Lidhu me ne

Aktualitet

Salianji gjunjëzohet para halleve të qytetarëve

ervin_SalianjiQindra qytetarë në Vlorë protestuan dje duke bllokuar rrugën për të kërkuar të drejtën e tyre të shpronësimit sipas ligjit, për ndërtimin e rrugës transballkanike. Protestuesit kërkuan një proces të drejtë të shpronësimit, pasi me vlerat e dhëna nga qeveria, ata nuk mund të sigurojnë dot strehim. Sekretarja e Marrdhënieve me Publikun dhe Sekretari për Aksionin qytetar në PD, e quajtën të drejtë rezistencën e banorëve dhe i siguruan për mbështetjen e opozitës.

“Kam dy kate nga 76 metra katrorë dhe ma kanë vlerësuar vetëm 29 milionë lekë. Kam marrë edhe kredi dhe e paguaj çdo muaj nga 430 mijë. Po tani kush e paguan kredinë?!”, tha një protestues.

“Ne mbetemi të gjithë në rrugë me ato çmime qesharake shpronësimi, me 320 mijë lekë të vjetra për metër katrorë dhe 68 mijë lekë të vjetra për tokën, dhe nuk arrijmë dot të blejmë as një hyrje me dhomë e guzhinë. Jemi të gjithë vlonjatë dhe asnjë nuk është i ardhur”, tha një protestuese.

“Zotëria këtu që është i paralizuar, është vetë i gjashtë në shtëpi me një të punësuar dhe merr vetëm 30 mijë lekë asistencë. Nuk i kanë dhënë ende shpronësimin sepse i thonë ke tapitë e vjetra dhe na duhen të reja. Ku të mundet ai me këtë gjendje?!”, tha një banor.

“Edi Rama të erdhi, të kërkoi votën me premtimin e një qeverie solidare që do të thotë që njerëzit e pamundur ti ndihmojmë ne që kemi mundësi. Por ata që kanë mundësitë më të mëdha janë këta në qeverisje dhe ata s’mund tu nxjerrin nga shtëpia dhe për të qendruar ata kryeministra, apo ministra, për të marrë pronat tuaja me 0 lekë.

Të gjithë banorët këtu do të jenë në mbështetjen tënde për ta kthyer në një simbol rezistence dhe proteste këtë dhe në rast se nuk ndalin tek ty, të gjithë ne sot me këta qindra banorë dhe së bashku me PD, herën tjetër do të jemi më shumë dhe ju nuk duhet t’i lironi banesat për t’u nxjerrë në rrugë sepse duan të bëjnë pallate. Policët nuk mund t’u nxjerrin sepse smund të shkelin ligjin. PD është me ligjin, është për bërjen e investimeve dhe rruga këtu ka përfunduar por duan tu nxjerrin sepse anash rrugës duan të bëjnë pallate. Të përballemi dhe këtë zotëri ta kthejmë në simbol”, u shpreh Ervin Salianji.

“Kjo është një situatë alarmante dhe emergjente. Banorët thonë që nuk kemi dalë ne në rrugë por ka ardhur rruga tek ne. Situata këtu është me disa standarde dhe bëhen bashkë disa padrejtësi. Bëhet bashkë fakti që këta janë banorë të cilët janë në trojet e tyre me dhjetëra vite, janë njerëz që kanë ndërtuar në tokat e tyre dhe ata që kanë një çertifikatë shikojnë që për dikë është një çmim tjetërme 320 dhe për dikë tjetër me 395. Me këtë çmim s’mund të kenë më një shtëpi. Ata kanë ndërtuar shtëpi mbi pronën e tyre dhe kjo qeveri e legalizimit falas, është e njëjta qeveri që nuk jep mundësinë edhe pse ata kanë paguar këstet e legalizimit, e jo më falas, por që t’ia njohë për dëmshpërblim atë pjesë që e kanë ndërtuar mbi pronën e tyre. Situata nuk mbaron këtu, pasi më poshtë është një gjendje edhe me kriminale përsa i përket pronës pasi janë prishur me dhjetëra shtëpi për një rrugë që nuk është bërë akoma, i kanë nxjerrë jashtë dhe nuk u kanë dhënë dëmshpërblimin dhe jetojnë me qera pa e ditur si do i presë e nesërmja.

Situata është e tillë që qytetarët bashkë me opozitën, me PD-në e Vlorës dhe ne të gjithë bashkë me shoqërinë civile, duhet të luftojnë për shtëpitë e tyre sepse çdokush e di që punohet një jetë e tërë për një shtëpi. Do bllokohet rruga, do merren masa dhe ne si PD do të vijojmë t’i mbështesim qytetarët sepse kjo që po ndodh këtu është dhunë pushteti dhe mund t’i ndodhë kujdo.

Jemi në absurd të madh sepse janë shpronësuar dhe rruga nuk është bërë dhe dikush të thotë se ka mundësi ta japin edhe për pallate. Kryetari i bashkisë i thotë dikujt që nuk kam çfarë t’u jap sepse e dini që kryeministri gënjen. Pra qytetarët janë në ankth për gjënë më të rëndësishme të jetës së tyre, edhe njerëz me karrige me rroga që nuk dinë se ku të përplasin kokën me 30 mijë lekë të vjetra asistentë. Nuk do ta lëmë me kaq”, tha Duma.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook