Rilindjen. Ata janë gjithmonë në pushtet.
  • Sali Berisha dhe Rama qeverisin njësoj, të dy kanë marrë borxh, qeverisin për të pasurit, kanë të njëjtën klientelë.
  • Të gjithë ata që marrin ndihmë ekonomike duhet të dyfishohet..të paktën 100 mijë lekë të vjetër. Në qoftë se Rilindja nuk harxhon kaq shumë lek për palma dhe shpenzime luksi. Çdo ditë bën një miting. Është kosto makijazhi. Në qoftë se këto lekë prioritarizohen, të varfrit e Shqipërisë do të jetojnë pak më mirë.
  • Shqiptarët e votuan [Ramën] për të hequr Berishën nga pushteti dhe për premtimet. Shëndetësia falas nuk është. 300 mijë vende pune nuk janë hapur. Taksë progresive absolutisht. Investime publike…vetëm kulla dhe pishina…sheshet e Shqipërisë po shëmtohen. Edhe shijet estetike janë komponentë i shëmtuar i Rilindjes.

Për referendumin e 9 prillit në Partinë Socialiste

  • E gjithë kjo puna e referendumit [për mandatin e kryetarit të PS-së] është një truk dhe manipulim i pastër. Qëllimi është që Rama të marrë mandatin pa zgjedhje. Keni parë njeri të marrë mandat pa zgjedhje.
  • Unë kam thënë që unë nuk votoj, sepse nuk mund të legjitimoj një shkelje.
  • Unë kam kërkuar vëzhgues dhe nuk më është dhënë e drejta. Kam kërkuar të ketë fushatë, fushata është ndaluar. Kam kërkuar të ketë numërues. Kush do ti numëroj, Rama?!
  • Vota e tyre [e socialistëve] nuk do të numërohet, ky është parim stalinist. Pra nuk ka rëndësi kush voton, por kush numëron.
  • Nuk ka asnjë organizatë në botë që i heq të drejtën vetes për të zgjedh atë që e drejton dhe ja delegon në rastin tonë LSI.
  • Mund të përfundojë se në qoftë se Rilindja dhe PD-ja e Sali Berishës bëjnë koalicion në Parlament, larg qoftë…e di se çdo thotë kjo për socialistët? Që kryetarin e Partinë Socialiste e zgjedh Sali Berisha.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook