Lidhu me ne

Temporal

Lista e të gjitha moratoriumeve nga viti 2005

moratoriumi-701x526

Termi moratorium është një term ligjor që do të thotë pezullim për një periudhe kohe të përcaktuar, i një të drejte të lejuar nga ligji. Në realitetin tonë, moratoriumet janë prova e paaftësisë së shtetit për të garantuar zbatimin e ligjit.

Shteti shqiptar kur nuk është në gjendje të zbatojë një ligj që rregullon një aktivitet të caktuar nxjerr një dekret moratoriumi për të ndaluar të gjithë aktivitetin, pa asnjë lloj diferencimi ndërmjet mirëpërdorimit dhe keqpërdorimit të tij.

Me fjalë të tjera, moratoriumi është një mënyrë e thjeshtë për të shmangur korrupsionin e personit publik që kontrollon zbatimin e ligjit.

Është tashmë e ditur se qeveritë e vendit, me korrupsionin dhe burokracinë e saj përherë jo funksionale, është gjendur shumë shpesh e pamundur përballë abuzimit të ligjit, ndaj historia e moratoriumeve është e vjetër sa historia e tranzicionit tonë. Ato filluan me qeverinë Meksi, e cila porsa erdhi në pushtet në vitin 1992 miratoi një moratorium për ndalimin e eksportit të drurit, me qëllim mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme. Nisma nuk pati asnjë efekt praktik.

Që nga ajo kohë ka patur dhjetra moratoriume, shumica e të cilëvë në 10 vitet e fundit, të gjithë pa asnjë efekt real.

Në vitin 2005, qeveria Berisha miratoi një moratorium, me afat tetëvjeçar, për ndalimin e të gjitha lëvizjeve të mjeteve motorike lundruese shqiptare në ujërat territoriale dhe të brendshme të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa trafiku i klandestinëve u kufizua, trafiku i drogës vazhdoi i pa trazuar. Ndërkohë, efekti i moratoriumit në ekonomi, kryesisht turizëm dhe peshkim, ishte negativ.

Në vitin 2006 qeveria Berisha miratoi një moratorium për ndërtimet, duke përfituar nga kontrolli mbi KRTSH-në, entin kombëtar të dhënies së lejeve të ndërtimit, edhe pse një pjesë e bashkive ishin nën kontrollin socialist. Efekti edhe i këtij moratoriumi ishte zero, ndërtimet e ligjshme dhe të paligjshme vazhduan.

Në tetor të vitit 2013, qeveria Rama miratoi një moratorium për ndalim e importit të plehrave. Por prej muajsh ministra dhe deputë socialistë po përgatisin një ligj të ri që do të lejojë importin e mbetjeve nga rreth 200 kompani riciklimi që ekzistojnë në vend.

Në gusht të vitit 2014, qeveria Rama miratoi moratorium mbi lejet e ndërtimit deri në miratimin e normave të reja urbanistike. Ndërkohë, në qershor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e anulloi këtë moratorium. Por, Kryeministri Rama njoftoi përfundimin e moratoriumit në shkurt të vitit 2016.

Edhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj premtoi, gjatë fushtës elektorale, një moratorium të ri mbi lejet e ndërtimit, në veçanti në Parkun e Liqenit.

Rezultati i këtij moratoriumi shihet në legalizimin e ndërtimeve abuzive, i treti radhazi brenda pak vitesh. Proçesi i legalizimeve, i promovuar nga vetë Kryeministri Edi Rama, është një nga reformat kryesore të formalizimit të ekonomisë.

Në mars të vitit 2014 u miratua një moratorium dy vjeçar mbi gjuetinë, në pritje të miratimit të ligjit të ri. Ministri Lefter Koka deklaroi se moratoriumi mbi gjuetinë është reforma më e arrirë e qeverisë. Dhe, pavarësisht protestave të gjuetarëve, qeveria, në mars të këtij viti miratoi zgjatjen e këtij moratoriumi për një periudhë dy vjeçare.

Në vitin 2015, u miratua moratoriumi për prerjen e pyjeve, me afat 10 vjecar. Por për sasi të vogla, kryesisht për ngrohje, mund të presësh pemë, me lejen e bashkisë.

Forumi për Trashëgiminë Kulturore ka kërkuar, së fundmi, një moratorium mbi restaurimin e ndërtesave antike. Kjo erdhi pas publikimit të skandalit se gurët e mureve të jashtme, të një shtëpie antike në Dardhë janë stukuar me çimeto.

Përse në vendin tonë çdo situatë e paaftësisë së kontrollit prodhon një moratorium?

Është e lehtë “të zgjidhësh” një problem me shpjegimin se nuk kemi një teknokraci të nivelit që duhet. Por, nëse është kështu, atëherë, na duhet të miratojmë edhe një moratorium mbi çështjet e drejtësisë penale dhe civile, për arsimin dhe mbi shëndetësinë—për shembull, t’ju ndalohet njerëzve të sëmuren për 5 vjet.

Realiteti është i dukshëm: Kush merr përgjegjësinë për të qeverisur dhe zbulon se nuk është i aftë, në fund fshihet në tentativën e dëshpëruar dhe të papërgjegjshme për të lënë gjithçka ashtu siç është, përfshirë detyrën e tij qeverisëse./EXIT

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook